Fletë edukative 1

KAPITULLI 1 – ÇFARË ËSHTË EDUKIMI MEDIATIK?

Niveli : Mënyrë

Qëllimet arsimore

Qëllimi 1: Trajneri është në gjendje të përcaktojë se çfarë është Edukimi Mediatik dhe Informacioni

Qëllimi 2: Trajneri i ka përvetësuar sfidat e EMI-së

Qëllimi 3: Trajneri i njeh qasjet e ndryshme të EMI-së

ÇËSHTJET E EDUKIMIT PËR MEDIA DHE INFORMACION

 

Në përgjithësi, edukimi për media dhe informacion promovon njohjen dhe kuptimin e mediave dhe të informacionit nga këndvështrimi i debatit qytetar dhe i pjesëmarrjes sociale.

 

EMI kombinon dy fusha të ndara: përvetësimi i informacionit thekson rëndësinë e qasjes ndaj lajmeve, si dhe rëndësinë e vlerësimit dhe përdorimit etik të tyre. Edukimi mediatik potencon aftësinë për t’i kuptuar funksionet e mediave, për të vlerësuar se si kryhen këto funksione dhe për t’i shfrytëzuar racionalisht këto media për t'u shprehur.

 

Kjo fushë, u mundëson atyre që e transmetojnë:

 

  • Të theksojnë rolin dhe funksionin e mediave në shoqëri, si dhe kushtet në të cilat mediat i përmbushin këto funksione.
  • Të përfshijnë dhe të transmetojnë instrumentet për vlerësimin kritik të përmbajtjes së mediave
  • Të krijojnë media cilësore informative për audiencën e targetuar.


Për të kuptuar plotësisht shtrirjen globale të EMI-së, duhet të theksohet se një shoqëri që i zotëron mediat dhe informacionin dhe që promovon zhvillimin e mediave të lira, të pavarura dhe pluraliste, ka prirjen ta nxisë pjesëmarrjen e duhur të qytetarëve.

 

 

MËSIMDHËNIA E EMI-së: QASJET E NDRYSHME

 

Mësimdhënësi i EMI duhet të përdorë qasje të ndryshme pedagogjike:

  • Qasja “problematikë - hulumtim” përbën identifikimin e problematikës; njohjen e qëndrimeve dhe bindjeve themelore; qartësimin e fakteve dhe parimeve që lidhen me këtë çështje; organizimin dhe analizën e qasjeve të mundshme ndaj çështjes; interpretimin dhe zgjidhjen e çështjes; ndërmarrjen e masave dhe rishqyrtimin e pasojave e rezultateve të secilës fazë. Kjo i mundëson nxënësit të zhvillojë aftësinë e të menduarit kritik. Kjo qasje mund të privilegjohet për analizën e lajmeve të rreme (fake news) ose teorive konspirative.

  • Studimi i rasteve përfshin ekzaminimin e thellë të një situate apo të një ngjarjeje të vetme. Kjo qasje siguron një metodë sistematike të shqyrtimit të ngjarjeve, të mbledhjes së të dhënave, të analizës së informacionit dhe raportimit të rezultateve.

  • Mësimnxënia ndërvepruese, mund të organizohet me punë të thjeshtë në çifte, por edhe në mënyrë më komplekse, për shembull, me anë të projekteve, me puzzle, me pyetje të drejtuara nga kolegët dhe me mësimdhënie reciproke.

  • Me analizën e teksteve, nxënësit mësojnë të identifikojnë se si përdoren kodet dhe standardet gjuhësore për të krijuar lloje të veçanta të paraqitjeve që targetojnë një audiencë të caktuar (standardet "teknike", "simbolike" dhe "narrative" për cilindo tekst mediatik).

  • Analiza kontekstuale synon t’i ndihmojë nxënësit që të mësojnë temat, të tilla si - sistemet e klasifikimit për kinemanë, televizionin dhe lojërat video - lidhjet midis pronësisë dhe përqendrimit të mediave, si dhe - çështjet e demokracisë dhe lirisë së shprehjes.

  • Me rishkrimet, nxënësit mund të mbledhin, për shembull, një seri dokumentesh vizuale ekzistuese që kanë të bëjnë me jetën e një personi dhe t'i përdorin ato si pikënisje për të përgatitur dhe për të realizuar një dokumentar të shkurtër për atë person.

  • Me simulimet, nxënësit, për shembull, mund të marrin rolin e një ekipi televiziv që prodhon një emision për të rinjë. Strategjia diskutohet me nxënësit si një proces arsimor.

  • Dhe, në fund, produksioni u ofron nxënësëve mundësinë që të zhyten në mësimnxënje përmes zbulimit dhe praktikës. Përmes prodhimit të teksteve mediatike (audio, video dhe/ose të shtypura), nxënësit mund të zbulojnë krijimtarinë dhe të shprehin opinionet, idetë dhe perspektivat e tyre.