T’i njohim lajmet e rreme
TALMIL

T’i njohim lajmet e rreme

Interneti tani është shndërruar në Eldorado për prodhuesit e lajmeve të rreme, të cilët përfitojnë nga karakteri i çastit i internetit për të propozuar përmbajtje që nuk kanë bazë shkencore.

 

Këto lajme të rreme, të bëra virale, mund të burojnë nga teori konspirative, fushata për të manipuluar opinionin publik, propaganda të shtetit, vënia në pyetje e konsensusit shkencor, apo edhe nga gjuha e urrejtjes kundër pakicave. Ato janë edhe më të dëmshme për nga fakti se ato, shpesh – qoftë me dashje apo jo – shpërndahen nga politikanë dhe media. Kështu po hyjmë në një epokë të post-së vërtetës, ku bëhet shumë e vështirë ta dallosh të vërtetën nga e pavërteta, opinionin nga faktet, informacionin nga manipulimi.

Sikurse pjesa tjetër e botës, edhe Ballkani nuk është imun ndaj përhapjes së fake news-ave. Një raport i Këshillit të Evropës për mjedisin mediatik në Ballkan thekson se ky Rajon përballet në mënyrë masive me “lajme të rreme, gjuhë urrejtjeje dhe kurthe klikimesh, që rezultojnë në rënie të ndjeshme të besueshmërisë të popullsisë në media “.

 

Në mënyrë që t’i mbështesim të gjithë në zhvillimin e aftësisë së tyre për të identifikuar dhe zbërthyer fake news-et me të cilat mund të përballen, propozojmë në vazhdim 9 dokumente “T’i njohim Lajmet e rreme “. Këto dokumente klasifikojnë lajmet e rreme në kategori të gjera (konspiracion, politikë, propagandë, etj.) duke i ekspozuar për secilin mekanizmat që përdoren për manipulimin e informacionit. Përveç kësaj, secili dokument ilustrohet nga një shembull konkret për të qartësuar mënyrën se si prodhohen dhe shpërndahen ‘infox’-et.