MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT

SEANCA 4 – TË DESHIFROHEN MEDIAT E NDRYSHME

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – ANALIZA E NJË EDICIONI LAJMESH

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Ekran ose mur i bardhë, videoprojektor, lexues DVD ose kompjuter, internet, stilografë, fletë

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Në këtë ushtrim do të bëhet shikimi dhe analiza e një edicioni lajmesh TV.

 

Qëllimet :

  • Të deshifrohet mënyra se si i transmeton informacionet edicioni i lajmeve televizive.
  • Të kuptohen çështjet që qëndrojnë prapa krijimit të një programi gazetaresk.
  • Të fitohen njohuri në lidhje me mekanizmat e krijimit dhe shpërndarjes së informacionit (profesionet e gazetarisë, deontologjia, modeli ekonomik, etj.).

 

Variantet e ushtrimit: Mund të jetë me interes t'u tregohen pjesëmarrësve edhe dy edicione lajmesh televizive të ndryshme dhe të kërkohet nga ata t’i krahasojnë. Të rinjtë mund të shikojnë edhe një reportazh të lajmeve televizive, edhe një reportazh tjetër nga një kanal info-argëtues (p.sh. BuzzFeed) për të njëjtën çështje të aktualitetit. Atyre do t'u kërkohet t’i krahasojnë dy formatet e shpërndarjes së informacionit.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e sallës: Instalimi i pajisjes së nevojshme për transmetim.

 

2. Shikimi i edicionit të lajmeve TV.

 

3. Ndarja e pjesëmarrësve në grupe dhe shpërndarja e materialit: Për ta kryer këtë ushtrim, trajnerët duhet të formojnë dy (ose tri) grupe pjesëmarrësish. Ata do t'u përgjigjen pyetjeve nga ana e tyre.

 

Formularët e "Aktivitetit" do të përgatiten paraprakisht nga trajnerët. Në këto formularë, do t'u bëhen pyetje të ndryshme pjesëmarrësve në lidhje me aspektet e ndryshme të lajmeve televizive që kanë parë → SHIH SEKSIONIN "SHTOJCË" për një shembull të Formularit.

 

4. Përgjigjet për pyetjet nga pjesëmarrësit në mënyrë grupore: Secili grup punon për një përgjigje të përbashkët. Vetëm një zëdhënës i zgjedhur brenda grupit mund ta japë përgjigjen gjatë analizës kolektive.

 

5. Analiza kolektive: kjo pjesë duhet të nxjerrë në pah elementet më të rëndësishme të identifikuara nga pjesëmarrësit.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajnerët duhet t'u sigurojnë të rinjve linqe të internetit për t’i parë lajmet ose videot si dhe formularët (→ shih seksionin "shtojcë").
  2. Të rinjtë mund t’i shohin lajmet në distancë.
  3. Të rinjtë organizohen në grupe dhe duhet t'u përgjigjen pyetjeve. Për këtë qëllim, ata mund të punojnë nga distanca përmes Google Drive, Framapad, etj. Kështu, ata do të jenë në gjendje të punojnë në një skedar të përbashkët.
  4. Komentimi do të organizohet përmes një platforme të konferencës në distancë (p.sh. ZOOM). Trajneri duhet të krijojë një link për lidhje në internet dhe t'ua dërgojë të rinjve.
  5. Gjatë komentimit, vetëm zëdhënësi i grupit mund të japë përgjigje. Zëdhënësi mund të zgjidhet para fillimit të ushtrimit nga trajneri ose brenda vetë grupit nga të rinjtë.
  6. Trajneri mund të përdorë një faqe web "post it online" për të rikrijuar një efekt të tabelës (p.sh. https://note.ly/ ), dhe më pas të moderojë debatin.

 

SHTOJCË : FORMULARI PER AKTIVITET

 

HAPJA E EMISIONIT: Muzika e fillimit: çfarë përshtypje jep? A është gjithmonë e njëjtë? Cili është roli i saj? Çfarë paraqesin imazhet ose simbolet e përdorura? Cilat janë emocionet që kërkohen? Cilat janë ngjyrat dominuese?

 

PREZANTUESI dhe DEKORI: A e njihni prezantuesin? Si është veshur ai? Si mbahet ai? Me cilën formulë e fillon edicionin e lajmeve? Cili është toni që përdor prezantuesi? Çfarë metode përdoret për ta filmuar? Plan i ngushtë apo plan i gjerë? Çfarë shikon ai?

 

PËRMBAJTJA : Cilat temat lajmërohen? Sipas cilit rend (pse, sipas mendimit tuaj)? Në çfarë mënyre paraqiten këto tema (kohëzgjatja, toni, etj.)? Çfarë tregojnë imazhet dhe cilat janë funksionet e tyre? Çfarë lajmesh kryesore sjellin prezantuesit?