Author Archives: philippe.morlhon@mouvement-up.fr

FAKE NEWS & HISTORI

PËRKUFIZIM

 

Nocioni i historisë zyrtare, që lëkund themelet e historiografisë, lidhet me konceptin e manipulimit të fakteve, dhe rrjedhimisht, me “lajmet e rreme”.

 

Historia zyrtare, si “kujtesë  kolektive” ose “kujtesë kombëtare”, është narrativa historike mbi të cilin një komb ndërton të kaluarën e tij. Kjo histori zyrtare lundron midis fakteve, gënjeshtrave dhe mitit. Sipas Pierre Nora, dy vektorë kontribuojnë në shfaqjen e një historie zyrtare: programet arsimore dhe ritet politike (përkujtimet, monumentet, vendet e kujtesës, …) 2. Historitë zyrtare i bashkojnë kombet, por ato kontribuojnë edhe në forcimin e lëvizjeve armiqësore nacionaliste.

 

Për shembull, deri në vitet 1980, historia zyrtare e Izraelit pohonte se krijimi i Shtetit Hebre në vitin 1948 ishte rezultat i luftës heroike të Davidit (komuniteti hebre) kundër Goliath-it (komunitetet arabe). Ky version zyrtar u rishikua më vonë nga historianët e rinj, të cilët theksuan se realiteti historik ishte shumë më i nuancuar dhe se lufta e vitit 1948 kishte shkaktuar dëbimin e popullsive arabe nga territori.

 

Një formë tjetër e interpretimit të historisë ka të bëjë me lajmet e rreme: negacionizmi. Kjo rrymë ideologjike konsideron se historia e Holokaustit ose e gjenocidit armen është vetëm rezultat i një tregimi mashtrues që rrëfen në mënyrë të rreme ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë. Duke kontestuar vetë ekzistencën e dhomave të gazit, negacionistët janë në kundërshtim me shumicën e historianëve. Pra, në këtë aspekt, negacionizmi nuk përdor metodën shkencore dhe mund të asociohet më shumë me një teori konspirative.

 

Para pak kohe, negacionizmi ka qenë kryetitull i lajmeve, pasi të mbijetuarit e Holokaustit kërkuan nga Mark Zuckerberg, CEO i Facebook-ut që të largojë përmbajtjet revizioniste që po shpërndahen në rrjetet sociale.

 

 

ILUSTRIM: RETORIKA HEGJEMONISTE E PERENDIMIT NË LIDHJE ME BALLKANIN

 

Historianja Maria Todorova ka studiuar zbulimin e Ballkanit nga perëndimorët dhe zhvillimin e “ballkanizmit”, si dhe retorikën hegjemoniste perëndimore të alter egos së saj orientale[1]. Studiuesja tregon se perëndimorët kanë zhvilluar një “mit historik”, që mund të krahasohet me një lajm të rremë ose me gjuhë të urrejtjes, i cili ka zënë vend në media dhe në mendjet e qytetërimit perëndimor. Sipas kësaj retorike, të iniciuar nga udhëtarë evropianë që nga fundi i shekullit të 18-të, Ballkani është krejt “ndryshe”, në kuptimin ekzotik, ose thënë ndryshe “i pacivilizuar” dhe “barbar”. Sipas këtij vizioni, popujt e Ballkanit karakterizohen me këto tipare: “mizori, brutalitet, paqëndrueshmëri, paparashikueshmëri[2].

 

Në vazhdën e luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, ky stereotip çoi në krijimin e neologjizmit “ballkanizim”. Pastaj, gjatë viteve 1990, u rishfaq fuqimisht gjatë luftërave në Jugosllavi. Gjatë këtyre luftërave, me të vërtetë, në perëndim u përhap një valë e re karikaturash ose lajmesh të rreme për Ballkanin, që pretendonin, për shembull, që serbët “luajnë futboll me koka të prera“, sipas fjalëve të Ministrit gjerman të Mbrojtjes, të cilat ishin përsëritur nëpër media (Le Monde diplomatique, Prill 2019); thuhet gjithashtu se serbët i kishin djegur viktimat e tyre në “furra, të ngjajshme me ato që ishin përdorur në Aushvic” (The Daily Mirror, 7 korrik).

 

Këto lajme të rreme janë dekonstruktuar një nga një, – por pas përfundimit të konfliktit – veçanërisht pas hulumtimit të gazetarit amerikan Daniel Pearl (The Wall Street Journal, 31 Dhjetor 1999).

 

  1. Milica Bakic-Hayden and Robert M. Hayden, «Orientalist Variations on the Theme ‘Balkans’: Symbolic Geography in Recent Yugoslav Cultural Politics», Slavic Review 51 (Spring 1992), f. 1-15.

  2. Maria Todorova, vep.. cit., f. 119.

FAKE NEWS & SHKENCË

PËRKUFIZIM

 

Sot shkenca dhe metoda e saj e demonstrimit logjik kontestohen në kontekstin e përhapjes së lajmeve të rreme në internet. Këto lajme të rreme sulmojnë dhe krijojnë hutim rreth konsensuseve shkencore të rëndësishme, si në fushën e mjedisit, ashtu edhe në atë të shëndetit dhe të ushqimit.

 

Interneti është bërë sot eldorado e prodhuesve të fake news-eve, të cilët përfitojnë nga karakteri i çastit i internetit për të propozuar përmbajtje të cilat nuk kanë kurrfarë baze shkencore. Këta prodhues të lajmeve të rreme janë grupe industriale me ndikim, apo edhe teoricienë të komplotit, sikurse edhe mashtrues që premtojnë shitjen e «zgjidhjeve terapeutike që bëjnë mrekullira».

 

Të gjithë këta janë manipulues të informatave të cilët instrumentalizojnë frikën dhe mungesën e kulturës shkencore të popullatës. Kjo demagogji është edhe më e rrezikshme, sepse lajmet e rreme shpërndahen shpesh- qëllimisht apo jo- nga politikanët dhe mediat. Po hymë kështu në një epokë të post-së vërtetës, ku po bëhet e vështirë të dallohet e vërteta nga e pavërteta, opinioni nga faktet, e dhëna shkencore nga manipulimi i saj.

 

 

ILUSTRIM: A KA RRËZUAR 5G DRURË NË SERBI ?

 

Nëse i besojmë kësaj fotoje të bërë në qytetin e Aleksinacit në Serbi dhe të postuar te grupi në Facebook Udruženi građani Srbije: «janë rrëzuar drurë për shkak të 5G». Kjo fotografi është shpërndarë edhe në grupe të tjera në Serbi si grupi Facebook «STOP 5G mreži u Srbiji”.

 

Ky «lajm», megjithatë, është i rremë. Sipas faqes së internetit Raskrikavanje.rs që e ka zbuluar lajmin e rremë, këta drurë nuk janë rrëzuar për shkak të 5G. Në fakt, kjo fotografi është shkrepur gjatë rinovimit të një rruge në kuadër të punimeve që i ka ndërmarrë komuna e qytetit të Aleksinacit në Serbi. Deri më sot, asnjë studim nuk vërteton se 5G është e dëmshme për shëndetin tonë dhe për shëndetin e planetit.

 

5G është gjithashtu burim i një teorie komploti që sheh një lidhje në mes kësaj teknologjie dhe pandemisë Covid-19. Ky konspiracion, masiv në shkallë botërore, pretendon se ekziston një lidhje në mes të teknologjisë 5G dhe paraqitjes së virusit. Përderderisa disa postime në Facebook e bëjnë lidhjen vetëm në mes 5G dhe sëmundjes, disa pohojnë se teknologjia shërben për të «aktivizuar një virus të prodhuar në një laborator në Wuhan», ose shohin në këtë pandemi një ‘pretekst për të zhvilluar një vaksinë vdekjeprurëse që do të aktivizohet nga rrezet 5G’. Të gjitha këto narrativa evoluojnë. Nisen nga një imagjinare e përbashkët, por kanë evoluar përgjatë shpërndarjes së tyre në mbarë botën.

 

Hulumtues të Universitetit të Teknologjisë të Queenslandit në Australi kanë ndjekur rrugën e përhapjes të kësaj teorie prej muajit janar, deri me 12 prill 2020. Pas analizës së bërë, hulumtuesit kanë arritur të tregojnë evoluimin e këtij thashethemi prej origjinës së saj nëpër grupe konspiracioniste që kanë ekzistuar më herët, me impakt të kufizuar, deri te rritja e tij nga VIP-at, yje të sportit dhe të mediave, duke kaluar përmes një shpërndarjeje më të madhe në komunitetet më të ndryshme.

 

Organizata Botërore e shëndetësisë, përmes sistemit të fact checking-ut, të krijuar për të luftuar kundër lajmeve të rreme që kanë të bëjnë me Covid-19, i bën thirrje opinionin publik për kujdes nga ky thashethem. Ajo e demonton dhe e dekonstrukton konspiracionin duke shpjeguar se: «viruset nuk qarkullojnë në valët e radios ose përmes rrjeteve mobile. COVID-19 përhapet në shumë vende të cilat nuk kanë rrjet mobil 5G. COVID-19 përhapet përmes spërklave të frymëmarrjes, siç janë ato të gjeneruara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Mund të infektohemi edhe duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar e pastaj duke prekur hundën, sytë apo buzët. » (burimi : Coronavirus disease advice for the public: Mythbusters).

FAKE NEWS & MINORITETE

PËRKUFIZIM

 

Gjuha e urrejtjes online stigmatizon prejardhjen, ngjyrën e lëkurës, gjininë, orientimin seksual, përkatësinë fetare ose vizionin e botës së një minoriteti, me qëllim që të kristalizojë rreth saj urrejtje dhe diskriminim. Interneti kontribuon në shpërndarjen masive të kësaj gjuhe të urrejtjes duke e favorizuar mungesën e përmbajtjes falë mungesës së konfrontimit të drejtpërdrejtë. Kështu që, përmbajtjet urryese marrin më shumë vëmendje dhe shpërndahen më shumë online.

 

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për çështje të minoriteteve thekson në një komunikatë për media të 27 shkurtit 2020 se këto dhjetë vitet e fundit, sektarizmi dhe gjuha e urrejtjes, të pranishme në platformat digjitale, i kanë kontribuar rritjes së grupeve ekstremiste të dhunshme dhe rritjes së akteve kriminale kundër minoriteteve fetare dhe etnike, sikurse edhe kundër migrantëve. Eksperti analizon gjithashtu se, sa më shumë shpërndahen fjalë urrejtjeje në rrjete sociale, aq më shumë ato hyjnë në lëvizjen e mendimit dominues dhe krijojnë një mjedis më tolerant ndaj akteve të dhunës të kryera kundër komuniteteve minoritare.

 

 

ILUSTRIM : NJË FAKE NEWS MBI MIGRANTËT NË BOSNJE-HERZEGOVINË

 

“Migrantët kanë sulmuar një të mitur afër stacionit të trenave të Sarajevës”. Ky thashethem është shpërndarë nga gati të gjitha mediat e Bosnje-Hercegovinës në vitin 2019.

 

Por hetimet e policisë së Sarajevës kanë treguar se ky lajm ishte rezultat i një manipulim lajmi që kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes në mes komuniteteve të vendit.

 

Këto fjalë urrejtjeje të rreme janë paraqitur së pari kur njëra nga faqet web më të vizituara në vend, Klix.ba, e ka dhënë lajmin e sulmit të prezumuar nga migrantët ndaj një 17 vjeçari në Sarajevë, si legjendë e një fotografie ku shihej një person i rrahur në një ngushticë të errët. Por, pas hetimeve, policia ka treguar jo vetëm se sulmi nuk ishte vepër e «migrantëve», por edhe që nuk kishte ndodhur aty ku thoshte faqja web, afër stacionit të trenave.

 

Ky stigmatizim i migrantëve përmes lajmeve të rreme është i shpeshtë në Ballkan, si në mediat e shkruara ashtu edhe në rrjetet sociale.

FAKE NEWS & FACT CHECKING

PËRKUFIZIM

 

Verifikimi i fakteve (fact-checking) është një teknikë e verifikimit në kohë reale të vërtetësisë së fakteve dhe e saktësisë së shifrave të paraqitura në media nga personalitete politike dhe nga ekspertë. Fact checking-u bën të mundur edhe vlerësimin e nivelit të objektivitetit të mediave në trajtimin e tyre të informacionit.

 

Vitet e fundit fact-checking-u është bërë praktikë e gjithëpranishme si mjet për luftimin e përhapjes së lajmeve të rreme. Verifikimi i fakteve bëhet i domosdoshëm përballë zhvillimit eksponencial të teknologjive digjitale dhe të rrjeteve sociale. Përballë vërshimit të publikimeve të përdoruesve (çdo minutë 350.000 tweets postohen në Twitter), fact-checking-u do të mundësonte të bëhej dallimi i së vërtetës nga e pavërteta.

 

Sot, përdorimi i fact-checking-ut është demokratizuar falë softuerëve që i ndihmojnë përdoruesit që t’i verifikojnë faktet. Madje, kjo teknikë është automatizuar në vitin 2013 falë robotëve që janë krijuar për të bërë fact checking pa ndërhyrjen e njeriut. Dhe ndonëse shumica e fake news-eve, si “fermë trollesh” dhe gënjeshtra shpërndahen në rrjetet sociale, gjigantët e botës digjitale si Facebook kanë filluar ta përdorin edhe fact-checking-un qysh prej vitit 2016.

 

Njëra ndër platformat e para për fact checking në nivelin botëror është OJQ-ja Science Feedback, që është, në mes tjerash, anëtare e International Fact-checking Network, por edhe e International Fact-checking Network, si dhe e programit “Vaccine Safety Net” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ambicia e platformës është t’i jepet shkencëtarëve një rol udhëheqës në luftën kundër dezinformimit. Misioni i organizatës është që të punojë në krijimin e një Interneti ku përdoruesit do të kenë akses të lehtë në lajme shkencërisht të besueshme, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe të klimës, dy çështje globale urgjente të cilat janë objekt i një fluksi të vazhdueshëm lajmesh të rreme. Për ta arritur këtë qëllim, OJQ-ja animon një komunitet të përbërë nga 400 shkencëtarë të cilët zbatojnë një metodë rigoroze të verifikimit të artikujve më të popullarizuar. Deri më sot, dy faqet web të Science Feedback (Climate feedback & Health Feedback) kanë bërë rishikimin e 1, 8 milion faqeve për periudhën 2018-2020.

 

 

ILUSTRIM : FACT CHECKING NË BALLKAN

 

Një raport i Këshillit të Evropës mbi mjedisin mediatik të Ballkanit thekson se rajoni po përballet në mënyrë masive me «lajme të rreme, me gjuhën e urrejtjes dhe me kurthet e klikimeve që shkaktojnë një ulje të madhe të besueshmërisë së njerëzve te media».

 

Qendra për transicionin demokratik (CDT) konfirmon se lajmet e rreme po imponohen: pasi ka analizuar më shumë se 500 artikuj në 200 media të rajonit, kjo qendër ka ardhur në përfundimin se gati të gjitha mediat online kanë publikuar së paku një lajm të rremë brenda 6 muajve të fundit.

 

Kemi 4 qendra kryesore të fact checking-ut në rajon, në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi :

 

  1. Raskrinkavanje.ba
  2. Raskrinkavanje.me
  3. Metamorphosis Foundation
  4. Istinomer

Këto 4 qendra kanë intensifikuar hulumtimet dhe bashkëpunimin e tyre në kuadër të valës së lajmeve të rreme e cila është rritur gjatë pandemisë së Covid-19. Tanimë ato bëjnë pjesë bashkarisht në programin e Facebookut për verifikimin e fakteve dhe për luftën kundër dezinformimit. Në kuadër të këtij programi, ku bëjnë pjesë 70 organizata të fact-checking-ut të licencuara në mbarë botën, artikujt e identifikuar si të rremë vihen nga Facebook-u në një pozicion sa më poshtë në renditjen e lajmeve. Kjo teknikë e ul mesatarisht me 80% numrin e konsultimeve të lajmeve të rreme.

Test quizz mc

Welcome to your Test fr

Combien font 2 + 2 ?
Dans quel pays se trouve Marseille ?

Fletë provë

Titulli 1

Serbia është një republikë parlamentare, me qeverinë të ndarë në degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Serbia kishte një nga kushtetutat e para moderne në Evropë, Kushtetutën e vitit 1835 (e njohur si Kushtetuta e Sretenje), e cila në atë kohë konsiderohej midis kushtetutave më përparimtare dhe më liberale në Evropë. Që atëherë ajo ka miratuar 10 kushtetuta të ndryshme. Kushtetuta aktuale u miratua në vitin 2006, pas referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, i cili si pasojë rinovoi vetë pavarësinë e Serbisë. Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet në lidhje me Kushtetutën.

Titulli 2

Serbia është një republikë parlamentare, me qeverinë të ndarë në degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Serbia kishte një nga kushtetutat e para moderne në Evropë, Kushtetutën e vitit 1835 (e njohur si Kushtetuta e Sretenje), e cila në atë kohë konsiderohej midis kushtetutave më përparimtare dhe më liberale në Evropë. Që atëherë ajo ka miratuar 10 kushtetuta të ndryshme. Kushtetuta aktuale u miratua në vitin 2006, pas referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, i cili si pasojë rinovoi vetë pavarësinë e Serbisë. Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet në lidhje me Kushtetutën.

Titulli 3

Serbia është një republikë parlamentare, me qeverinë të ndarë në degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Serbia kishte një nga kushtetutat e para moderne në Evropë, Kushtetutën e vitit 1835 (e njohur si Kushtetuta e Sretenje), e cila në atë kohë konsiderohej midis kushtetutave më përparimtare dhe më liberale në Evropë. Që atëherë ajo ka miratuar 10 kushtetuta të ndryshme. Kushtetuta aktuale u miratua në vitin 2006, pas referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, i cili si pasojë rinovoi vetë pavarësinë e Serbisë. Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet në lidhje me Kushtetutën.