MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT

SEANCA 3 – INFORMACIONI DHE DEZINFORMIMI

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – Krijo një Fake News

Kohëzgjatja : 1 orë
Pajisjet :

Kompjuter ose smartphone, internet, videoprojektor

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimi i këtij ushtrimi është t'u tregojë pjesëmarrësve se manipulimi i informacionit dhe krijimi i lajmit të rremë janë të thjeshtë dhe mund të bëhen nga të gjithë, dhe kështu të nxiten ata që të jenë më të kujdesshëm kur konsultojnë ose gjejnë informacione në rrjetet sociale.

 

Duke u shndërruar në prodhues të lajmeve të rremë ose në komplotistë, do të kuptojnë mënyrat dhe proceset që përdoren dhe do t’i zbulojnë në mënyrë më efektive përmbajtjet e tilla gjatë përdorimit të tyre të përditshëm.

 

Lloji dhe tema e lajmit të rremë mund të ndryshojnë, mund të jenë lajm i rremë komercial, konspirativ, shkencor, politik, vizual ose artikull i thjeshtë.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1. Përgatitja e sallës: pjesëmarrësit ndahen në grupe para kompjuterave

2. Prodhimi :

  1. Gjatë kësaj faze, pjesëmarrësit duhet të zgjedhin temat mbi të cilat dëshirojnë të prodhojnë Fake News-et e tyre (shkenca, politika, etj.). Edhe trajneri mund t'u sugjerojë të rinjve tematika ose tema specifike.
  2. Pasi të jenë zgjedhur temat, të rinjtë duhet të mbledhin informacione dhe argumente në mënyrë që të manipulojnë lajmin. Ata, për shembull, mund të gjejnë artikuj lidhur me temën e tyre dhe të nxjerrin fjali nga konteksti i tyre, t’i deformojnë, etj; ata, gjithashtu mund të përdorin softuer-ë për redaktimin e fotove (p.sh. photoshop) ose të përdorin fotomontazhe që gjenden në internet.
  3. Për të prodhuar një Fake News, të rinjtë mund të inspirohen nga modelet tipike të Fake News-ave:

1/ ngjarja duhet të jetë mahnitëse, tronditëse;

2/ të dihet kujt duam t’i drejtohemi, kujt dëshirojmë t’i tërheqim vëmendjen;

3/ të denoncohet «censura» që do të pengonte qarkullimin e këtij lajmi;

  1. Për aspektin vizual, pjesëmarrësit mund të prodhojnë një artikull të thjeshtë në Microsoft Word ose të përdorin një gjenerator të Fake News-ave që të duket më "mediatik"

(disa linqe : https://breakyourownnews.com/ https://www.thefakenewsgenerator.com/ https://www.worldgreynews.com/add-news )

3. Raportimi dhe klasifikimi: Secili grup me radhë prezanton Fake News-in (et). Pjesa tjetër e pjesëmarrësve duhet të japin përshtypjet e tyre.

  1. Trajneri i shnon komentet e të rinjve në një tabelë. Në fund të kësaj pjese, të rinjtë i identifikojnë karakteristikat e përsëritura të lajmeve të rreme duke u bazuar në shënimet e trajnerit. Pastaj, ata propozojnë shpjegime në lidhje me Fake News-et, mekanizmat e tyre, qëllimet e tyre, impaktin që mund të këtë përhapja e këtyre Fake News-eve;
  2. Duke u nisur nga shpjegimet e pjesëmarrësëve, mbikëqyrësit i diskutojnë më hollësisht procedurat e manipulimit të lajmit (shih DOKUMENTIN 8 - lufta kundër lajmeve të rreme dhe DOKUMENTIN 10 - imazhi dhe rreziqet e manipulimit të tij);
  3. Në fund të këtij ushtrimi të rinjtë e vlerësojnë secilin Fake News me një notë në mënyrë që të zgjidhet në fund Fake News-i më i besueshëm dhe më i arritur. Të rinjtë duhet të shpjegojnë pse këto Fake News i bindën më së shumti

4. Përfundim: Ky ushtrim mund të përdoret si hyrje për diskutim rreth çështjes së lajmeve të rreme dhe të manipulimit të imazheve dhe të fakteve.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneri duhet të krijojë një link në platformën e videokonferencës ZOOM dhe t'ua dërgojë të rinjve (trajneri mund të përdorë edhe një platformë tjetër sipas dëshirës)
  2. Pasi të mblidhen në të njëjtën "sallë virtuale", të rinjtë ndahen në grupe nga trajneri (sipas numrit të pjesëmarrësve).
  3. Trajneri cakton temat mbi të cilat të rinjtë duhet të prodhojnë Fake News.
  4. Pasi të jenë zgjedhur temat, të rinjtë mblidhen në "salla private" dhe organizojnë punën e tyre të manipulimit të lajmit. Për këtë qëllim, duhet të kryejnë kërkime në internet, të gjejnë artikuj për ta nxjerr përmbajtjen jashtë kontekstit të tyre, dhe të deformojnë lajmin.
  5. Pjesëmarrësit mund të punojnë drejtpërdrejt në të njëjtin dokument përmes Google Drive, Framapad ose softuere të tjerë që mundësojnë shkrim në dokumente të përbashkëta në internet.
  6. Pasi grupet të kenë krijuar Fake News-at e tyre, ata futen në "sallën kryesore" për të filluar fazën e raportimit. Trajneri mund të përdorë një faqe web "post it on line" për të rikrijuar një efekt të tabelës (p.sh. https://note.ly/) dhe ta tregojë atë drejtpërdrejt për të gjithë pjesëmarrësit përmes sistemit të ndarjes së ekranit.