MAQEDONIA E VERUIT
TALMIL

MAQEDONIA E VERUIT

  • RSF Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2021 (pozicioni)

    90nga 180

  • RSF Indeksi i Lirisë Botërore të Shtypit 2021 (rezultati)

    31.67

  • Njohuritë mediatike (renditja në Evropë)

    35nga 35

  • Njohuri mediatike (pika)

    15nga 100

  • Barometër i gjallë IREX (rezultati)

    21nga 40

Peizazhi mediatik

Sistemi mediatik i Maqedonisë së Veriut zhvillohet nën ndikimin e rrethanave shumë të trazuara politike. Edhe pse shumica e mediave janë në pronësi private, kjo nuk ka ndikim pozitiv në larminë dhe pavarësinë e përmbajtjes pasi mediat private shpesh janë të lidhura me interesa politike ose biznese që ndikojnë në përmbajtjen e tyre (1). MRT-ja, si shërbim publik, është vazhdimisht në gjendje shumë të paparashikueshme financiare dhe pozita e saj është e rrezikuar nga borxhet e vjetra ndaj institucioneve shtetërore (2). Numri i mediave është jashtëzakonisht i madh në krahasim me madhësinë e tregut të Maqedonisë Veriore – 45 stacione televizive dhe 68 radio stacione që transmetohen në nivel kombëtar, rajonal ose lokal (3). Një koleksion i gjerë mediash kritike dhe të pavarura funksionojnë dhe gjenden kryesisht në internet (1), duke përfshirë BIRN Maqedonia e Veriut, F2N2, Vidivaka etj. Në sferën online, ekziston një problem i madh me gjuhën e urrejtjes dhe narrativet toksike. Një pjesë e mediave online mbajnë marrëdhënie klienteliste me qendrat politike dhe të biznes qendrat e pushtetit, dhe shpesh prodhojnë ose përhapin dezinformata dhe propagandë në mënyrë të koordinuar (4).

Gazetarët

Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), gjatë 10 muajve të parë të vitit 2020, janë regjistruar 14 sulme dhe kërcënime të ashpra kundër gazetarëve. Gjithnjë e më shumë kërcënime për jetën e gazetarëve po raportohen në rrjetet sociale (5). Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit thekson se politikanët dhe zyrtarët publik në Maqedoninë e Veriut ende duhet të demonstrojnë një nivel më të lartë të tolerancës ndaj kritikave dhe të promovojnë lirinë e shprehjes.


Publiku dhe njohuritë mediatike

Niveli i njohurive mediatike në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i dobët. Sipas një raporti të Institutit të Shoqërisë së Hapur (Sofje), Maqedonia e Veriut renditet e fundit (e 35-ta) në mesin e vendeve evropiane për sa i përket nivelit të njohurive medatike (6). Sipas IPSOS, televizioni është burimi më i zakonshëm i informacionit për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rrjetet sociale dhe portalet online ndjekin respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Qytetarët janë të ndarë në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për besimin në media në përgjithësi (7).


Burime :

(1) Freedom house, (2) Komisioni i BE-së, (3) IREX, (4) SEENPM, (5) AJM, (6) OSI, (7) IPSOS

Media


Media kombëtare

Media kombëtare

Fighting False Narratives

Përshkrimi: Projekti Lufta kundër lajme dhe narracione të rrejshme (F2N2) është një projekt i pavarur i Asociacionit qytetar MOST, i nisur me qëllim që të luftojë në mënyrë sistematike dezinformimin në hapësirën e mediave onllajn, duke përdorur mjete të ndryshme digjitale, kode dhe softuer me burim të hapur. Fokusi i tyre kryesor është në monitorimin gjithëpërfshirës dhe sistematik të zhvillimit të narracioneve dezinformuese (vendase dhe të huaja) që shfaqen rreth ngjarjeve kryesore që lidhen me integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Shkoni në sit

Vistinomer

Përshkrimi: Ekspertët e Vistinomer të fushave të ndryshme analizojnë premtimet e subjekteve politike dhe i paraqesin ato në një formë të lexueshme dhe të përmbledhur, së bashku me të dhënat sistematike statistikore. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet nga niveli i përmbushjes: i përmbushur, pjesërisht i përmbushur ose i parealizuar.

Shkoni në sit

Vidi vaka

Përshkrimi: Vidi vaka është një faqe në internet e dedikuar për gazetarinë e thelluar e cila siguron përmbajtje të drejtë dhe të qëndrueshme. Misioni i Vidi vaka është të informojë brezin digjital që merr lajme përmes pajisjeve mobile dhe rrjeteve sociale. Faqja e internetit ofron përmbajtje video dhe multimediale që është e besueshme, e lehtë për të shikuar dhe kursen kohë për të marrë informacionin kryesor.

Shkoni në sit
Media rajonale

Media rajonale

Agence France Presse (AFP)

Që nga viti 2017, AFP ka zhvilluar një shërbim të kontrollimit të fakteve, që shqyrton lajmet e transmetuara në media dhe rrjetet sociale. Në Ballkanin Perëndimor, AFP në moment kontrollon lajmet në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Facebook dhe media të tjera sociale. Në vitin 2021, agjencia e shtypit nisi një fushatë publike mbare botërorë mbi edukimin mediatik dhe mjetet bazë të kontrollit të fakteve.

Shkoni në sit