MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT

SEANCA 4 – TË DESHIFROHEN MEDIAT E NDRYSHME

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 1 – Analiza e imazheve dhe/ose e fotomontazheve

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Kompjuter, letër foto, videoprojektor, ekran i bardhë ose tabelë

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ky aktivitet do t'u mundësojë pjesëmarrësve të luajnë rolin e "Fact-checker" në mënyrë që të verifikojnë vërtetësinë e lajmit dhe, më në veçanti të një imazhi (ose një videoje). Qëllimi i këtij ushtrimi do të jetë të tregojë mënyrën se si mund të manipulohen, dekontekstualizohen ose keqinterpretohen në internet imazhet dhe në veçanti në rrjetet sociale. Pjesëmarrësve do t'u kërkohet të deshifrojnë një fotomontazh ose një manipulim të imazhit (dekontekstualizim, për shembull) që synon të dezinformojë përdoruesit e internetit.

 

Variante të mundshme të ushtrimit:

 

  • ky ushtrim mund të bëhet në grupe ose individualisht
  • Për ta bërë ushtrimin më dinamik, mund të jetë interesante që grupeve/pjesëmarrësve t’u jepet një numër i caktuar imazhesh për "fact-checking" dhe, pse jo, të paraqitet aktiviteti si një garë për të zgjedhur "fact-checker"-at më të mirë.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI 

 

1. Përzgjedhja e imazheve: trajnerët duhet të përgatiten paraprakisht për ushtrimin duke kërkuar foto ose video që mund të jenë manipuluar ose falsifikuar në lajmet e kohëve të fundit.

 

2. Përgatitja e sallës: Për ta kryer këtë ushtrim, duhet të vihen në dispozicion të pjesëmarrësve kompjutera dhe një lidhje interneti

 

3. Shikimi i fotos: Trajneret duhet t'i vendosin pjesëmarrësit në grupe para kompjuterave. Aktiviteti mund të zhvillohet në dy mënyra, ose duke i dhënë imazhet të cilat duhet të verifikohen direkt në një çelës USB, apo në kompjuter, duke u shpjeguar pjesëmarrëseve se duhet ta gjejnë burimin e tyre, ose duke shpërndarë fake news-in e plotë, d.m.th. artikullin ose publikimin e gjetur në rrjetet sociale si shembull.

 

4. Verifikimi i burimit: Puna e verifikimit të burimit të imazhit/fotos mund të bëhet përmes Google Images duke vendosur një imazh në shiritin e kërkimit Google Images. Faqet https://tineye.com/ ose Google Images (https://www.google.com/imghp?hl=FR) mundësojnë kërkime në drejtimin e kundërt, domethënë duke u nisur nga fotoja. Këto motorë kërkimi shfletojnë internetin në kërkim të imazheve me përmbajtje të ngjashme, duke mundësuar shpesh gjetjen e burimit të tyre.

 

5. Debati kolektiv: komentimi i përbashkët do të mundësojë reagimin për rezultatet e gjetura. Ky do të jetë momenti edhe për t'u theksuar se procesi i verifikimit të imazheve është i shpejtë, i thjeshtë dhe i dobishëm për të shmangur manipulimin.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajnerët duhet ta përgatisin paraprakisht ushtrimin: të kërkojnë foto ose video që mund të jenë manipuluar ose falsifikuar në lajmet më të reja dhe t'ua dërgojnë të rinjve me email.
  2. Trajneri krijon një link ZOOM (ose në një platformë tjetër) dhe ua dërgon të rinjve.
  3. Të rinjtë e mbledhur në një videokonferencë me trajnerin do ta shikojnë përsëri fotomontazhin ose videon e falsifikuar.
  4. Trajneri formon grupet me të rinjtë. Secili grup do të takohet me sistemin "salla të ndara" që mundësohet nga shumica e platformave për konferenca në distancë (p.sh. ZOOM). Këto grupe do të bëjnë kërkime në internet.
  5. Pasi të jetë gjetur burimi i fotos, grupet kthehen në konferencën kryesore dhe japin përgjigjen e tyre duke treguar mënyrën se si e kanë bërë kërkimin dhe duke shpjeguar qëllimet e autorëve të manipulimit të fotos.