MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT

SEANCA 4 – TË DESHIFROHEN MEDIAT E NDRYSHME

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – SECILA FOTOGRAFI TREGON NJË RRËFIM

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Tabelë, fletë, lapsa, foto

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimi: T'u tregojmë pjesëmarrëseve në trajnim se perceptimet tona janë të deformuara dhe ndikohen nga përvojat tona të mëparshme, nga pritjet tona, kultura jonë, etj., dhe se perceptimet që kemi për të tjerët ndikojnë në interpretimin tonë të sjelljeve të tyre.

 

Ushtrimi zhvillohet në disa faza. Fillimisht, trajneri u jep pjesëmarrësve fotografi të prera në gjysmë. Pastaj, pjesëmarrësve u kërkohet t’i "plotësojnë" fotot përmes informacionit që ata mund të nxjerrin nga imazhi në fjalë. Në këtë rikonstruktim do të ndikojnë perceptimet dhe mënyra se si ata i shikojnë të tjerët.

 

Pasi trajneri t’ua ketë treguar fotografinë të rinjve, së bashku do të identifikojnë elementet që janë përsëritur në historitë e tyre. Pasi t’i ketë shënuar këto elemente në tabelë, trajneri mund të fillojë një debat rreth stereotipeve dhe paragjykimeve, si dhe rreth rolit të miteve në mënyrën se si bashkëveprojmë me të tjerët.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI 

 

1. Trajnerët i japin çdo pjesëmarrësi nga një fotografi të ndarë në dy pjesë.

 

2. Pjesëmarrësit duhet të "plotësojnë" historinë e identifikuar nga gjysma e parë e fotos së prerë. Ata kanë 5 minuta kohë për ta shkruar tregimin.

 

3. Pjesëmarrësit duhet t’ia tregojnë të tjerëve atë që kanë shkruar. Nëse grupi është i madh, trajnerët mund të krijojnë grupe të vogla me 6-8 persona.

 

4. Trajneri tregon gjysmën e dytë të fotos dhe u kërkon pjesëmarrësve të rishikojnë përshtypjet e tyre.

 

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

  1. Trajneri përgatit ushtrimin paraprakisht dhe zgjedh foton. Fotoja e prerë duhet të mundësojë, pasi të rikonstruktohet, zbulimin e një realiteti më kompleks se ai që mund të tregojë fotografia jo e plotë.

  2. Trajneri ua dërgon të rinjve me email foton. Ai u dërgon edhe udhëzimet e ushtrimit si dhe linkun ZOOM (ose një platformë tjetër) për videokonferencën.

  3. Trajneri i ndan në grupe të rinjtë të mbledhur në videokonferencë.

  4. Secili grup punon në një platformë shkrimi si Google Drive, Framapad, etj. Të rinjtë duhet ta "plotësojnë" tregimin e identifikuar nga gjysma e parë e fotos së prerë. Ata kanë 5 minuta kohë për të shkruar historinë.

  5. Analizë: Trajneri mund të përdorë një faqe "post it online " për të rikrijuar një efekt tabele (p.sh. https://note.ly/) për të shënuar elementet që dalin nga historitë e ndryshme. Ai, pastaj mund të moderojë debatin.

 

 

SHTOJCË : SHEMBULL I NJË FOTOGRAFIJE TË PRERË

 

 

Pjesëmarrësit në trajnim duhet ta "plotësojnë" foton me informacionet që mund të nxjerrin nga imazhi.

 

Këtu fotoja e plotë:

 

 

Fjala është për Gisèle Marie Rocha, muslimane braziliane që i bie kitarës në një grup heavy metal.