AKTIVITETI 1 – HISTORIA BASHKËPUNUESE

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ky ushtrim ka për qëllim dekonstruktimin e perceptimeve që kemi për “të tjerët” dhe të stereotipeve. Pjesëmarrësit në trajnim do të shqyrtojnë mënyrën sesi i përfytyrojnë njerëzit e kulturave dhe të grupeve të tjera shoqërore.

 

Për këtë qëllim, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe dhe do të bashkëpunojnë në krijimin e një historie të dy personazheve fiktive, bartës të një identiteti (p.sh. Valmir, një i ri kosovar dhe Dragan, një i ri serb).

 

Vërejtje: Meqenëse ky ushtrim trajton stereotipet dhe perceptimet, mund të jetë e dobishme që, në fillim të aktivitetit të rikujtohet se pjesëmarrësit duhet të tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj personazheve fiktivë të tregimit të sajuar. Kështu që, nëse një element i historisë duket shumë polemizues ose mosrespektues, atëherë duhet ndërhyrë për ta modifikuar këtë element.

 

Aktiviteti mund të kufizohet edhe në një personazh të vetëm.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e sallës: Pjesëmarrësit vendosen në një rreth të madh në sallë.

 

2. Caktimi i roleve: Një ose më shumë pjesëmarrës do të luajnë rolin e vëzhguesve. Do të qëndrojnë jashtë rrethit dhe do të shkruajnë historinë që do të trillohet.

 

3. Pjesa tjetër e grupit do të bashkëpunojë për të trilluar një tregim. Për ta bërë këtë, ata do të përdorin një top që do të kalojë nga dora në dorë. Pjesëmarrësit që do t’i jepet topi do të shtojë një element në tregim.

 

4. Mund ta filloni tregimin me një fjali të këtij lloji, “Kjo është historia e Valmirit, një i ri kosovar …” dhe pastaj ta gjuani topin tek një anëtar tjetër i grupit. Ky i fundit do ta vazhdojë historinë duke shtuar elemente të sajuara për personazhin në fjalë. Këto elemente shtesë mund të jenë disa fjalë ose më së shumti një apo dy fjali për çdo person. Pastaj topi duhet të kalojë tek një person tjetër.

 

5. Grupi duhet ta vazhdojë këtë ushtrim në mënyrë që nga ky bashkëpunim të dalë një histori.

 

6. Pas 10 ose 12 gjuajtjeve, në varësi të numrit të elementeve të shtuara nga pjesëmarrësit, kërkoni që topi t’ju kthehet, pastaj thoni: “Valmiri e njeh Draganin, një i ri serb, që ka edhe ai një histori… “. Topi do të kalojë te një anëtar i rrethit. Ai do të vazhdojë me historinë e Draganit, sikurse në pjesën e parë të ushtrimit, duke shtuar një ose dy fjali për person, dhe pastaj do ta kalojë topin.

 

7. Aktiviteti mund të përfundojë kur të dy historitë të jenë mjaft të gjata dhe kur të gjithë të kenë kontribuar në krijimin e të dy tregimeve.

 

8. Analiza kolektive dhe debati: Në fund të ushtrimit, trajneri i kërkon grupit të shpjegojë se çfarë tregojnë historitë e Valmirit dhe Draganit për jetën e tyre përkatëse. Trajneri i shtyn të rinjtë të reflektojnë mbi stereotipet dhe paragjykimet që dalin nga historitë e trilluara prej pjesëmarrësve. Pikat kryesore do të shënohen në tabelë. Pastaj trajneri mund të stimulojë debatin rreth mënyrës sesi e identifikojmë tjetrin dhe rreth stereotipeve.

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneri krijon një link ZOOM dhe ua dërgon të rinjve;
  2. Në një platformë shkrimi si Google Drive, Framapad, etj., të rinjtë mund ta shkruajnë tregimin e tyre bashkëpunues. Ata mund të punojnë kështu në një folder të përbashkët. I pari do të fillojë historinë me një frazë si: “Kjo është historia e Valmirit, një i ri kosovar …”. Grupi do ta vazhdojë këtë ushtrim në mënyrë që nga ky bashkëpunim të dalë një histori.
  3. Pas 10 ose 12 raundeve, në varësi të numrit të elementeve të shtuara nga pjesëmarrësit, trajneri ndërhyn dhe shton një fjali: “Valmiri e njeh Draganin, një i ri serb, që ka edhe ai një histori… “. Pjesëmarrësit do të vazhdojnë me historinë e Draganit, sikurse në pjesën e parë të ushtrimit, duke shtuar një ose dy fjali për person.
  4. Aktiviteti mund të përfundojë kur të dy historitë të jenë mjaft të gjata dhe kur të gjithë të kenë kontribuar në krijimin e të dy tregimeve.
  5. Analiza kolektive dhe debati: Në fund të ushtrimit trajneri i kërkon grupit të shpjegojë se çfarë tregojnë historitë e Valmirit dhe Draganit për jetën e tyre përkatëse. Trajneri i shtyn të rinjtë të reflektojnë mbi stereotipet dhe paragjykimet që dalin nga historitë e trilluara nga pjesëmarrësit. Pikat kryesore do të shënohen në tabelë. Pastaj trajneri mund të stimulojë debatin rreth mënyrës sesi e identifikojmë tjetrin dhe rreth stereotipeve. Mbikëqyrësi mund të përdorë një faqe web “post it online” për të rikrijuar një efekt tabele (p.sh. https://note.ly/), dhe për t’i shënuar vërejtjet e pjesëmarrësve.

AKTIVITETI 2 – Krijoj një tregim duke u bazuar në një imazh

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimet:

  • Të kuptohen përparësitë dhe kufizimet e imazhit si burim informacioni
  • Të mobilizohen perceptimet që kemi ndaj realitetit për t’i vënë ato në pikëpyetje dhe për t’i dekonstruktuar.

 

Ky aktivitet propozon të punohet rreth imazhit dhe interpretimeve të tij të mundshme. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të shkruajnë një histori duke u nisur nga një fotografi ose një video e shkurtër.

 

I njëjti imazh do t’u tregohet disa grupeve (në format letre ose me videoprojektor). Secili grup do të propozojë një mbishkrim dhe/ose do të tregojë historinë e kësaj fotoje, pa u konsultuar me të tjerët.

 

Variante të mundshme të ushtrimit:

 

– Kur jepen udhëzimet e ushtrimit mund të sqarohen shkurt rregullat për historitë që do të sajohen. Për shembull, një grup duhet t’i japë imazhit një interpretim pozitiv, simpatik, kurse grupi tjetër duhet ta paraqesë fotografinë si diçka negative, ose të trishtuar.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI ?

 

1. Përzgjedhja e imazheve: trajnerët duhet të përgatiten paraprakisht për ushtrimin duke kërkuar foto ose video që mund t’i nënshtrohen interpretimit ose që janë manipuluar ose falsifikuar në aktualitetin e kohëve të fundit. Mund të zgjidhni edhe fotografi emblematike dhe potencialisht të panjohura nga pjesëmarrësit e rinj (për shembull, fotoja e një burri që qëndron para tankeve të ushtrisë kineze gjatë demonstratave në Sheshin Tian’anmen, në vitin 1989, në Republikën Popullore të Kinës).

 

2. Përgatitja e sallës: Formohen grupe pjesëmarrësish dhe vendosen sa më larg që të jetë e mundur nga njëri-tjetri, në mënyrë që të mos ndikojnë te njëri-tjetri.

 

3. Shikimi i fotos: Aktiviteti mund të bëhet në dy mënyra, ose duke projektuar imazhin në një ekran në mënyrë që secili grup ta shohë atë dhe më pas të shkruaj historinë në letër, ose në kompjuter. Ose mund të jepet imazhi individualisht për secilin grup, në letër ose në një kompjuter.

 

4. Trillimi i një tregimi: Pjesëmarrësit do të jenë të lirë ta bëjnë interpretimin e imazhit dhe të trillojnë/shkruajnë një histori pak a shumë të shkurtër sipas frymëzimit të tyre ose sipas emocionit të dëshiruar (qoftë në formën e një artikulli gazetaresk, ose në formën e një tregimi).

 

5. Analiza kolektive: në këtë pikë të ushtrimit, secili grup do t’ia paraqesë me radhë historinë e tij pjesës tjetër të pjesëmarrësve, ku do të mund të analizohet dhe reagohet ndaj rezultateve të ndryshme të arritura.

 

6. Verifikimi i burimit: pasi të ketë mbaruar secili grup, do të zbulohet historia e vërtetë që qëndron pas fotos duke kujtuar kontekstin real në të cilin është shkrepur ajo foto (dhe ku do të jetë e mundur një fazë e fact-checking-ut). (shih “DOKUMENTI 8 – Lufta kundër lajmeve të rreme” dhe “dokumenti 7 – Qasja në informacion me mendim kritik”)

 

7. Ushtrimi mund të përfundojë me një debat kolektiv rreth përdorimit të imazhit si provë dhe rreth manipulimeve dhe interpretimeve të mundshme të tij.

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajnerët duhet të përgatisin ushtrimin paraprakisht. Ata duhet të kërkojnë fotografi dhe t’ua dërgojnë ato të rinjve me email.
  2. Trajneri krijon një link ZOOM (ose në një platformë tjetër) dhe ua dërgon të rinjve.
  3. Të mbledhur në një videokonferencë me trajnerin, të rinjtë do ta shikojnë përsëri foton.
  4. Trajneri formon grupet me të rinjtë. Secili grup do të takohet me sistemin “salla të ndara” që mundësohet nga shumica e platformave për konferenca në distancë (p.sh. ZOOM). Pjesëmarrësit do të jenë të lirë ta bëjnë interpretimin e imazhit dhe të trillojnë/shkruajnë një histori pak a shumë të shkurtër sipas fr4ymëzimit të tyre ose sipas emocionit të dëshiruar (qoftë në formën e një artikulli gazetaresk, ose në formën e një tregimi). Ata punojnë në një skedar të përbashkët në Google Drive, Framapad ose platforma të tjera.
  5. Pasi të ketë përfunduar puna e shkrimit të tregimit, të rinjtë hyjnë të gjithë në “sallën kryesore”. Këtu, secili grup do të paraqesë me radhë historinë e tij për pjesën tjetër të pjesëmarrësve. Në këtë rast do të mund të bëhet analiza dhe reagimi ndaj rezultateve të ndryshme të arritura.
  6. Pasi të ketë mbaruar secili grup, do të zbulohet historia e vërtetë që qëndron pas fotos duke kujtuar kontekstin real në të cilin është shkrepur ajo foto.
  7. Ushtrimi mund të përfundojë me një debat kolektiv rreth përdorimit të imazhit si provë dhe rreth manipulimeve dhe interpretimeve të mundshme të tij.

 

AKTIVITETI 1 – Analiza e imazheve dhe/ose e fotomontazheve

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ky aktivitet do t’u mundësojë pjesëmarrësve të luajnë rolin e “Fact-checker” në mënyrë që të verifikojnë vërtetësinë e lajmit dhe, më në veçanti të një imazhi (ose një videoje). Qëllimi i këtij ushtrimi do të jetë të tregojë mënyrën se si mund të manipulohen, dekontekstualizohen ose keqinterpretohen në internet imazhet dhe në veçanti në rrjetet sociale. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të deshifrojnë një fotomontazh ose një manipulim të imazhit (dekontekstualizim, për shembull) që synon të dezinformojë përdoruesit e internetit.

 

Variante të mundshme të ushtrimit:

 

  • ky ushtrim mund të bëhet në grupe ose individualisht
  • Për ta bërë ushtrimin më dinamik, mund të jetë interesante që grupeve/pjesëmarrësve t’u jepet një numër i caktuar imazhesh për “fact-checking” dhe, pse jo, të paraqitet aktiviteti si një garë për të zgjedhur “fact-checker”-at më të mirë.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI 

 

1. Përzgjedhja e imazheve: trajnerët duhet të përgatiten paraprakisht për ushtrimin duke kërkuar foto ose video që mund të jenë manipuluar ose falsifikuar në lajmet e kohëve të fundit.

 

2. Përgatitja e sallës: Për ta kryer këtë ushtrim, duhet të vihen në dispozicion të pjesëmarrësve kompjutera dhe një lidhje interneti

 

3. Shikimi i fotos: Trajneret duhet t’i vendosin pjesëmarrësit në grupe para kompjuterave. Aktiviteti mund të zhvillohet në dy mënyra, ose duke i dhënë imazhet të cilat duhet të verifikohen direkt në një çelës USB, apo në kompjuter, duke u shpjeguar pjesëmarrëseve se duhet ta gjejnë burimin e tyre, ose duke shpërndarë fake news-in e plotë, d.m.th. artikullin ose publikimin e gjetur në rrjetet sociale si shembull.

 

4. Verifikimi i burimit: Puna e verifikimit të burimit të imazhit/fotos mund të bëhet përmes Google Images duke vendosur një imazh në shiritin e kërkimit Google Images. Faqet https://tineye.com/ ose Google Images (https://www.google.com/imghp?hl=FR) mundësojnë kërkime në drejtimin e kundërt, domethënë duke u nisur nga fotoja. Këto motorë kërkimi shfletojnë internetin në kërkim të imazheve me përmbajtje të ngjashme, duke mundësuar shpesh gjetjen e burimit të tyre.

 

5. Debati kolektiv: komentimi i përbashkët do të mundësojë reagimin për rezultatet e gjetura. Ky do të jetë momenti edhe për t’u theksuar se procesi i verifikimit të imazheve është i shpejtë, i thjeshtë dhe i dobishëm për të shmangur manipulimin.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajnerët duhet ta përgatisin paraprakisht ushtrimin: të kërkojnë foto ose video që mund të jenë manipuluar ose falsifikuar në lajmet më të reja dhe t’ua dërgojnë të rinjve me email.
  2. Trajneri krijon një link ZOOM (ose në një platformë tjetër) dhe ua dërgon të rinjve.
  3. Të rinjtë e mbledhur në një videokonferencë me trajnerin do ta shikojnë përsëri fotomontazhin ose videon e falsifikuar.
  4. Trajneri formon grupet me të rinjtë. Secili grup do të takohet me sistemin “salla të ndara” që mundësohet nga shumica e platformave për konferenca në distancë (p.sh. ZOOM). Këto grupe do të bëjnë kërkime në internet.
  5. Pasi të jetë gjetur burimi i fotos, grupet kthehen në konferencën kryesore dhe japin përgjigjen e tyre duke treguar mënyrën se si e kanë bërë kërkimin dhe duke shpjeguar qëllimet e autorëve të manipulimit të fotos.

AKTIVITETI 2 – ANALIZA E NJË EDICIONI LAJMESH

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Në këtë ushtrim do të bëhet shikimi dhe analiza e një edicioni lajmesh TV.

 

Qëllimet :

  • Të deshifrohet mënyra se si i transmeton informacionet edicioni i lajmeve televizive.
  • Të kuptohen çështjet që qëndrojnë prapa krijimit të një programi gazetaresk.
  • Të fitohen njohuri në lidhje me mekanizmat e krijimit dhe shpërndarjes së informacionit (profesionet e gazetarisë, deontologjia, modeli ekonomik, etj.).

 

Variantet e ushtrimit: Mund të jetë me interes t’u tregohen pjesëmarrësve edhe dy edicione lajmesh televizive të ndryshme dhe të kërkohet nga ata t’i krahasojnë. Të rinjtë mund të shikojnë edhe një reportazh të lajmeve televizive, edhe një reportazh tjetër nga një kanal info-argëtues (p.sh. BuzzFeed) për të njëjtën çështje të aktualitetit. Atyre do t’u kërkohet t’i krahasojnë dy formatet e shpërndarjes së informacionit.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e sallës: Instalimi i pajisjes së nevojshme për transmetim.

 

2. Shikimi i edicionit të lajmeve TV.

 

3. Ndarja e pjesëmarrësve në grupe dhe shpërndarja e materialit: Për ta kryer këtë ushtrim, trajnerët duhet të formojnë dy (ose tri) grupe pjesëmarrësish. Ata do t’u përgjigjen pyetjeve nga ana e tyre.

 

Formularët e “Aktivitetit” do të përgatiten paraprakisht nga trajnerët. Në këto formularë, do t’u bëhen pyetje të ndryshme pjesëmarrësve në lidhje me aspektet e ndryshme të lajmeve televizive që kanë parë → SHIH SEKSIONIN “SHTOJCË” për një shembull të Formularit.

 

4. Përgjigjet për pyetjet nga pjesëmarrësit në mënyrë grupore: Secili grup punon për një përgjigje të përbashkët. Vetëm një zëdhënës i zgjedhur brenda grupit mund ta japë përgjigjen gjatë analizës kolektive.

 

5. Analiza kolektive: kjo pjesë duhet të nxjerrë në pah elementet më të rëndësishme të identifikuara nga pjesëmarrësit.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajnerët duhet t’u sigurojnë të rinjve linqe të internetit për t’i parë lajmet ose videot si dhe formularët (→ shih seksionin “shtojcë”).
  2. Të rinjtë mund t’i shohin lajmet në distancë.
  3. Të rinjtë organizohen në grupe dhe duhet t’u përgjigjen pyetjeve. Për këtë qëllim, ata mund të punojnë nga distanca përmes Google Drive, Framapad, etj. Kështu, ata do të jenë në gjendje të punojnë në një skedar të përbashkët.
  4. Komentimi do të organizohet përmes një platforme të konferencës në distancë (p.sh. ZOOM). Trajneri duhet të krijojë një link për lidhje në internet dhe t’ua dërgojë të rinjve.
  5. Gjatë komentimit, vetëm zëdhënësi i grupit mund të japë përgjigje. Zëdhënësi mund të zgjidhet para fillimit të ushtrimit nga trajneri ose brenda vetë grupit nga të rinjtë.
  6. Trajneri mund të përdorë një faqe web “post it online” për të rikrijuar një efekt të tabelës (p.sh. https://note.ly/ ), dhe më pas të moderojë debatin.

 

SHTOJCË : FORMULARI PER AKTIVITET

 

HAPJA E EMISIONIT: Muzika e fillimit: çfarë përshtypje jep? A është gjithmonë e njëjtë? Cili është roli i saj? Çfarë paraqesin imazhet ose simbolet e përdorura? Cilat janë emocionet që kërkohen? Cilat janë ngjyrat dominuese?

 

PREZANTUESI dhe DEKORI: A e njihni prezantuesin? Si është veshur ai? Si mbahet ai? Me cilën formulë e fillon edicionin e lajmeve? Cili është toni që përdor prezantuesi? Çfarë metode përdoret për ta filmuar? Plan i ngushtë apo plan i gjerë? Çfarë shikon ai?

 

PËRMBAJTJA : Cilat temat lajmërohen? Sipas cilit rend (pse, sipas mendimit tuaj)? Në çfarë mënyre paraqiten këto tema (kohëzgjatja, toni, etj.)? Çfarë tregojnë imazhet dhe cilat janë funksionet e tyre? Çfarë lajmesh kryesore sjellin prezantuesit?

AKTIVITETI 1 – FILM-DEBAT

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ushtrimi film-debat i inkurajon të rinjtë të marrin fjalën dhe të shprehen në lidhje me çështjet shoqërore (emigrimi i rinisë së Ballkanit, tensionet ndëretnike, diskriminimi ndaj komunitetit LGBT+, korrupsioni i përhapur, etj.) përmes shikimit të një reportazhi ose një videoje. Debati që do të zhvillohet pas shikimit do t’u japë pjesëmarrësve mundësinë të formulojnë pikëpamjet e tyre dhe do t’u mundësojë, gjithashtu, të rinjve të përballen, me respekt dhe vëmendje, me ide të ndryshme nga të tyret dhe, kështu, të përfitojnë këndvështrime të ndryshme.

 

Nga ana tjetër, ky aktivitet do të mundësojë adresimin e çështjes së identifikimeve në ekran dhe përdorimin e imazheve për të trajtuar një problematikë – nëse është një film, për shembull-, si dhe për të analizuar mjetet mediatike audiovizuale, siç janë dokumentarët dhe reportazhet.

 

Më gjerësisht, ky ushtrim do të nxisë mendimin kritik tek të rinjtë duke sjellë elemente njohurish të trajtuara në reportazh ose film, duke kuptuar mekanizmat për shpërndarjen e informacionit përmes imazheve dhe, në fund, përmes shkëmbimeve dhe diskutimeve.

 

Për më tepër, ky aktivitet ka përparësinë që përdor mjetin audiovizual që pëlqehet zakonisht nga të rinjtë dhe e mobilizon më lehtë vëmendjen e tyre.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1.Përgatitja e film-debatit: Trajneret identifikojnë një reportazh, një film ose një dokumentar mbi çështjet që duan t’i diskutojnë me pjesëmarrësit.

 

2. Përgatitja e materialit që duhet të plotësohet nga të rinjtë: trajnerët duhet të sigurojnë material për pjesëmarrësit në trajnim. Përmes këtij materiali, pjesëmarrësit kuptojnë elementet e nevojshme në lidhje me filmin (në veçanti, të dhëna për regjisorin dhe elemente të kontekstit për të kuptuar motivet që e kanë shtyrë autorin të realizojë veprën). Shembull i një tabele për analizë (që do të përshtatet sipas nevojës): SHIH SEKSIONIN “SHTOJCË”.

 

3. Përgatitja e sallës dhe pajisjeve të nevojshme (videoprojektor, pajisje për zërin, karrige/ tavolina).

 

4. Shpërndarja e materialit: gjatë shikimit pjesëmarrësit do të plotësojnë pjesën e parë të formularëve.

 

5. Shikimi i filmit/dokumentarit

 

6. Para se të filloni debatin, gjatë një prezantimi hyrës paraprak, është e rëndësishme që, së bashku me pjesëmarrësit, të identifikoni mekanizmat e përdorur për të përcjellë informacionin (Intervistë? Kamerë e fshehtë? A është historia e treguar plot trishtim apo plot shpresë? Imazhe pozitive/negative? etj.).

 

7. Moderimi i debatit të ideve duke përdorur pjesën e dytë të materialit të përgatitur më parë nga trajneret “Pyetje për pjesëmarrësit në trajnim“. Ky debat duhet t’i shtyjë pjesëmarrësit që t’i bëjnë vetes pyetje të ndryshme në lidhje me problematikën e zgjedhur.

 

Shembull: Trajneri mund të shfrytëzojë një citat ose një skenë nga filmi që mund të sjellë disa interpretime. Ai e tregon këndvështrimin e tij dhe u kërkon të rinjve të shprehin opinionet e tyre, dhe më pas t’i shpjegojnë dhe t’i arsyetojnë. Pozicionimi bëhet fizikisht, përmes lëvizjes së të rinjve në sallë me stilin e debatit lëvizës (varësisht nga këndvështrimi që mbrojnë, pjesëmarrësit vendosen në anën e majtë, në anën e djathtë ose në mes të sallës). Pasi të kenë kaluar në anën që kanë zgjedhur, të rinjtë inkurajohen ta shprehin këndvështrimin e tyre. Ata mund ta ndërrojnë pozizionin e tyre, por nuk mund të qëndrojnë në mes.

 

8. Përfundim dhe komente: Ky është edhe momenti kur pjesëmarrësit duhet të pyeten se si ndiehen në lidhje me ushtrimin (a u ka pëlqyer debati, filmi?) dhe të inkurajohen që ta përdorin më shumë këtë lloj media, e cila, zakonisht është më e thelluar dhe më e besueshme sesa informacionet që gjenden shpejt në internet.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneret duhet t’u sigurojnë të rinjve folderin video ose qasjen në një platformë për shikim të filmave/dokumentarëve, si dhe formularët (shih shtojcën: tabela për analizë për debatin).
  2. Të rinjtë mund ta shikojnë filmin në distancë.
  3. Të rinjtë u përgjigjen pyetjeve në formularë.
  4. Trajneri krijon një link në platformën e videokonferencës ZOOM (ose një platformë tjetër) dhe ua dërgon të rinjve.
  5. Pasi të mblidhen në të njëjtën “sallë virtuale”, të rinjtë ndahen në grupe nga trajneri (sipas numrit të pjesëmarrësve).
  6. Falë ndarjes së ekranit, e cila është e mundur në shumicën e këtyre platformave, të rinjtë do të jenë në gjendje t’i shënojnë përgjigjet dhe opinionet e tyre në shënimet virtuale post-it përmes faqes https://note.ly/ .
  7. Trajneri mund t’i përdorë këto vërejtje/përgjigje për të moderuar debatin.

 

SHTOJCË: TABELA E ANALIZËS PËR FILM-DEBATIN

 

1/ Regjisori: historia e tij personale; cilat janë filmat tjerë që ka realizuar?

2/Personazhet e filmit: kush janë këto personazhe? cilat janë veprimet e tyre? çfarë po tregojnë?

3/ Stili vizual i filmit: të përshkruhen elementet vizuale (imazhet, atmosfera, etj.); pse regjisori e bëri këtë përzgjedhje vizuale?

4/ Qëllimi i filmit: a dëshiron regjisori të afirmojë diçka përmes veprës së tij? Pse e ka zgjedhur filmin/dokumentarin si mjet për ta bërë këtë?

AKTIVITETI 2 – Krijo një Fake News

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimi i këtij ushtrimi është t’u tregojë pjesëmarrësve se manipulimi i informacionit dhe krijimi i lajmit të rremë janë të thjeshtë dhe mund të bëhen nga të gjithë, dhe kështu të nxiten ata që të jenë më të kujdesshëm kur konsultojnë ose gjejnë informacione në rrjetet sociale.

 

Duke u shndërruar në prodhues të lajmeve të rremë ose në komplotistë, do të kuptojnë mënyrat dhe proceset që përdoren dhe do t’i zbulojnë në mënyrë më efektive përmbajtjet e tilla gjatë përdorimit të tyre të përditshëm.

 

Lloji dhe tema e lajmit të rremë mund të ndryshojnë, mund të jenë lajm i rremë komercial, konspirativ, shkencor, politik, vizual ose artikull i thjeshtë.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e sallës: pjesëmarrësit ndahen në grupe para kompjuterave

2. Prodhimi :

  1. Gjatë kësaj faze, pjesëmarrësit duhet të zgjedhin temat mbi të cilat dëshirojnë të prodhojnë Fake News-et e tyre (shkenca, politika, etj.). Edhe trajneri mund t’u sugjerojë të rinjve tematika ose tema specifike.
  2. Pasi të jenë zgjedhur temat, të rinjtë duhet të mbledhin informacione dhe argumente në mënyrë që të manipulojnë lajmin. Ata, për shembull, mund të gjejnë artikuj lidhur me temën e tyre dhe të nxjerrin fjali nga konteksti i tyre, t’i deformojnë, etj; ata, gjithashtu mund të përdorin softuer-ë për redaktimin e fotove (p.sh. photoshop) ose të përdorin fotomontazhe që gjenden në internet.
  3. Për të prodhuar një Fake News, të rinjtë mund të inspirohen nga modelet tipike të Fake News-ave:

1/ ngjarja duhet të jetë mahnitëse, tronditëse;

2/ të dihet kujt duam t’i drejtohemi, kujt dëshirojmë t’i tërheqim vëmendjen;

3/ të denoncohet «censura» që do të pengonte qarkullimin e këtij lajmi;

  1. Për aspektin vizual, pjesëmarrësit mund të prodhojnë një artikull të thjeshtë në Microsoft Word ose të përdorin një gjenerator të Fake News-ave që të duket më “mediatik”

(disa linqe : https://breakyourownnews.com/ https://www.thefakenewsgenerator.com/ https://www.worldgreynews.com/add-news )

3. Raportimi dhe klasifikimi: Secili grup me radhë prezanton Fake News-in (et). Pjesa tjetër e pjesëmarrësve duhet të japin përshtypjet e tyre.

  1. Trajneri i shnon komentet e të rinjve në një tabelë. Në fund të kësaj pjese, të rinjtë i identifikojnë karakteristikat e përsëritura të lajmeve të rreme duke u bazuar në shënimet e trajnerit. Pastaj, ata propozojnë shpjegime në lidhje me Fake News-et, mekanizmat e tyre, qëllimet e tyre, impaktin që mund të këtë përhapja e këtyre Fake News-eve;
  2. Duke u nisur nga shpjegimet e pjesëmarrësëve, mbikëqyrësit i diskutojnë më hollësisht procedurat e manipulimit të lajmit (shih DOKUMENTIN 8 – lufta kundër lajmeve të rreme dhe DOKUMENTIN 10 – imazhi dhe rreziqet e manipulimit të tij);
  3. Në fund të këtij ushtrimi të rinjtë e vlerësojnë secilin Fake News me një notë në mënyrë që të zgjidhet në fund Fake News-i më i besueshëm dhe më i arritur. Të rinjtë duhet të shpjegojnë pse këto Fake News i bindën më së shumti

4. Përfundim: Ky ushtrim mund të përdoret si hyrje për diskutim rreth çështjes së lajmeve të rreme dhe të manipulimit të imazheve dhe të fakteve.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneri duhet të krijojë një link në platformën e videokonferencës ZOOM dhe t’ua dërgojë të rinjve (trajneri mund të përdorë edhe një platformë tjetër sipas dëshirës)
  2. Pasi të mblidhen në të njëjtën “sallë virtuale”, të rinjtë ndahen në grupe nga trajneri (sipas numrit të pjesëmarrësve).
  3. Trajneri cakton temat mbi të cilat të rinjtë duhet të prodhojnë Fake News.
  4. Pasi të jenë zgjedhur temat, të rinjtë mblidhen në “salla private” dhe organizojnë punën e tyre të manipulimit të lajmit. Për këtë qëllim, duhet të kryejnë kërkime në internet, të gjejnë artikuj për ta nxjerr përmbajtjen jashtë kontekstit të tyre, dhe të deformojnë lajmin.
  5. Pjesëmarrësit mund të punojnë drejtpërdrejt në të njëjtin dokument përmes Google Drive, Framapad ose softuere të tjerë që mundësojnë shkrim në dokumente të përbashkëta në internet.
  6. Pasi grupet të kenë krijuar Fake News-at e tyre, ata futen në “sallën kryesore” për të filluar fazën e raportimit. Trajneri mund të përdorë një faqe web “post it on line” për të rikrijuar një efekt të tabelës (p.sh. https://note.ly/) dhe ta tregojë atë drejtpërdrejt për të gjithë pjesëmarrësit përmes sistemit të ndarjes së ekranit.

AKTIVITETI 1 – Të dallohet e vërteta nga gënjeshtra: Fake News apo Jo Fake News

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimi i këtij ushtrimi është që pjesëmarrësit të përvetësojnë mjetet e verifikimit të informacionit dhe të inkurajohen që t’i bëjnë vetes pyetjet e duhura kur përballen me informacione sensacionale.

 

Gjatë këtij ushtrimi pjesëmarrësëve do t’u propozohen disa artikuj/ lajme në internet dhe ata do të identifikojnë cilët janë të manipuluar dhe mund të klasifikohen si “Fake News” dhe cilët kanë të bëjnë me lajme të pranuara dhe të verifikuara. Në fund, ata do të shpjegojnë natyrën e këtyre lajmeve të rreme duke iu përgjigjur disa pyetjeve, në mënyrë që të hapin një diskutim më të përgjithshëm mbi manipulimin e lajmit.

 

Variantet e mundshme:

 

  • Puna e verifikimit mund të bëhet në grupe, ose individualisht.
  • Artikujt mund t’u shpërndahen drejtpërdrejt pjesëmarrësve në kompjutera (me çelës usb, ose me email) ose të shfaqen në një ekran me një video projektor (pjesëmarrësit duhet të gjejnë artikullin përpara se të vazhdojnë në klasifikimin “Fake News apo jo Fake News “).

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e artikujve: Për këtë ushtrim, faza e hulumtimit dhe e përzgjedhjes së artikujve është e rëndësishme sepse do të përcaktojë suksesin e aktivitetit. Artikujt e propozuar do t’i inkurajojnë pjesëmarrësit të tregojnë mendim analitik, reflektim dhe mendim kritik. Është mirë që të merren lajme “reale” që janë mjaft befasuese apo edhe sensacionale, në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptojnë që gjërat nuk janë gjithmonë të sigurta dhe ata duhet të kenë mendje kritike. Preferohet, gjithashtu, të zgjidhen disa informacione të rreme të ndryshme, si për shembull, një lajm i rremë mbi shkencën, një mbi politikën, një në lidhje me një VIP etj.. Preferohet që të mos ketë më shumë se 6 artikuj për t’u analizuar, në mënyrë që të mos rëndohet ushtrimi.

 

2. Përgatitja e sallës: pjesëmarrësit ndahen në grupe ose individualisht nëpër kompjutera.

 

3. Shpërndarja e artikujve: pjesëmarrësve u caktohen artikujt. Këta artikuj do t’i klasifikojnë në kategoritë e ndryshme (lajm i rremë ose lajm i verifikuar dhe i besueshëm).

 

4. Puna e verifikimit: Pjesëmarrësit duhet të zbatojnë metodën e verifikimit të lajmit dhe procesit gazetaresk (shih “DOKUMENTI 7 – Qasja në informacion me mendim kritik). Metoda mund të prezantohet para ushtrimit, ose të lihen pjesëmarrësit të lirë në mënyrën e verifikimit të informacionit. Metoda mund të vijë natyrshëm në mendjen e të rinjve. Sidoqoftë, nëse metoda nuk shpjegohet në fillim të ushtrimit, atëherë duhet të bëhet në fund të ushtrimit. Përveç kësaj, meqenëse tani egzistojnë shumë faqe interneti për “fact-checking”, mund të ndodhë që disa lajme të rreme të jenë verifikuar. Pjesëmarrësit mund t’i përdorin ato, por duhet të kuptojnë se si është verifikuar informacioni dhe, në rastin e një lajmi të rremë, çfarë metode është përdorur.

 

5. Komentimi: Pas përfundimit të kësaj pune, të gjithë japin vlerësimin e tyre: “Fake News apo jo Fake News” (mund të shfaqen artikujt në ekran dhe të lihen grupet të thonë “Fake News” për një artikull me lajm të rremë dhe “Jo Fake News” për lajm të vërtetë). Pjesëmarrësit duhet të kuptojnë pse kanë gabuar dhe atëhere bëhet një verifikim/korrigjim. Përveç kësaj, mund të përdoret varianti i përgjigjës që i vë studentët në lëvizje, për shembull, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të pozicionohen në sallë sipas përgjigjes së tyre (ata që mendojnë se është Fake News vendosen në anën e djathtë, të tjerët në anën e majtë) ose të jepen fleta me ngjyra që të rinjtë i ngrisin lart, sipas përgjigjeve të tyre (fletë e kuqe për Fake News, fletë jeshile për lajm të verifikuar).

 

6. Përfundim: Pastaj, për të vazhduar më tej punën e reflektimit dhe për të hapur diskutimin, këshillohet që t’u shtroni pjesëmarrësve disa pyetje. Për shembull:

  • Cili ishte qëllimi i këtij lajmi të rremë (mashtrimi, nxitja e urrejtjes, promovimi i një personaliteti, qëllimi elektoral …)?
  • Çfarë metode është përdorur në këtë lajm të rremë (manipulimi i imazhit, dekontekstualizimi, modifikimi i një lajmi të vërtetë …)?
  • A ka qenë e gjatë puna dhe a mund ta bëni në jetën e përditshme?

Këto pyetje mund të përdoren për të prezantuar koncepte të tjera të pranishme në dokumentet pedagogjike, sikurse ‘Fact-Checking’, për shembull.

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneri duhet të krijojë një link në platformën e videokonferencës ZOOM dhe t’ua dërgojë të rinjve (mund të përdoret një platformë tjetër nëse trajneri e preferon).
  2. Pasi të mblidhen në të njëjtën “sallë virtuale”, të rinjtë vendosen në grupe nga trajneri.
  3. Trajneri i shpërndan artikujt te grupet e studentëve.
  4. Grupet dalin nga salla kryesore dhe hyjnë në “sallat private” (që mundësohet nga platforma ZOOM). Këtu, grupe mund të kryejnë kërkimet e tyre në internet dhe të klasifikojnë artikujt në kategoritë “lajm i rremë” ose “lajm i verifikuar dhe i besueshëm”. Të gjithë mund të punojnë vetë dhe të komunikojnë me pjesëmarrësit tjerë të grupit përmes chat-it ose videokonferencës
  5. Raportimi bëhet në “dhomën virtuale” kryesore. Në këtë fazë, zëdhënësit e grupeve, të zgjedhur më parë nga trajneri, i japin përgjigjet dhe shpjegimet e tyre në emër të grupit.
  6. Trajneri mund të drejtojë debatin duke u bazuar në gabimet e bëra. Ai mund të hapë çështjen e Fake News-eve, mekanizmave me të cilët krijohen dhe shpërndahen si dhe qëllimet dhe impakti i tyre.

AKTIVITETI 2 – Zbatimi i rregullës 5 W

PREZANTIM I AKTIVITETIT

 

Qëllimet:

  • Propozohet një metodologji të analizës së informacionit që u mundëson të rinjve vlerësimin e përmbajtjës së një artikulli ose një publikimi.
  • Nxiten pjesëmarrësit të përdorin rregullat e gazetarisë.
  • Zhvillohet mendimi kritik duke i ftuar pjesëmarrësit që të reflektojnë mbi informacionet.

 

Përkufizim: Rregulla 5 W është një qasje gazetareske, e cila i mundëson gazetarëve t’i strukturojnë komentet e tyre në mënyrë që lajmet të kuptohen mirë nga publiku. Kjo qasje u përgjigjet pyetjeve themelore të informacionit :

 

Who? (Kush?)

Where? (Ku ?)

When? (Kur?)

Why? (Pse?)

What? (Për çfarë flitet?)

 

Kjo qasje është pjesë e një trajtimi kritik dhe metodik të informacionit, që siguron një kornizë për pranimin e informacionit. Pastaj është mirë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të identifikojnë informacionet e rëndësishme të një artikulli ose të një publikimi në rrjetet sociale.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

  1. Zgjidhet një artikull në lidhje me një lajm ose me një ngjarje lokale, temë e thashethemeve ose e dezinformimit.
  2. Pjesëmarrësit ndahen në grupe nga 2 veta dhe u shpërndahet atyre artikulli ose publikimi në fjalë.
  3. Në një fletë të ndarë (ose në kompjuter), pjesëmarrësit u përgjigjen 5 W duke e zhvilluar përgjigjën sa më shumë të jetë e mundur dhe, nëse është e nevojshme, duke kërkuar informacion nga burimet e përmendura në artikull.
  4. Krahasohen përgjigjet e dhëna për secilën “W” duke bërë një korrigjim në mënyrë grupore dhe duke e vendosur artikullin e korrigjuar në tabelë.
  5. Komentohet ushtrimi dhe diskutohet rreth rëndësisë së zbatimit të kësaj metode në bazë ditore.

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

Në Google Drive, linku i artikullit u dërgohet pjesëmarrësve dhe kërkohet nga ata që t’u përgjigjen pyetjeve 5W.

AKTIVITETI 1 – Ushtrimi i mendimit kritik: Ndërtimi i një shkalle provash

PREZANTIM I AKTIVITETIT

 

Duke përpiluar një “shkallë besueshmërie”, të ngjashme me qasjen shkencore, pjesëmarrësit mësojnë t’i rendisin llojet e provave sipas besueshmërisë së tyre. Kështu, analizohet çdo informacion dhe renditen provat sipas kriterit të besueshmërisë, nga provat më të dobëta deri te provat më të pakundërshtueshme.

 

Qëllimi: Pjesëmarrësit kuptojnë se të gjitha të dhënat dhe provat mbi një temë të caktuar nuk kanë vlerë të barabartë.

 

Përkufizim: Çfarë është standardi i provës?

 

Në shkencë, standardi i provës është aftësia e një studimi për t’iu përgjigjur një pyetjeje të shtruar. Në fushën e edukimit mediatik dhe të informacionit, ekzistojnë disa nivele të provave:

 

1. Të dhënat (besueshmëri e ulët):

– Dëshmi individuale e raportuar

– Dëshmi e drejtpërdrejtë individuale

– Opinion i ekspertit

 

2. Provat (besueshmëri e lartë):

– Studim rastesh që vërteton një hipotezë

– Disa studime rastesh që vërtetojnë një hipotezë

– Përmbledhje e studimeve

– Konsensus shkencor

 

Sidoqoftë, edhe në rast të besueshmërisë së lartë (studim shkencor, studim rasti, etj.), është e rëndësishme të kemi mendje kritike dhe të jemi të kujdesshëm në lidhje me informacionin që konsultohet dhe që përdoret.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e ushtrimit: Zgjidhet një temë shkencore që mund të jetë subjekt i dezinformimit (p.sh. ndryshimet klimatike).

 

2. Përgatitja e sallës: Vizatohet “shkalla e besueshmërisë” në tabelë (shih Shtojcën).

 

3. Shpërndahen propozimet në letër, pjesëmarrësit duhet t’i vendosin ato në tabelë në “shkallën e besueshmërisë”.

Shembuj të propozimeve:

– Raporti shkencor i Grupit Ndërkombëtar të Ekspertëve për Klimën

– Xhaxhai më ka thënë se “ngrohja globale nuk ndodh për shkak të aktivitetit njerëzor”

– Një shkencëtar në TV thotë se ndryshimi klimatik po përshpejtohet

– Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se “ngrohja globale nuk ekziston”

– etj.

 

4. Korrigjimi: Sapo propozimet të vendosen në tabelë nga pjesëmarrësit, trajneri bën korrigjimin në mënyrë që të klasifikohen propozimet në rendin e duhur.

 

5. Grupimi i provave: pranë shkallës së korrigjuar të besueshmërisë, pjesëmarrësit duhet t’i klasifikojnë propozimet sipas nivelit të provave, siç tregohet në prezantimin e ushtrimit.

 

6. Diskutime: Ushtrimi përfundon me një debat mbi temën e qasjes shkencore dhe të menduarit kritik, mbi dobinë e kësaj qasjeje në kontekstin e një trajtimi kritik të informacionit (shih Dokumenti 7 – Qasja në informacion me mendim kritik.)

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

Në Google Drive: vizatohet shkalla e besueshmërisë dhe shënohen propozimet në mënyrë që pjesëmarrësit të mund t’i rendisin ato. Pastaj përgatitet një tabelë për t’i klasifikuar propozimet sipas llojit të provave.

AKTIVITETI 2 – MBROJI TË DHËNAT E TUA

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ky ushtrim praktik synon t’i trajnojë të rinjtë për mbrojtjen e të dhënave të tyre në internet. Për këtë qëllim, trajneri i ndihmon të rinjtë në ndërrimin e parametrave të tyre të privatësisë në internet dhe në rrjete sociale duke i shoqëruar hap pas hapi.

 

Filloni vetëm me një rrjet social dhe bëni ndryshimet në llogari hap nga hapi.

 

Qëllimet:

 

– Vetëdijesimi i të rinjve në mënyrat e thjeshta për të mbrojtur privatësinë e tyre në internet dhe në rrjete sociale.

– Asistimi i të rinjve në këtë proces për vetëm një rrjet social, në mënyrë që ata pastaj ta zbatojnë këtë proces te rrjetet tjera sociale.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

Etapa 1: Vetëdijësimi

 

1. Hyni në llogarinë tuaj Facebook prej kompjuterit ose prej smartphonit tuaj.

 

2. Konstatohet “memorja” e mirë e Facebookut : https://www.facebook.com/memories: Në këtë faqe, Facebook ju propozon qasje në përmbajtje (foto, ngjarje të rëndësishme dhe postime) sipas datës së publikimeve dhe miqve që kanë lidhje me publikimin. Mund të vendosni edhe t’i fshihni ato (duke klikuar në “fsheh kujtimet/hide memories” dhe të mos shihni kurrë më ndonjë propozim kujtimesh për publikim.

 

3. Klikoni në menynë në pjesën e sipërme të faqës /Kliko në Timeline të Aktiviteteve. I keni aty të gjitha veprimet tuaja në Facebook dhe postimet e njerëzve që e përmendin emrin tuaj. Ju mund të eksploroni opsionet në anën e majtë të ekranit, siç janë Postimet, Timeline ose Identifikimi juaj dhe të modifikoni ose fshini postimet ose mentions që kanë të bëjnë me ju duke klikuar mbi to.

 

4. Konsultoni dhe shkarkoni të gjitha të dhënat tuaja personale: klikoni në menynë në krye të faqes> Klikoni në Parametrat> Klikoni Informatat tuaja Facebook në anën e majtë.

 

Etapa 2 : Modifikimi i parametrave të konfidencialitetit në llogarinë tuaj

 

  1. Hyni në llogarinë tuaj Facebook.
  2. Klikoni Menynë në krye të faqes > Klikoni Parametrat > Klikoni në Konfidencialiteti në anën e majtë > Kufizoni shtrirjen e postimeve tuaja, veçanërisht duke zgjedhur se kush mund t’i shohë postimet tuaja: zgjidhni më mirë Miqtë ose Miqtë përveç të njohurve ose Miqtë e ngushtë kur kjo mundësohet.
  3. Gjithnjë te Parametrat > Klikoni Timeline dhe identifikimi në anën e majtë > Kufizoni se kush mund të veprojë në ditarin e juaj dhe se si mund të veproj Vetëm unë ose Miqtë.
  4. Te Parametrat > Klikoni Publikimet publike në anën e majtë >Zgjidhni mundësisht Miq për secilin opsion.
  5. Te Parametrat > Klikoni te Apps dhe faqe web në anën e majtë > Zgjidhni aplikacionet që nuk ju duhen më dhe largoini ato.

    Kujdes: Fshirja e një aplikacioni të lidhur me Facebook mund të rezultojë në fshirjen e llogarisë së aplikacionit në fjalë. Për shembull, nëse për aplikacionin e rezervimit të akomodimit Booking, ju identifikoheni me Facebook, mund të humbni llogarinë tuaj Booking dhe të gjithë informacionin tuaj në lidhje me rezervimet e hotelit.

  6. Vazhdoni në të njëjtën mënyrë për opsionet në të majtë Instant Games dhe Business Integrations. Vlejnë të njëjtat rreziqe.
  7. Te Parametrat > Klikoni Publicitet për t’i kufizuar reklamat> Eksploroni të gjitha opsionet dhe në veçanti seksionin Informatat tuaja> Eksploroni dy tab-et Rreth jush dhe Kategoritë tuaja.

 

Në fund, përforconi fjalëkalimin tuaj (vendosni një fjalëkalim të gjatë dhe të fuqishëm: më shumë se 8 karaktere). Zgjidhni një fjalëkalim që nuk përdoret për një llogari tjetër. Klikoni në menynë në krye të faqes> Klikoni Parametrat> Klikoni Sigurinë dhe lidhjen> Klikoni Ndrysho fjalëkalimin

 

Gjeolokalizimi dhe Facebook-u

 

Nëse e keni instaluar aplikacionin Facebook në telefonin tuaj, ju e keni lejuar Facebook-un t’ju përcjellë pa dijeninë tuaj!

 

Për ta verifikuar këtë nga kompjuteri juaj: në Parametrat tuaja në Facebook> Klikoni Lokacion në menynë e majtë. Nëse keni aktivizuar lokacionin, Facebook do t’ju tregojë historikun e lëvizjeve tuaja!

 

Etapa 3 : Veproni po në të njëjtën mënyrë me llogaritë tuaj të tjera në rrjetet sociale

 

Rruga për të arritur te parametrat e privatësisë të një rrjeti social mund të ndryshojë në varësi të pajisjes që përdorni (kompjuter, telefon) dhe të sistemit operativ të pajisjes suaj (iOS, Android).

 

  • Konfigurimi i llogarisë Instagram prej telefonit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra (në fund fare të menysë) > Privatësi dhe siguri > Shihni opsionet e ndryshme.
  • Konfigurimi i llogarisë Twitter prej kompjuterit ose prej telefonit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra dhe siguri. Shihni opsionet e ndryshme.
  • Konfigurimi i llogarisë Pinterest prej kompjuterit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Ndryshimi i Parametrave >. Konsultoni kryesisht Parametrat bazë të llogarisë dhe Rrjetet.
  • Konfigurimi i llogarisë YouTube prej kompjuterit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra > Konsultohen kryesisht Llogari, Historiku dhe Privatësi.  Për më shumë, verifikoni parametrat e llogarisë suaj Google në llogarinë tuaj YouTube : https://myaccount.google.com/privacy
  • Konfigurimi i llogarisë LinkedIn prej kompjuterit : Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit në menynë në pjesën e sipërme të faqes > Klikoni Preferencat dhe privatësi > Konsultoni kryesisht tab-et Privatësi dhe Publicitet.

 

Etapa 4 : Konfigurimi i shfletuesit (browser) tuaj në internet

 

Për të mbrojtur më tej privatësinë tuaj dhe për t’i bllokuar reklamat, mund të shkarkoni shtesa që instalohen në internetin tuaj- ‘blockers’.

 

Procedurat e konfigurimit ose disponueshmëria e shtesave ndryshojnë në varësi të shfletuesit që përdorni.

 

1. Bllokimi i «cookies tiers» E gjeni shpjegimi në faqen web WikiHow: https://www.wikihow.com/Disable-Cookies

 

2. Instalimi i një bllokuesi reklamash si AdGuard AdBlocker, AdBlock ose uBlock Origin. Shkruani në motorin e juaj të kërkimit fjalët « Bllokues të reklamave » dhe « shtesa » bashkë me emrin e shfletuesit tuaj, për shembull : “bllokues reklamash shtesë Firefox”

 

Kujdes: Instalimi i një bllokuesi reklamash mund të shkaktojë keqfunksionimin e disa faqeve. Bllokuesi i reklamave mund të çaktivizohet përkohësisht (të kërkohet në opsionet e bllokuesit që keni instaluar).

 

3. Përdorni mënyrën e shfletimit privat për të shmangur reklamat e synuara: shkruani në motorin tuaj të kërkimit fjalët kyçe “Shfletimi privat” me emrin e shfletuesit tuaj, për shembull: “shfletim privat chrome”

 

Rezultatet e para të kërkimit do t’ju shpien në metoda për të përdorur mënyrën private të shfletuesit tuaj. Shfletimi privat nuk ju bën anonim. Kjo ju mundëson të mos e ruani historinë e shfletimit, cookies, ose informatat e dhëna në formularë në pajisjen tuaj elektronike.

 

Dokumentet e shkarkuar dhe të preferuarat e krijuara ruhen. Aktiviteti juaj mbetet i dukshëm për faqet që vizitoni (përpilimi i statistikave), punëdhënësin ose shkollën e juaj, si dhe ofruesi i shërbimit tuaj të Internetit.

 

4. Aktivizoni “Do Not Track“: shkruani në motorin tuaj të kërkimit fjalët kyçe “Do Not Track” dhe emrin e shfletuesit tuaj. Shembull: “Do Not Track Firefox“.

 

Rezultatet e para të kërkimit do t’ju shpien drejt metodave për të aktivizuar opsionin “Do Not Track” në shfletuesin tuaj.