MODULI 3 - FUQIA E MEDIAVE

SEANCA 5 – QYTETARIA ONLINE

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – DEBATI LËVIZËS

Kohëzgjatja : 0.5-1 orë
Pajisjet :

ekran i bardhë, videoprojektor, Powerpoint, kompjuter, lidhje interneti
Version alternativ: letër e printuar e një postimit Twitter ose Facebook

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

‘Debati lëvizës’ u mundëson pjesëmarrëseve të vendosen në sallë sipas një pyetje të ngritur nga trajneri. Ky ushtrim është interesant sepse inkurajon pjesëmarrësit që të angazhohen dhe të jenë dinamikë.

 

Qëllimi i ushtrimit është të inkurajojë të rinjtë të reflektojnë rreth praktikave të tyre digjitale dhe rreth së drejtës në Internet.

 

Vërejtje: Pyetja nuk duhet t’i polarizojë dhe t’i ndajë pjesëmarrësit domosdoshmërish, do të shihet se pjesëmarrësit nuk mund të deklarohen për shumë pyetje.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI 

 

1. Përgatitja e sallës: Të rinjtë vendosen vetëm në një grup.

 

2. Duke përdorur një mjet vizual (PowerPoint projektohet në një ekran ose në një mur të bardhë), trajneri tregon një postim kontradiktor në një rrjet social (për shembull, një postim me një koment fyes nga një përdorues i internetit) dhe u kërkon pjesëmarrësve të pozicionohen fizikisht në sallë, duke thënë: «ata që mendojnë se kemi të drejtë ta bëjmë këtë gjë le të vendosen në njërën anë, ata që mendojnë se nuk kemi të drejtë, në anën tjetër». Askush nuk mund të qëndrojë në mes.

 

3. Pjesëmarrësit shkojnë në vendet e tyre.

 

4. Kur pjesëmarrësit të jenë pozicionuar, duhet të arsyetojnë dhe të shpjegojnë pozicionet e tyre, mbi bazë vullnetare ose me mjete të tjera të të shprehurit (duke kaluar një top për shembull). Kur njëra palë ta ketë dhënë një argument, është radha e palës tjetër të argumentojë. Nëse një argument i palës së kundërt konsiderohet i vlefshëm nga një pjesëmarrës, ai mund të ndryshojë anën.

 

5. Në fund të debatit dhe të shpjegimeve, do të propozohet një pyetje tjetër dhe pjesëmarrësit do të lëvizin, deri në fund të ushtrimit.

 

 

SHTOJCË

 

Shembull i një postimi përçarës dhe kontradiktor

Oulala ! @Oulala08514297 - 19 gusht 2019

Ligji i Kuranit ka përparësi mbi ligjin e republikës.

Kështu që Islami është i papërshtatshëm me demokracinë dhe republikën!

Ky sekt vdekjeprurës duhet të ndalohet në Francë, si në Slloveni ose në Kinë! "