Projekti Talmil
TALMIL

Projekti Talmil

METODA PEDAGOGJIKE

Shumë qytetarë(e) të rinj (reja) të rajonit të Ballkanit Perëndimor tregojnë pak interes për shtypin dhe debatet sociale, por ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme që qarkullojnë në mënyrë masive në rrjetet sociale. Që të kthehet interesi te mediat dhe informacioni, platforma TALMIL vë në dispozicion burime pedagogjike, në gjuhët që fliten kryesisht në rajon, për të dhënë mësim në lëndën e edukimit për media dhe informacion (EMI) dhe për ta mësuar atë. Të rinjtë e moshës së shkollës së mesme mund të informohen dhe të trajnohen për këtë temë, ndërsa trajnerët mund të gjejnë mjete praktike për të animuar workshope.

 

Duke vizituar seksionin Hapësira e Trajnerëve, trajnerët do të fitojnë ose konsolidojnë njohuritë në lidhje me EMI për të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç, si dhe do të gjejnë aktivitete që mund t’i bëjnë drejtpërdrejt me të rinj. Një seksion i Burimeve Shtesë u referohet burimeve ekzistuese pedagogjike, për t’i plotësuar ato që kemi hartuar. Seksioni Hapësira e të Rinjve u drejtohet drejtpërdrejt audiencave të moshës 15 deri 19 vjeç, duke u mundësuar atyre që të familjarizohen me median, të testojnë njohuritë e tyre dhe të bëjnë aktivitete praktike. 

 

Nëse metoda EMI ekziston tashmë në rajon, platforma TALMIL përdor një qasje rajonale dhe synon t’u ofrojë trajnerëve përmbajtje pedagogjike “të kompletuar ” ose ” të tematizuar“, në gjuhët që fliten kryesisht në rajon, që u përshtaten kontekstit të vendeve të ndryshme dhe nevojave të trajnerëve.

 

Trajnerët kanë mundësinë edhe të marrin pjesë në një trajnim të trajnerëve në mënyrë që t’i mësojnë mjetet e platformës, të imagjinojnë workshop-e dhe t’i shkëmbejnë praktikat e tyre të mira. Gjatë vitit 2021, trajnerët mund të zbatojnë mjetet e platformës gjatë workshop-eve mbi deshifrimin e informacionit dhe ndërgjegjësimin mbi dezinformimin dhe lajmet e rreme te të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç,.

 

Platforma TALMIL është pjesë e një prej objektivave të projektit “Expressions Balkaniques/Shprehje Ballkanike“: të zhvillojë mendimin kritik të të rinjve të rajonit në lidhje me mediat dhe informacionin.

KUSH JEMI NE ?

Platforma TALMIL Platforma TALMIL është pjesë e projektit Expressions Balkaniques/Shprehje Ballkanike, i financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe e Punëve të Jashtme (MEAE). Projekti zbatohet nga CFI, Agjencia Franceze e Zhvillimit të Mediave, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimet për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore të ambasadave të Francës të këtyre 6 vendeve.  

 

Operatori francez i MEAE dhe filiali i Groupe France Médias Monde (Grupit France Media Botë), CFI vepron në favor të zhvillimit të mediave në Afrikë, në botën arabe dhe Azi. Agjencia punon përkrah mediave dhe aktorëve të shoqërisë civile të angazhuar në informacionin pluralist dhe demokratik dhe në favor të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

KANË REALIZUAR PLATFORMËN TALMIL ME CFI  
Në kontekstin e projektit Expressions Balkaniques (Shprehje Ballkanike), qëllimi i të cilit është të mbështesë zërin e të rinjve të Ballkanit, CFI iu drejtua dy organizatave për hartimin e platformës arsimore: Lëvizja Up, e orientuar drejt qytetarisë dhe gazetarisë pozitive dhe Courrier des Balkans, për ekspertizën e saj frankofone unike në rajon.

PËR TË NA KONTAKTUAR

Dëshironi më shumë informata në lidhje me metodën pedagogjike TALMIL ose në lidhje me projektin Expressions Balkaniques/Shprehje Ballkanike?

Na shkruani në këtë adresë: lbd@cfi.fr ose dht@cfi.fr