Hapësira e trajnerëve
Hapësira e trajnerëve u kushtohet të gjithë profesionistëve të sektorit socio-arsimor që dëshirojnë të marrin mësimet fillestare ose të perfeksionojnë mësimdhënien e Edukimit për media dhe informacion (EMI).
Pavarësisht nëse jeni arsimtar në sistemin arsimor apo animator i të rinjve, do të gjeni në këtë hapësirë burimet që ju nevojiten për t’u trajnuar në mënyrë të pavarur dhe/ose përmes videokonferencës dhe kështu do të mësoni t’i drejtoni ‘workshop’-et në fushën e EMI.
Ky mision i edukimit mediatik është thelbësor: ka të bëjë me transmetimin e një aftësie thelbësore të shekullit XXI. EMI synon t’i «mësojë studentët të lexojnë, të deshifrojnë informacione dhe imazhe, të ‘mprehin’ të menduarit kritik, të formojnë një opinion, aftësi thelbësore për ushtrimin e një qytetarie të ndriçuar dhe të përgjegjshme.»
PROGRAMI PEDAGOGJIK
Mbështetje në mësimdhënien në EMI, përmes një kursi trajnimi modular, të përbërë nga dokumente teorike, dokumente praktike dhe dokumente për vlerësimin e aftësive.
TRAJNIMI I TRAJNERËVE
Duke marrë pjesë në një sesion trajnimi 2-ditor online, të udhëhequr nga ekspertë të edukimit mediatik .