DOKUMENTE SHTOJCË

Aktivitetet praktike

AKTIVITETE PRAKTIKE ONLINE

PREZANTIM

 

Dokumenti vijues do t'ju udhëheq në animimin e aktiviteteve praktike online rreth edukimit për media. Këto aktivitete janë në anglisht.


Ju keni mundësi t'i udhëhiqni këto aktivitete përmes një videokonference, me një kohë për prezantimin e ushtrimeve, një kohë për praktikë dhe pastaj një kohë për raportime dhe debat virtual me të gjithë pjesëmarrësit.

 

Ju gjithashtu mund t’ua dërgoni linqet e ushtrimeve të rinjëve, si "detyrë shtëpie" që duhet të kryhet në kompjuter.

 

 

KUIZ ONLINE - TË DIHET TË IDENTIFIKOHEN FAKE NEWS-at

 

Kuizet online në vijim do t’i familjarizojnë pjesëmarrësit me metodën e verifikimit të fakteve. Ata ftohen të vlerësojnë nëse ndonjë artikull ose imazh është një informacion i verifikuar ose një lajm i rrejshëm. Ushtrimi i UNICEF-it i kushtohet posaçërisht luftës kundër manipulimit të informacionit rreth koronavirusit.

 

Kuiz online të ABC EDUCATION

“Real, LOLZ, oops or fake” - linku


Kuiz online të QUIZIZZ
“Media literacy and fake news” - linku



Kuiz online të FACTITIOUS
“E vërtetë apo e rrejshme : testoji shkathtësitë e tua si fact-checker përmes 6 niveleve ” - linku

 

Kuiz online të UNICEF-it :
“Fakte ose fiksion : vlerësojini njohuritë e juaj për sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi ”- linku

 

 

DEBATE RRETH PODCASTEVE TË “ON THE MEDIA”

 

ON THE MEDIA ka krijuar një seri podcast-esh që adresojnë çështjen e mediave, të informacionit dhe të lajmeve të rrejshme. Ne kemi zgjedhur 3 episode të cilat kanë një dimension pedagogjik veçanërisht interesant. Ju mund t'i ftoni studentët tuaj të dëgjojnë këto podcast, pastaj të nxitni debate online rreth shembujve konkret të teorive të konspiracionit, të urrejtjes online ose fushatave të dezinformimit.

 

Podcast 1 :
“Teoritë e komplotit bëjnë boom në Facebook” - linku



Podcast 2 :
“Konspiracionizëm dhe ksenofobi në mediat polake” - linku



Podcast 3 :
“Fushatat e dezinformimit rreth koronavirusit” - linku

 

 

ESCAPE GAME – LOJËRA IMERSIVE ONLINE RRETH EMI

 

Në mënyrë që t'i jepni një dimension konkret trajnimit në edukimin për media, ftojini studentët tuaj të bëhen vetë prodhues informacionesh ose të fake newsave përmes këtyre dy lojërave imersive online.

 

Bëhu reporter i ri i BBC-së

“Ireporter Game for students” - linku

Detyra e juaj si reporter i BBC-së është të mbuloni një lajm të minutës së fundit duke postuar historinë tuaj në faqen "BBC Live". Historia juaj do të gjykohet mbi ekuilibrin midis saktësisë, impaktit dhe shpejtësisë.

 

Bëhu krijues i fake news-ave me FAKE IT TO MAKE IT

Lojë immersive online - link

Fake it to make it është një simulator i uebsajteve të lajmeve të rrejshme, i cili tregon pse dhe si manipulohen njerëzit. Lojtari luan aty rolin e një studenti i cili dëshiron të mbush fondet e tij me lehtësi në sajë të një uebsajti informacionesh të rrejshme, falë fitimit përmes reklamave dhe ndarjes në grupe (false) në rrjetet sociale.

 

 

AKTIVITETE ONLINE NË PLATFORMËN TALMIL

 

Seksioni për të rinjtë i platformës TALMIL ofron aktivitete praktike online, në mënyrë që të përcjellin nxënësit në mënyrë argëtuese në mësimin e koncepteve kryesore të edukimit për media.

 

Kuiz online :
“ Testoji njohuritë e tua për mediat dhe informimin!” - linku

 

Kuiz online :
“Info apo infox : a do të jesh në gjendje të identifikosh informacionin e vërtetë?” - linku

 

Aktivitete praktike online :
“ Bëhem reporter praktikant ” - linku