Trajnimi i trajnerëve
TALMIL

Trajnimi i trajnerëve

Në kuadër të projektit Expressions Balkaniques/Shprehje Ballkanike, në të cilin merr pjesë platforma TALMIL, një trajnim i trajnerëve udhëhiqet online nga ekspertë të edukimit mediatik të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e përmbajtjes së platformës. 

Ky trajnim u drejtohet profesionistëve të sektorit socio-arsimor që dëshirojnë të drejtojnë ‘workshop’-e të EMI për të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç.

 

Trajnimi organizohet online, më 12 dhe 13 Nëntor 2020, zgjat 2 ditë, dhe u mundëson pjesëmarrëseve të organizojnë dhe drejtojnë 4 deri në 6 ‘workshop’-e për deshifrimin e lajmit dhe ndërgjegjësimin ndaj lajmeve të rreme, në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, bazuar në përmbajtjen e platformës pedagogjike dhe përvojën e tyre personale.

KOMUNITETI I TRAJNERËVE

Qëllimi i këtij grupi privat në Facebook është të jetësojë një komunitet rajonal të trajnerëve të EMI: ju mbetet juve që të diskutoni mbi aktivitetet tuaja dhe praktikat tuaja të mira!

KONTAKTONI CFI

Për më shumë informata në lidhje me trajnimin, kontaktoni miriam.angoni@cfi.fr dhe marie.bouilly@cfi.fr