Burime shtesë (argëtuese) në formë loje
TALMIL

Burime shtesë (argëtuese) në formë loje

Te kjo faqe mund të gjenden burime pedagogjike dhe përvoja imersive online për të testuar dhe për të përforcuar njohuritë tuaja mbi media dhe informacion.

BBC I-REPORTER GAME: bëhu gazetar i BBC-së! 

Loja e re interaktive BBC I-Reporter – që u dedikohet të rinjve – ju jep mundësinë të merrni rolin e një gazetari në redaksinë e BBC-së. Kjo është një lojë ‘imersive’, e cila ju sfidon të merrni vendime në lidhje me burimet, kërkesat politike, komentet dhe imazhet e mediave sociale, të cilave duhet t’u besoni për të kontribuar në realizimin e lajmeve ditore. Cila duhet emetuar, cila duhet verifikuar dhe cila duhet refuzuar? Tani është radha juaj!

LEXO MË SHUMË

 

UNESCO: Kursi i edukimit për media dhe informacion falas për të rinjtë

Ky kurs i hapur në edukimin për media dhe informacion u jep të rinjve aftësitë themelore për t’u bërë qytetarë të angazhuar dhe aktorë të ndryshimit. Kudo që jeni në botë, pa kurrfarë dallimi, tani mund t’i pasuroni njohuritë tuaja duke ndjekur një kurs falas online mbi edukimin për media dhe informacion, me ritmin tuaj dhe mbi temat që ju interesojnë. Ju mund të merrni edhe një certifikatë nga Universiteti Kanadez Athabasca për çdo njësi të kaluar, pa asnjë pagesë.

LEXO MË SHUMË

 

 

PLATFORMA MIL CLICKS: Trajnohu në EMI përmes rrjeteve sociale – LINK

Projekti BTMSET (“Building Trust in Media in South East Europe and Turkey “), i udhëhequr nga UNESCO në Evropën Lindore, synon të forcojë kapacitetin e të rinjve të rajonit për ta deshifruar lajmin përballë përhapjes së lajmeve të rreme. Më saktësisht, ky projekt ka për qëllim zhvillimin e të menduarit kritik te brezi i ri përmes krijimit të një platforme edukative digjitale inovative: MIL CLICKS.
Kjo platformë argëtuese dhe ndërvepruese synon t’i mësojë përdoruesit e rinj të internetit t’i përdorin rrjetet sociale (facebook, instagram, twitter) si mjete trajnimi për të fituar shkathtësi të reja në qasjen në lajm dhe në deshifrimin e tij.

LEXO MË SHUMË

 

 

“ON THE MEDIA PROGRAM”: Një doracak i përditshmërisë kundër fake news-eve

“On the media program” është një aktivitet pedagogjik i fact-checking-ut, i përdorshëm nga të rinjtë. Kjo platformë web ofron, kështu, mjete të shumta (podcast, dokumente, këshilla praktike) që ju japin mundësi të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës në lajmet më të nxehta, për shembull, të shtëna armësh, pandemi, ose sondazhe elektorale. Për secilën kategori të lajmeve të rreme të identifikuara kjo faqe web ofron edhe një PDF që mund të printohet e të ngjitet në mur, për t’ua kujtuar çdo ditë metodat e thjeshta të verifikimit të fakteve.

LEXO MË SHUMË