MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK

SEANCA 2 – MEDIA E RE

Vlerësim

SEANCA 2 – MEDIA E RE

AFTËSITË QË DUHET FITUAR

 

  • Dalloj median tradicionale nga media e re

  • Kuptoj se si mediat sociale e shndërrojnë peizazhin e mediave

  • Kuptoj rreziqet dhe mundësitë e "gazetarisë qytetare" dhe të përdorimit të internetit nga të rinjtë

  • Jam i vetëdijshëm për ndikimin e algoritmeve në mënyrën sesi lundrojmë në internet

  • Kuptoj se si funksionojnë "flluskat e filtrimit" dhe kam përvetësuar metoda të lundrimit për t'iu ikur atyre

 



PYETËSORI PËR VLERËSIMIN E PJESËMARRËSVE

 

P1 : Në mesin e mediave tradicionale, gjejmë:

  • A : Facebook, Instagram, Tiktok
  • B : Televizioni
  • C : Twitter
  • D : Radioja

 

P2 : Rrjetet sociale dallojnë nga media tradicionale për nga:

  • A : Logjika e bashkëpunimit që i pëcakton ato
  • B : Serioziteti dhe profesionalizmi i përdoruesve të saj
  • C : Natyra interaktive e funksionimit të saj
  • D : Aftësia e tyre për të shpërndarë informacion cilësor te sa më shumë njerëz

 

P3 : Nocioni i “gazetarisë qytetare ” lidhet me:

  • A: Një praktikë që e shndërron çdo përdorues të mediave sociale në një prodhues të mundshëm lajmesh.
  • B : Përgjegjësinë e treguar nga përdoruesit e rrjeteve sociale në të gjitha rrethanat
  • C : Rëndësinë e trajnimit të gazetarëve me konceptet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit
  • D : Trajnimin gazetaresk që ofrohet për çdo përdorues të rrjeteve sociale

 

P4 : Gjigandët e internetit përdorin algoritme për të:

  • A : propozuar përmbajtjen që i përshtatet më së miri secilit përdorues
  • B : numëruar klikimet, pëlqimet dhe blerjet e bëra nga përdoruesit
  • C : verifikuar informatat që qarkullojnë në rrjetet sociale
  • D : ndikuar në sjelljen e përdoruesit për qëllime komerciale

 

P5 : Shprehja: Një përdorues është në një "flluskë të filtrimit" do të thotë:

  • A : Ai mund të përdorë në një numër të madh filtrash për të përmirësuar fotot dhe videot e tij
  • B : Ai konsulton vetëm faqe që përmbajnë "fake news"
  • C : Ai ka akses në vetëm një lloj informacioni për shkak të algoritmeve të vendosura nga gjigandët e internetit
  • D : Ai kalon shumë kohë në internet

 

P6 : Fillimisht, premtimi i internetit ka qenë:

  • A : t’u ofrojë përdoruesve akses në përmbajtje të personalizuara
  • B : ta favorizojë emancipimin dhe lirinë e përdoruesve të tij
  • C : t’u mundësojë përdoruesve të internetit të kenë akses në produktet e reja të konsumit përmes reklamave
  • D : t’i izolojë përdoruesit dhe ta testojë mendimin e tyre kritik

 

PËRGJIGJET E PYETËSORIT

  • P1 : B, D
  • P2 : A, C
  • P3 : D
  • P4 : A
  • P5 : C
  • P6 : B