MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT
SEANCA 3 – INFORMACIONI DHE DEZINFORMIMI
Aktivitetet praktikeAKTIVITETI 2 – Zbatimi i rregullës 5 W
Fleta dhe stilografë
PREZANTIM I AKTIVITETIT
Qëllimet:
- Propozohet një metodologji të analizës së informacionit që u mundëson të rinjve vlerësimin e përmbajtjës së një artikulli ose një publikimi.
- Nxiten pjesëmarrësit të përdorin rregullat e gazetarisë.
- Zhvillohet mendimi kritik duke i ftuar pjesëmarrësit që të reflektojnë mbi informacionet.
Përkufizim: Rregulla 5 W është një qasje gazetareske, e cila i mundëson gazetarëve t’i strukturojnë komentet e tyre në mënyrë që lajmet të kuptohen mirë nga publiku. Kjo qasje u përgjigjet pyetjeve themelore të informacionit :
Who? (Kush?)
Where? (Ku ?)
When? (Kur?)
Why? (Pse?)
What? (Për çfarë flitet?)
Kjo qasje është pjesë e një trajtimi kritik dhe metodik të informacionit, që siguron një kornizë për pranimin e informacionit. Pastaj është mirë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të identifikojnë informacionet e rëndësishme të një artikulli ose të një publikimi në rrjetet sociale.
SI ZHVILLOHET AKTIVITETI
- Zgjidhet një artikull në lidhje me një lajm ose me një ngjarje lokale, temë e thashethemeve ose e dezinformimit.
- Pjesëmarrësit ndahen në grupe nga 2 veta dhe u shpërndahet atyre artikulli ose publikimi në fjalë.
- Në një fletë të ndarë (ose në kompjuter), pjesëmarrësit u përgjigjen 5 W duke e zhvilluar përgjigjën sa më shumë të jetë e mundur dhe, nëse është e nevojshme, duke kërkuar informacion nga burimet e përmendura në artikull.
- Krahasohen përgjigjet e dhëna për secilën “W” duke bërë një korrigjim në mënyrë grupore dhe duke e vendosur artikullin e korrigjuar në tabelë.
- Komentohet ushtrimi dhe diskutohet rreth rëndësisë së zbatimit të kësaj metode në bazë ditore.
PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE
Në Google Drive, linku i artikullit u dërgohet pjesëmarrësve dhe kërkohet nga ata që t'u përgjigjen pyetjeve 5W.