MODULI 3 - FUQIA E MEDIAVE

SEANCA 5 – QYTETARIA ONLINE

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 1 – Tabela e Praktikave të Mira online

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

1 kompjuter, PowerPoint, ekran ose mur i bardhë, videoprojektor ose Tabelë
Opsionale (nëse nuk ka kompjuter as tabelë): Dokumente të printuara

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Qëllimet:

  • Të analizohen disa praktika që mund të përdoren online
  • Të inkurajohet qytetaria digjitale pozitive dhe e respektueshme
  • Të ushtrohet dialogu dhe argumentimi i opinionit tonë

 

Ushtrimi përbëhet nga një tabelë që duhet të plotësohet nga pjesëmarrësit dhe nga një listë e disa sjelljeve të mundshme në internet. Pjesëmarrësit duhet t’i klasifikojnë këto praktika/sjellje në ato që i konsiderojnë si praktika të mira ose të këqija.

 

Për më tepër, dialogu dhe argumentimi janë të domosdoshëm për ta kryer këtë aktivitet: prandaj, kërkohet prej pjesëmarrëseve që ta arsyetojnë zgjedhjen e tyre. Ky qëllim i fundit i dialogut arrihet në mënyrë më efikase me caktimin e një raportuesi për secilin grup, duke i inkurajuar pjesëmarrësit të arrijnë një mirëkuptim dhe të konsultohen me njëri-tjetrin përpara se të japin një përgjigje përfundimtare.

 

Variant i ushtrimit: Nëse në sallë nuk ka kompjuter ose tabelë, mund të printoni formularin e praktikave të mira në disa kopje, duke lënë në dispozicion shumë rubrika, në mënyrë që pjesëmarrësit t'i plotësojnë hap pas hapi, pas çdo propozimi.

 

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI 

 

1. Përgatitja e sallës: Të rinjtë ndahen në dy ose tri grupe dhe u prezantohet dokumenti i Praktikave të Mira në tabelë me video projektor (ose në letër).

2. Pjesëmarrëseve u propozohen një nga një këta shembuj të cilët do t’i klasifikojnë:

  • Raportohet një koment urrejtjeje ose i dhunshëm nën një postim.
  • Pranohet kushdo në listën e miqve.
  • Bllokohet një përdorues në një rrjet social.
  • Debatohet me një person fyes në komentet e një videoje.
  • Jepen adresa ose informacione personale.
  • Postohet një foto e miqve tuaj pa i pyetur.
  • Përdoret i njëjti fjalëkalim për të gjitha rrjetet sociale.

3. Çdo përgjigje do të argumentohet nga grupet dhe do të hapë një mini-debat bazuar në reflektimet në vazhdim: Liria e shprehjes, moderimi i përmbajtjes urrejtëse, konspiracionizmi, shpifjet, (shih “DOKUMENTI 14 – QYTETARIA DIGJITALE” dhe “DOKUMENTI 12 – Sensibilizimi kundër urrejtjes online”).

 

PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE

 

Pjesëmarrësit mund ta plotësojnë këtë tabelë në distancë, duke ua dërguar tabelën dhe duke u dhënë shembuj të propozimeve që do të shënohen në tabelë.

 

SHTOJCË

 

Shembull i tabelës të praktikave të mira online:

 

Praktika të mira online

Praktika të këqija online