TALMIL

FAKE NEWS & FACT CHECKING

PËRKUFIZIM

 

Verifikimi i fakteve (fact-checking) është një teknikë e verifikimit në kohë reale të vërtetësisë së fakteve dhe e saktësisë së shifrave të paraqitura në media nga personalitete politike dhe nga ekspertë. Fact checking-u bën të mundur edhe vlerësimin e nivelit të objektivitetit të mediave në trajtimin e tyre të informacionit.

 

Vitet e fundit fact-checking-u është bërë praktikë e gjithëpranishme si mjet për luftimin e përhapjes së lajmeve të rreme. Verifikimi i fakteve bëhet i domosdoshëm përballë zhvillimit eksponencial të teknologjive digjitale dhe të rrjeteve sociale. Përballë vërshimit të publikimeve të përdoruesve (çdo minutë 350.000 tweets postohen në Twitter), fact-checking-u do të mundësonte të bëhej dallimi i së vërtetës nga e pavërteta.

 

Sot, përdorimi i fact-checking-ut është demokratizuar falë softuerëve që i ndihmojnë përdoruesit që t’i verifikojnë faktet. Madje, kjo teknikë është automatizuar në vitin 2013 falë robotëve që janë krijuar për të bërë fact checking pa ndërhyrjen e njeriut. Dhe ndonëse shumica e fake news-eve, si “fermë trollesh” dhe gënjeshtra shpërndahen në rrjetet sociale, gjigantët e botës digjitale si Facebook kanë filluar ta përdorin edhe fact-checking-un qysh prej vitit 2016.

 

Njëra ndër platformat e para për fact checking në nivelin botëror është OJQ-ja Science Feedback, që është, në mes tjerash, anëtare e International Fact-checking Network, por edhe e International Fact-checking Network, si dhe e programit “Vaccine Safety Net” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ambicia e platformës është t’i jepet shkencëtarëve një rol udhëheqës në luftën kundër dezinformimit. Misioni i organizatës është që të punojë në krijimin e një Interneti ku përdoruesit do të kenë akses të lehtë në lajme shkencërisht të besueshme, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe të klimës, dy çështje globale urgjente të cilat janë objekt i një fluksi të vazhdueshëm lajmesh të rreme. Për ta arritur këtë qëllim, OJQ-ja animon një komunitet të përbërë nga 400 shkencëtarë të cilët zbatojnë një metodë rigoroze të verifikimit të artikujve më të popullarizuar. Deri më sot, dy faqet web të Science Feedback (Climate feedback & Health Feedback) kanë bërë rishikimin e 1, 8 milion faqeve për periudhën 2018-2020.

 

 

ILUSTRIM : FACT CHECKING NË BALLKAN

 

Një raport i Këshillit të Evropës mbi mjedisin mediatik të Ballkanit thekson se rajoni po përballet në mënyrë masive me «lajme të rreme, me gjuhën e urrejtjes dhe me kurthet e klikimeve që shkaktojnë një ulje të madhe të besueshmërisë së njerëzve te media».

 

Qendra për transicionin demokratik (CDT) konfirmon se lajmet e rreme po imponohen: pasi ka analizuar më shumë se 500 artikuj në 200 media të rajonit, kjo qendër ka ardhur në përfundimin se gati të gjitha mediat online kanë publikuar së paku një lajm të rremë brenda 6 muajve të fundit.

 

Kemi 4 qendra kryesore të fact checking-ut në rajon, në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi :

 

  1. Raskrinkavanje.ba
  2. Raskrinkavanje.me
  3. Metamorphosis Foundation
  4. Istinomer

Këto 4 qendra kanë intensifikuar hulumtimet dhe bashkëpunimin e tyre në kuadër të valës së lajmeve të rreme e cila është rritur gjatë pandemisë së Covid-19. Tanimë ato bëjnë pjesë bashkarisht në programin e Facebookut për verifikimin e fakteve dhe për luftën kundër dezinformimit. Në kuadër të këtij programi, ku bëjnë pjesë 70 organizata të fact-checking-ut të licencuara në mbarë botën, artikujt e identifikuar si të rremë vihen nga Facebook-u në një pozicion sa më poshtë në renditjen e lajmeve. Kjo teknikë e ul mesatarisht me 80% numrin e konsultimeve të lajmeve të rreme.