

Hapësira e të rinjve
Kjo hapësirë u dedikohet nxënësve dhe më gjerësisht rinisë së Ballkanit.
Ju ftojmë këtu në mënyrë autonome ose si plotësim i trajnimit tuaj në edukim mediatik, që t’i zhvilloni njohuritë mbi ndërtimin e informacionit dhe deshifrimin e tij në kontekstin ballkanik.
Në hapësirën e të rinjve, do të mundeni, për shembull, të zbuloni profesionin e gazetarit, të testoni aftësitë tuaja për të identifikuar lajmet e rreme apo edhe të filloni shkrimin e një artikulli. Ju propozohet, madje, një aventurë gazetareske interesante: të krijoni, vetëm apo me miqtë tuaj, një revistë web online për t’u bërë një gazetar i vërtetë !