Observatorët i lajmeve të rreme
TALMIL

Observatorët i lajmeve të rreme

Verifikimi i fakteve (fact-checking) është një teknikë që konsiston në verifikimin në kohë reale të vërtetësisë së fakteve dhe saktësisë së shifrave të paraqitura në media nga politikanë dhe ekspertë. 

 

‘Fact checking’-u gjithashtu mundëson vlerësimin e nivelit të objektivitetit të mediave në trajtimin e tyre të informacionit.

‘Fact checking’-u është bërë një praktikë e përhapur në vitet e fundit, duke u shfaqur si një levë për të luftuar kundër përhapjes së lajmeve të rreme. Kjo praktikë është popullarizuar falë softuerit (programit) që i ndihmon individët të verifikojnë faktet. Ai madje është automatizuar me paraqitjen e robotëve të krijuar në vitin 2013 për ta praktikuar atë pa ndërhyrjen e njeriut. Dhe meqenëse shumica e lajmeve të rreme, “ferma trollësh” dhe mashtrimet shpërndahen në rrjetet sociale, gjigandët digjitalë si Facebook-u përdorin gjithashtu ‘fact checking’-un që nga viti 2016.

 

Më poshtë figuron një listë e operatorëve kryesorë të verifikimit të fakteve në Ballkan, por edhe në nivelin evropian dhe ndërkombëtar. Faqet e internetit të këtyre operatorëve janë burime të vlefshme për qytetarët që duan t’i verifikojnë faktet, të marrin informacione më të besueshme dhe të informohen duke ushtruar mendjen e tyre në mënyrë kritike.

Observatorët rajonalë

Mali i Zi

Raskrinkavanje  

Në vitin 2018, Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT) hodhi në rrjet platformën Raskrinkavanje.me për të rritur cilësinë e përmbajtjes mediatike, respektimin e standardeve profesionale dhe llogaridhënien e mediave në Malin e Zi dhe në rajon.

 

Kjo platformë e verifikimit të informacionit mediatik është pjesë e një projekti rajonal të nisur në bashkëpunim me organizatën partnere Why Not të Bosnjë dhe Hercegovinës, me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED). Raskrinkavanje.me është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të verifikimit të lajmeve IFCN dhe rrjetit rajonal të luftës kundër dezinformimit – See Check, anëtarët e të cilit, përveç CDT dhe Why not, janë KRIK dhe Fake news tracker nga Serbia, Faktograf nga Kroacia, MOST nga Maqedonia dhe Oštro nga Sllovenia.

 

https://www.raskrinkavanje.me/

 

 

Shqipëri

Faktoje  

FAKTOJE është një organizatë mediatike e cila verifikon faktet përmes një metodologjieje profesionale të standardizuar, të zbatuar për vite me radhë nga International Fact-Finding Network, në të cilën Faktoje është anëtarësuar në fillim të vitit 2020.

 

“Misioni ynë është të dëshmojmë vërtetësinë e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publikë (ose subjekteve private që përfitojnë fonde publike) dhe pastaj t’ia tregojmë të vërtetën publikut.”

 

https://faktoje.al/

 

 

Bosnjë dhe Hercegovinë

Raskrinkavanje

Platforma Raskrinkavanje.ba është hedhur në rrjet në vitin 2017 nga ekipi i organizatës Why Not, e cila ka përvojë shumëvjeçare në verifikimin e fakteve.

 

Why not ka bërë verifikimin e saktësisë dhe qëndrueshmërisë së deklaratave të bëra nga zyrtarët publikë dhe ka monitoruar përmbushjen e premtimeve parazgjedhore në platformën Istinomjer në tetor 2014.

 

https://raskrinkavanje.ba/

 

Kosova

No-Fakenews 
No Fake News është një iniciativë e lindur nga pandemia e koronavirusit që synon identifikimin e lajmeve të rreme dhe informimin e qytetarëve me lajme 100% të vërteta dhe pozitive.

 

http://no-fakenews.com

 

 

Maqedonia e Veriut

Truthmeter 
Me Truthmeter.mk, Fondacioni Metamorfosis ofron një mjet shtesë për të rritur përgjegjësimin e partive politike dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.

 

Ekspertët në Truthmeter.mk analizojnë premtimet e politikanëve dhe i paraqesin ato në një formë të lehtë për t’u lexuar dhe për t’iu qasur, me të dhëna statistikore sistematike. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet sipas nivelit të realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar ose jo i mbajtur. Premtimet që nuk janë të besueshme ose ato që nuk mund të vlerësohen referohen si të paqëndrueshëm.

 

https://truthmeter.mk/

 

 

Serbi

Raskrikavanje.rs
Raskrikavanje.rs analizon shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe të paverifikuara, si dhe format e ndryshme të shkeljes së rregullave të profesionit të gazetarit.

 

https://www.raskrikavanje.rs/covid19/?vrsta=dezinformacije

Observatorët europianë

UE VS Désinfo
EU vs Désinfo është një projekt i Zyrës Europiane për Veprim të Jashtëm që sapo është aktivizuar në Ballkan. Është themeluar në vitin 2015 për të parashikuar më mirë, për të adresuar dhe për t’iu përgjigjur fushatave të vazhdueshme të dezinformimit në Federatën Ruse, të cilat kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, Shtetet Anëtare të saj dhe vendet e Fqinjësisë së Përbashkët.

 

https://euvsdisinfo.eu/fr/

 

Les décodeurs de l’Europe 
Qëllimi i Décodeurs de l’Europe është të sigurojë përgjigje të qarta, të thjeshta dhe të aksesueshme për shumë mite dhe paragjykime në lidhje me Bashkimin Evropian, mënyrën se si funksionon dhe politikat e tij.

 

decodeursdeleurope.eu

Observatorët ndërkombëtarë

International Fact-Checking Network (IFCN) 
Rrjeti ndërkombëtar i verifikimit të fakteve është organizata e parë globale që bashkon organizatat e fact checking-ut.

 

 

poynter.org/ifcn

 

Science Feedbacks 
“Science Feedbacks” është një organizatë jofitimprurëse që verifikon besueshmërinë e pretendimeve me ndikim dhe të mediave që vetëproklamohen shkencore, duke filluar nga temat e klimës dhe shëndetit.

 

 

sciencefeedback.co/about/

 

 

Captain Facts
CaptainFact është një mjet bashkëpunimi për verifikimin e videove në YouTube.
Anëtarët e komunitetit të faqes web ndihmojnë njëri-tjetrin për të verifikuar sa më shumë informacione në mënyrën e mëposhtme: Videoja postohet në faqen web. Informacionet që duhet të verifikohen nxirren nga videoja. Komuniteti konfirmon ose hedh poshtë citatet me burime. Verifikimet shfaqen në ekranin e të gjithë përdoruesve të CaptainFact kur ata shikojnë një video në YouTube.

 

captainfact.io

 

News Guard
NewsGuard e përdor gazetarinë për të luftuar lajmet e rreme, keqinformimin dhe dezinformimin.

 

“Analistët tanë, të cilët janë gazetarë me përvojë, vlerësojnë dhe analizojnë burimet e informacionëve online për të ndihmuar përdoruesit të bëjnë dallimin midis faqeve web që përpiqen të bëjnë gazetari të ligjshme dhe faqeve të tjera.”

 

 

newsguardtech.com/fr

 

Science Feedbacks 
” Science Feedbacks ” është një organizatë jofitimprurëse që verifikon besueshmërinë e pretendimeve me ndikim dhe të mediave që vetëproklamohen shkencorë, duke filluar nga temat e klimës dhe shëndetit.

 

 

sciencefeedback.co