Programi pedagogjik
Programi pedagogjik, para së gjithash do t’ju mundësojë të kuptoni se çfarë është edukimi për media dhe informacion (EMI) dhe roli i këtij edukimi në epokën e shoqërisë digjitale.
Do të zbuloni gjithashtu konceptet kryesore që duhet transmetuar (universi mediatik, verifikimi i fakteve, zbërthimi i lajmeve të rreme, etj.), dhe metodat inovative për udhëheqjen e ‘workshop’-eve në EMI për të mobilizuar në mënyrë aktive studentët tuaj përmes përvojave argëtuese, si krijimi i një mediumi shkollore.
Do të lundroni në programin pedagogjik sipas nevojave tuaja specifike arsimore, falë një plani modular trajnimi, dhe mundësisë së eksportimit për shkarkim të dokumenteve “pedagogjike”, dokumenteve të “aktiviteteve praktike” si dhe dokumenteve për “vlerësimin e aftësive”.