Burime Shtesë
TALMIL

Burime Shtesë

Përveç burimeve të ofruara nga Platforma TALMIL, trajnerët e interesuar në edukimin mediatik do të gjejnë në këtë faqe burimet më të mira pedagogjike në gjuhën angleze dhe në gjuhet vendase, për t’i mësuar të rinjtë të lundrojnë me përgjegjësi dhe në një mënyrë të informuar në universin mediatik.

NË ANGLISHT

Pesë mjetet edukative të paraqitura këtu përfshijnë udhëzuesin pedagogjik, programe trajnimesh online, video dhe lidhje të dobishme.


1- MOOC online të UNESCO-s
“edukimi mediatik dhe dialogu ndërkulturor”

MOOC me akses të lirë,”Edukimi mediatik dhe dialogu ndërkulturor”, u konceptua në kuadër të një partneriteti midis UNESCO-s dhe Universitetit Athabasca. Ajo u ofron mësuesve 10 module për trajnim në mësimdhënien e koncepteve kryesore të edukimit mediatik:

– Zotërimi i mediave dhe i informacionit;
– Dialogu ndërkulturor;
– Liria e shprehjes;
– Rolet e shumëfishta të mediave në jetën bashkëkohore;
– Përfaqësimi gjinor dhe stereotipat në media;
– Mediat: sfidat dhe mundësitë për të rinjtë;
– Përdorimi i mjeteve digjitale në një perspektivë qytetare;

edukimi mediatik dhe dialogu ndërkulturor

 

2- Udhëzues pedagogjik i UNESCO-s Program trajnimi për mësimdhënësit

Ky udhëzues pedagogjik paraqet një program gjithëpërfshirës trajnimi për mësimdhënësit në fushën e edukimit mediatik. Qëllimi i tij është të arrijë te miliona të rinj duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësitë kryesore të EMI, të domosdoshme për zhvillimin e mirëqenies dhe qytetarisë.

Udhëzuesi është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë paraqet kornizën e përgjithshme të objektivave dhe aftësive të kërkuara nga EMI. Pjesa e dytë përfshin module të hollësishme dhe konkrete për të diskutuar me të rinjtë nocione të ndryshme themelore të edukimit mediatik.

Program trajnimi për mësimdhënësit

3 – Platforma edukative e UNAOC – Burime të dedikuara për EMI

Kjo faqe interneti ofron module mësimi dhe aktivitete praktike për mësimdhënësit në edukim për media, që mund të përshtaten në gjuhë të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme vendase për secilin vend. Qëllimi i platformës është, në fund të fundit, të shpërndajë edukimin për media sa më gjerësisht në një shkallë globale, në mënyrë që t’i japë një përmasë konkrete nenit 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke përcaktuar se “Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë. “

Burime të dedikuara për EMI

4- Platforma “E-Media Education Lab

Platforma “E-Media Education Lab”, drejtuar trajnerëve për media, mundëson zbatimin e strategjive inovative të trajnimit. Faqja ofron 10 skenarë trajnimi në EMI të klasifikuar sipas temave, të cilat ose mund të shkarkohen drejtpërdrejt, ose të përshtaten nga përdoruesi sipas sfidave të tyre specifike pedagogjike. Platforma, e pasuruar nga më shumë se 350 ekspertë të EMI-së, i mundëson secilit trajner ta hartojë vetë programin e tij të trajnimit.

E-Media Education Lab

5- 10 burime pedagogjke për të zhvilluar edukimim mediatik    

Kjo faqe propozon 10 organizata që ofrojnë akses të lirë në internet, këshilla, video, programe dhe plane mësimi në fushën e edukimit për media dhe informacion.

10 burime pedagogjke për të zhvilluar edukimim mediatik

 

NË RAJON

SHQIPËRI

 

1- Edukimi mediatik – Libri i mësuetit

I botuar nga Instituti i Medias në vitin 2011, me mbështetjen e OFSA (Open Foundation Society Albania), manuali synon të trajnojë studentët në njohjen e mediave dhe në përdorimin e tyre.

Instituti i Medias është organizata kryesore për trajnimin e gazetarëve dhe për edukimin mediatik në Shqipëri.

Edukimi mediatik – Libri i mësuetit

 

 

2- Botimi i de l’UNESCO Edukimi për media dhe informim: forcimi i të drejtave të njeriut, luftë kundër radikalizimit dhe ekstremismit

I përkthyer në shqip nga Instituti i Medias, botimi është një pikë referimi e rëndësishme për të filluar diskutimin dhe për të ofruar perspektiva për aktorët që duan të zbatojnë EMI-në si një mjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Instituti i Medias është organizata kryesore për trajnimin e gazetarëve dhe edukimin mediatik në Shqipëri.

Edukimi për media dhe informim: forcimi i të drejtave të njeriut, luftë kundër radikalizimit dhe ekstremismit

 

 

3- Manuali për aftësim mediatik në shkollë

I botuar në shqip nga IDMC, manuali ka për qëllim t’i trajnojë të rinjtë në zgjedhjen e mediave informative, që të kenë aftësi për të dalluar përmbajtjen, për të kuptuar kontekstet dhe për të dalluar dezinformatën dhe lajmet e rreme kur përballen me to.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë – IDMC është organizatë jo-qeveritare e pavarur, jofitimprurëse dhe joqeveritare me seli në Tiranë, e cila frymëzon dhe mbështet projekte me qasje ndërdisiplinore për të studiuar, kuptuar dhe promovuar zhvillimin e vlerave demokratike dhe rolin e ndikimin e mediave dhe të kulturës brenda dhe jashtë vendit.

Manuali për aftësim mediatik në shkollë

 

 

BOSNJE -HERCEGOVINË

 

4- Manuali për gazetarët që ligjerojnë edukim mediatik

I botuar nga Mediacentar Sarajevo, manuali u drejtohet gazetarëve që dëshirojnë t’u transmetojnë njohuritë dhe përvojat e tyre nxënësve të shkollave dhe të rinjve në perspektivën e edukimit për media dhe informacion. Theksi vihet në metodat e mësimdhënies dhe të mësimnxënies që i përfshijnë në mënyrë aktive studentët, në mënyrë që ata të mund të mësojnë përmes përvojës, lojës me role dhe ndërhyrjeve nga gazetarët. Idetë për aktivitete praktike me nxënës, të prezantuara në manual, mund të përshtaten lehtësisht për fëmijët të shkollave ​​fillore dhe të mesme.

Mediacentar Sarajevo është organizatë që mbështet zhvillimin e gazetarisë profesionale dhe të pavarur në Bosnjë-Hercegovinë përmes trajnimeve, botimeve, hulumtimeve për mediat, projekteve audiovizuale dhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme kulturore.

Manuali është përgatitur në kuadër të projektit rajonal «Media for Citizens – Citizens for Media» – që është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e praktikave të edukimit për media dhe informacion në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Prandaj është përgatitur në mënyrë të përbashkët me disa organizata lokale që janë anëtare të rrjetit SEENPM (Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave) dhe është në dispozicion në gjuhë të ndryshme të rajonit.

Manuali për gazetarët që ligjerojnë edukim mediatik

 

 

MAQEDONIA E VERIUT

 

5- Manuali i trajnerëve

I botuar nga Instituti Maqedon i Mediave, manuali synon t’u vijë në ndihmë trajnerëve të ardhshëm të edukimit për media dhe informacion në përgatitjen e programeve arsimore në një mënyrë të thjeshtë dhe interesante. Është menduar për përfaqësuesit e OJQ-ve, mësimdhënësit që duan të promovojnë EMI në shkolla dhe gazetarët. Për secilin modul ekziston një listë e ushtrimeve dhe e mjeteve pedagogjike që mund të përdoren dhe shumica e aktiviteteve mund t’u përshtaten target-grupeve të ndryshme.

Instituti Maqedon i Mediave (MIM), Instituti Maqedon i Mediave (MIM) është organizatë jo-qeveritare, apolitike, jofitimprurëse që siguron, ndër të tjera, akses falas dhe të lehtë në literaturën mediatike dhe në burime të përditësuara për zhvillimin profesional dhe edukimin në sektorin e mediave.

Manuali është përgatitur në kuadër të projektit rajonal «Media for Citizens – Citizens for Media» – që është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e praktikave të edukimit për media dhe informacion në Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Prandaj është përgatitur në mënyrë të përbashkët me disa organizata lokale që janë anëtare të rrjetit SEENPM (Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave) dhe është në dispozicion në gjuhë të ndryshme të rajonit

Manuali i trajnuesve

 

 

SERBI

 

6- « Bazat e Edukimit mediatik : Manuali i gazetarëve »

I zhvilluar në kuadër të projektit “Fushata për edukimin mediatik”, qëllimi i botimit është të promovojë receptimin kritik të përmbajtjes mediatike, dallimin midis lajmeve dhe argëtimit, si dhe gazetarinë profesionale dhe joprofesionale në Serbi

Në vitin 2013, Koalicioni i mediave (i përbërë nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë – NUNS, Shoqata e Gazetarëve të Serbisë – UNS, Shoqëria e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës – NDNV, Shoqata e Mediave të Pavarura Elektronike – ANEM, Shoqata e Mediave të Pavarura Lokale “Local Press”) filloi projektin “Fushata për Edukimin Mediatik” me qëllim që të përcaktojë perceptimin e mediave dhe nivelin e të kuptuarit të rolit të mediave dhe të kulturës mediatike te të rinjtë dhe te të moshuarit në Serbi, pastaj, përmes një sërë aktivitetesh, të kontribuojë në qasjen analitike ndaj përmbajtjes mediatike.

Bazat e Edukimit në media : Manuali i gazetarëve