MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK

SEANCA 2 – MEDIA E RE

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – MBROJI TË DHËNAT E TUA

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Smartphonat dhe/ose kompjuterat e çdo të riu/ose të trajnerit (me videoprojektor, nëse është e mundur)

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Ky ushtrim praktik synon t’i trajnojë të rinjtë për mbrojtjen e të dhënave të tyre në internet. Për këtë qëllim, trajneri i ndihmon të rinjtë në ndërrimin e parametrave të tyre të privatësisë në internet dhe në rrjete sociale duke i shoqëruar hap pas hapi.

 

Filloni vetëm me një rrjet social dhe bëni ndryshimet në llogari hap nga hapi.

 

Qëllimet:

 

- Vetëdijesimi i të rinjve në mënyrat e thjeshta për të mbrojtur privatësinë e tyre në internet dhe në rrjete sociale.

- Asistimi i të rinjve në këtë proces për vetëm një rrjet social, në mënyrë që ata pastaj ta zbatojnë këtë proces te rrjetet tjera sociale.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

Etapa 1: Vetëdijësimi

 

1. Hyni në llogarinë tuaj Facebook prej kompjuterit ose prej smartphonit tuaj.

 

2. Konstatohet “memorja” e mirë e Facebookut : https://www.facebook.com/memories: Në këtë faqe, Facebook ju propozon qasje në përmbajtje (foto, ngjarje të rëndësishme dhe postime) sipas datës së publikimeve dhe miqve që kanë lidhje me publikimin. Mund të vendosni edhe t'i fshihni ato (duke klikuar në "fsheh kujtimet/hide memories" dhe të mos shihni kurrë më ndonjë propozim kujtimesh për publikim.

 

3. Klikoni në menynë në pjesën e sipërme të faqës /Kliko në Timeline të Aktiviteteve. I keni aty të gjitha veprimet tuaja në Facebook dhe postimet e njerëzve që e përmendin emrin tuaj. Ju mund të eksploroni opsionet në anën e majtë të ekranit, siç janë Postimet, Timeline ose Identifikimi juaj dhe të modifikoni ose fshini postimet ose mentions që kanë të bëjnë me ju duke klikuar mbi to.

 

4. Konsultoni dhe shkarkoni të gjitha të dhënat tuaja personale: klikoni në menynë në krye të faqes> Klikoni në Parametrat> Klikoni Informatat tuaja Facebook në anën e majtë.

 

Etapa 2 : Modifikimi i parametrave të konfidencialitetit në llogarinë tuaj

 

  1. Hyni në llogarinë tuaj Facebook.

  2. Klikoni Menynë në krye të faqes > Klikoni Parametrat > Klikoni në Konfidencialiteti në anën e majtë > Kufizoni shtrirjen e postimeve tuaja, veçanërisht duke zgjedhur se kush mund t'i shohë postimet tuaja: zgjidhni më mirë Miqtë ose Miqtë përveç të njohurve ose Miqtë e ngushtë kur kjo mundësohet.

  3. Gjithnjë te Parametrat > Klikoni Timeline dhe identifikimi në anën e majtë > Kufizoni se kush mund të veprojë në ditarin e juaj dhe se si mund të veproj Vetëm unë ose Miqtë.

  4. Te Parametrat > Klikoni Publikimet publike në anën e majtë >Zgjidhni mundësisht Miq për secilin opsion.

  5. Te Parametrat > Klikoni te Apps dhe faqe web në anën e majtë > Zgjidhni aplikacionet që nuk ju duhen më dhe largoini ato.

    Kujdes: Fshirja e një aplikacioni të lidhur me Facebook mund të rezultojë në fshirjen e llogarisë së aplikacionit në fjalë. Për shembull, nëse për aplikacionin e rezervimit të akomodimit Booking, ju identifikoheni me Facebook, mund të humbni llogarinë tuaj Booking dhe të gjithë informacionin tuaj në lidhje me rezervimet e hotelit.

  6. Vazhdoni në të njëjtën mënyrë për opsionet në të majtë Instant Games dhe Business Integrations. Vlejnë të njëjtat rreziqe.

  7. Te Parametrat > Klikoni Publicitet për t’i kufizuar reklamat> Eksploroni të gjitha opsionet dhe në veçanti seksionin Informatat tuaja> Eksploroni dy tab-et Rreth jush dhe Kategoritë tuaja.

 

Në fund, përforconi fjalëkalimin tuaj (vendosni një fjalëkalim të gjatë dhe të fuqishëm: më shumë se 8 karaktere). Zgjidhni një fjalëkalim që nuk përdoret për një llogari tjetër. Klikoni në menynë në krye të faqes> Klikoni Parametrat> Klikoni Sigurinë dhe lidhjen> Klikoni Ndrysho fjalëkalimin

 

Gjeolokalizimi dhe Facebook-u

 

Nëse e keni instaluar aplikacionin Facebook në telefonin tuaj, ju e keni lejuar Facebook-un t’ju përcjellë pa dijeninë tuaj!

 

Për ta verifikuar këtë nga kompjuteri juaj: në Parametrat tuaja në Facebook> Klikoni Lokacion në menynë e majtë. Nëse keni aktivizuar lokacionin, Facebook do t'ju tregojë historikun e lëvizjeve tuaja!

 

Etapa 3 : Veproni po në të njëjtën mënyrë me llogaritë tuaj të tjera në rrjetet sociale

 

Rruga për të arritur te parametrat e privatësisë të një rrjeti social mund të ndryshojë në varësi të pajisjes që përdorni (kompjuter, telefon) dhe të sistemit operativ të pajisjes suaj (iOS, Android).

 

  • Konfigurimi i llogarisë Instagram prej telefonit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra (në fund fare të menysë) > Privatësi dhe siguri > Shihni opsionet e ndryshme.

  • Konfigurimi i llogarisë Twitter prej kompjuterit ose prej telefonit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra dhe siguri. Shihni opsionet e ndryshme.

  • Konfigurimi i llogarisë Pinterest prej kompjuterit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Ndryshimi i Parametrave >. Konsultoni kryesisht Parametrat bazë të llogarisë dhe Rrjetet.

  • Konfigurimi i llogarisë YouTube prej kompjuterit: Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit > Klikoni Parametra > Konsultohen kryesisht Llogari, Historiku dhe Privatësi.  Për më shumë, verifikoni parametrat e llogarisë suaj Google në llogarinë tuaj YouTube : https://myaccount.google.com/privacy

  • Konfigurimi i llogarisë LinkedIn prej kompjuterit : Hyni në profilin tuaj > Klikoni foton tuaj të profilit në menynë në pjesën e sipërme të faqes > Klikoni Preferencat dhe privatësi > Konsultoni kryesisht tab-et Privatësi dhe Publicitet.

 

Etapa 4 : Konfigurimi i shfletuesit (browser) tuaj në internet

 

Për të mbrojtur më tej privatësinë tuaj dhe për t’i bllokuar reklamat, mund të shkarkoni shtesa që instalohen në internetin tuaj- ‘blockers’.

 

Procedurat e konfigurimit ose disponueshmëria e shtesave ndryshojnë në varësi të shfletuesit që përdorni.

 

1. Bllokimi i «cookies tiers» E gjeni shpjegimi në faqen web WikiHow: https://www.wikihow.com/Disable-Cookies

 

2. Instalimi i një bllokuesi reklamash si AdGuard AdBlocker, AdBlock ose uBlock Origin. Shkruani në motorin e juaj të kërkimit fjalët « Bllokues të reklamave » dhe « shtesa » bashkë me emrin e shfletuesit tuaj, për shembull : “bllokues reklamash shtesë Firefox”

 

Kujdes: Instalimi i një bllokuesi reklamash mund të shkaktojë keqfunksionimin e disa faqeve. Bllokuesi i reklamave mund të çaktivizohet përkohësisht (të kërkohet në opsionet e bllokuesit që keni instaluar).

 

3. Përdorni mënyrën e shfletimit privat për të shmangur reklamat e synuara: shkruani në motorin tuaj të kërkimit fjalët kyçe "Shfletimi privat" me emrin e shfletuesit tuaj, për shembull: "shfletim privat chrome"

 

Rezultatet e para të kërkimit do t'ju shpien në metoda për të përdorur mënyrën private të shfletuesit tuaj. Shfletimi privat nuk ju bën anonim. Kjo ju mundëson të mos e ruani historinë e shfletimit, cookies, ose informatat e dhëna në formularë në pajisjen tuaj elektronike.

 

Dokumentet e shkarkuar dhe të preferuarat e krijuara ruhen. Aktiviteti juaj mbetet i dukshëm për faqet që vizitoni (përpilimi i statistikave), punëdhënësin ose shkollën e juaj, si dhe ofruesi i shërbimit tuaj të Internetit.

 

4. Aktivizoni "Do Not Track": shkruani në motorin tuaj të kërkimit fjalët kyçe "Do Not Track" dhe emrin e shfletuesit tuaj. Shembull: "Do Not Track Firefox".

 

Rezultatet e para të kërkimit do t'ju shpien drejt metodave për të aktivizuar opsionin "Do Not Track" në shfletuesin tuaj.