MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK

SEANCA 1 - FUNKSIONET DHE MJETET E INFORMACIONIT

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 3 – LOJË ROLESH NË NDËRTIMIN E LAJMIT

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Asnjë

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Në lojën e roleve të ndërtimit të lajmit, pjesëmarrësit luajnë rolin e aktorëve të ndryshëm që marrin pjesë në krijimin e lajmit:

 

  • aktorë, dëshmitarë, gazetarë, redaktorë dhe animatorë-teknikë.

 

Pjesëmarrësit duhet të sensibilizohen për vështirësitë që lidhen me ritranskriptimin besnik dhe objektiv të një fakti, sidomos kur mbështetet në dëshmi.

 

Qëllimet:


- Të rinjtë të kuptojnë, të materializojnë dhe të identifikojnë aktorët e ndërtimit të lajmit.
- Pjesëmarrësit të shndërrohen në aktorë mediatikë (lojë rolesh).

 

Fillimisht duhet të ndahen pjesëmarrësit në 5 grupe. Secili grup do të ketë një rol që do ta luaj në ndërtimin e lajmit që paraqet etapat e ndryshme të prezantuara në pjesën kushtuar ndërtimit të lajmit në dokumentin pedagogjik 3.



Realizimi i mirë i këtij ushtrimi kërkon që grupet e ndryshme të mos hyjnë në kontakt para ndërveprimeve dhe shkëmbimeve të parapara në ushtrim (do të ishte shumë mirë që pjesëmarrësit të nxirren nga salla dhe të kthehen brenda në grupe).

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

  1. Fillimisht, grupi i parë sajon një ngjarje të interesit të përgjithshëm. Për shembull, një aksident të një personaliteti politik, një protestë të punëtorëve pas mbylljes së një fabrike ose arrestimi i një VIP-i (yll i humorit ose aktor i njohur). Pasi të bien dakord pa pjesëmarrjen e grupeve të tjera, grupi duhet ta mimojë/luaj/vizatojë ngjarjen në fjalë vetëm përpara grupit të dytë.

  2. Grupi i dytë anëtarët e të cilit luajnë rolin e dëshmitarëve marrin pjesë në shfaqjen e ngjarjes, që aktrohet nga grupi i parë dhe informojnë mediat.

  3. Grupi i tretë, ai i gazetarëve, që atëhere hyn në skenë: anëtarët e tij dëgjojnë dëshmitë e dëshmitarëve (të grupit të 2) dhe verifikojnë lajmin duke i kryqëzuar dëshmitë me intervista të bazuara në atë që gazetarët quajnë 5W (When=Kur? Where=Ku? Who=Kush? What =Çfarë? Why=Pse?).

  4. Grupi i katërt, ai i redaktorëve (që ka qëndruar anash prej fillimit) mbledh raportet e intervistave dhe përpilon një përmbledhje (do të thotë një artikull të shkurtër përmbledhës të ngjarjes duke iu përgjigjur “5W”).

  5. Ky artikull i shkurtër i përcillet anëtarëve të grupit të pestë (animatorë dhe teknikë) të cilët e shpërndajnë informatën ashtu siç u është raportuar, me një incizim audio ose video ose, për shembull, duke simuluar një edicion televiziv lajmesh.

    Katër grupet që do të përcjellin lajmin (prej dëshmitarëve deri te shpërndarja) do të kenë punën e vështirë të përcjelljes sa më të plotë dhe neutrale të mundshme të lajmit. Megjithatë, mund të jetë interesante që të shkaktohet qëllimisht dështimi i realizimit të këtij ushtrimi duke i kërkuar, për shembull, njërit prej dëshmitarëve të grupit të dytë që të gënjejë në lidhje me atë që ka parë ose të sajojë një komplot rreth ngjarjes.

  6. Një analizë e shpejtë e ushtrimit mundëson që të shtrohen këto pyetje:

    - A është transmetuar lajmi në mënyrë besnike? A e raporton grupi i fundit një informacion të afërt me realitetin e fakteve ?
    - Cilat janë vështirësitë e secilës(it) etapë/funksion?
    - Cilat janë përcaktuesit/cila është hapësira për manovrim e secilit grup lidhur me trajtimin e lajmit?

 

Konteksti Ballkanik

Për këtë aktivitet, referojuni dosjeve «Infox» në pjesën“Të informohesh” të faqes sonë pedagogjike. Trajneri aty do të gjejë shembuj ku lajmi është shmangur gjatë ndërtimit të lajmit.