MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT
SEANCA 4 – TË DESHIFROHEN MEDIAT E NDRYSHME
VlerësimSEANCA 4 – TË DEKODOHEN MEDIAT E NDRYSHME
Kapitujt e shoqëruar
▶ KAPITULLI 9 – PARAQITJET NË EKRAN
▶ KAPITULLI 10 – IMAZHI DHE RREZIQET E MANIPULIMIT TË TIJ
▶ KAPITULLI 11 – NARRATIVA NË IMAGJINAREN KOLEKTIVE TË BALLKANIT
AFTËSITË QË DUHEN FITUAR
-
Jam në gjendje të identifikoj formate të ndryshme të informacionit
-
Kuptoj se çfarë vendi zë imazhi në përhapjen e infox-ave
-
Mund të përkufizoj një mit
PYETËSORI PËR VLERËSIMIN E PJESËMARRËSVE
P1 : Cila kompani e ka blerë YouTube-in në vitin 2006?
- A : Microsoft
- B : Coca-Cola
- C : Ebay
- D : Google
P2 : Cila teknikë nuk është manipulim me fotografinë/videon?
- A : falsifikimi ose fotomontazhi
- B : dëshmia e rreme
- C : dekontekstualizimi
- D : “Deepfake”
P3 : Çfarë përmbajtje mund të gjeni zakonisht në Youtube?
- A : informata të verifikuara nga gazetarët
- B : video argëtuese
- C : filma autorësh
- D : kanale televizive live
P4 : Sa orë në ditë kalon mesatarisht një individ para ekraneve (në botë)?
- A : 1 orë 38 minuta
- B : 3 orë 26 minuta
- C : 6 orë 42 minuta
- D : 9 orë 14 minuta
P5 : Kinemaja mund të konsiderohet si
- A : një media e kompletuar
- B : një mjet për shprehje artistike
- C : një rrjet social
- D : një kanal i informimit publik
P6 : Për çfarë arsyeje përdoret imazhi edhe në infox-at?
- A : është i lehtë për t’u shpërndarë
- B : prej fuqisë së tij simbolike
- C : është e vetmja mënyrë për të prodhuar lajme të rreme
- D : manipulohet lehtë
P7 : Çfarë është miti?
- A : një thashetheme që qarkullon për një kohë të gjatë
- B : një fakt historik i besueshëm dhe i verifikuar
- C : një konstruksion imagjinar që ka një funksion politik/shoqëror
- D : një lloj ligjërimi shkencor dhe racional
PËRGJIGJET E PYETËSORIT
- P1 : D
- P2 : B
- P3 : B D
- P4 : B
- P5 : C
- P6 : A B D
- P7 : C