MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK
SEANCA 1 - FUNKSIONET DHE MJETET E INFORMACIONIT
Aktivitetet praktikeAKTIVITETI 2 – PASQYRA E LAJMEVE në fillim të seancës
Asnjë
PREZANTIMI I AKTIVITETIT
Për shembull, për të filluar një seancë workshop-i, i kërkohet pjesëmarrësve të tregojnë një lajm ose një ngjarje nga aktualiteti që u ka lërë përshtypje, së fundi, gjë që do të mundësojë debatin rreth kësaj teme.
Duke marrë shembuj konkretë dhe aktualë, pasqyra e lajmeve në fillim të seancës është një ushtrim i mirë për të ushtruar qëllimet e workshop-it dhe mund të ketë interes të shumëfishtë.
Ky ushtrim mundëson që:
- Të përforcohet përmasa e shkëmbimit dhe e bashkëndërtimit të workshopit duke i shtyrë pjesëmarrësit që të flasin për tema të aktualitetit, gjë që favorizon pjesëmarrjen dhe përfshirjen e tyre.
- Të integrohen ose të ripërdoren nocione teorike të përdorura më herët, falë aktualitetit (të përkujtohet përkufizimi i lajmit, dallimi në mes një lajmi dhe një opinioni, të qenit i kujdesshëm mbi natyrën e lajmit, të përkujtohet refleksi natyror që na shtyn ndonjëherë të parapëlqejmë një lajm sensacional dhe/ose të afërt me ne).
- Të jepen informacione rreth përdorimit të mediave nga të rinjtë dhe raporti i tyre me lajmin. Shpesh konstatohet se rrjetet sociale përbëjnë burimin e tyre kryesor të informimit (kryesisht citohen SnapChat dhe Instagram). Ky ushtrim mund të jetë rast i mirë për t’i inkurajuar ata qe të konsultojnë burime të tjera të informimit ku aktualiteti është i prezantuar në një mënyrë tjetër, më të thelluar, si për shembull faqet e internetit të fact-checking-ut që mund t’i përcjellim në disa rrjete sociale.
SI ZHVILLOHET AKTIVITETI
- Secili nxënës gjatë 5 min. kërkon në telefon një lajm ose një ngjarje të aktualitetit që ia ka tërhequr vëmendjen.
- Secili nxënës e prezanton këtë lajm para grupit.
- Nxënësi e tregon burimin e lajmit (Ku e ka hasur këtë lajm për herë të parë?)
- Interesimi i tij për lajmin (Pse ia ka tërhequr vëmendjen?)
- Analiza e këndvështrimëve nga trajneri/trajnerja.
Konteksti Ballkanik
Për këtë aktivitet, referohuni dosjeve «Infox» në seksionin “Të informohesh” të faqes sonë pedagogjike. Aty trajneri do të gjejë shembuj konkretë të lajmeve të rreme të cilave u është besuar dhe të cilat janë shpërndarë nga qytetarët në Ballkan.