TALMIL

FAKE NEWS & MINORITETE

PËRKUFIZIM

 

Gjuha e urrejtjes online stigmatizon prejardhjen, ngjyrën e lëkurës, gjininë, orientimin seksual, përkatësinë fetare ose vizionin e botës së një minoriteti, me qëllim që të kristalizojë rreth saj urrejtje dhe diskriminim. Interneti kontribuon në shpërndarjen masive të kësaj gjuhe të urrejtjes duke e favorizuar mungesën e përmbajtjes falë mungesës së konfrontimit të drejtpërdrejtë. Kështu që, përmbajtjet urryese marrin më shumë vëmendje dhe shpërndahen më shumë online.

 

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për çështje të minoriteteve thekson në një komunikatë për media të 27 shkurtit 2020 se këto dhjetë vitet e fundit, sektarizmi dhe gjuha e urrejtjes, të pranishme në platformat digjitale, i kanë kontribuar rritjes së grupeve ekstremiste të dhunshme dhe rritjes së akteve kriminale kundër minoriteteve fetare dhe etnike, sikurse edhe kundër migrantëve. Eksperti analizon gjithashtu se, sa më shumë shpërndahen fjalë urrejtjeje në rrjete sociale, aq më shumë ato hyjnë në lëvizjen e mendimit dominues dhe krijojnë një mjedis më tolerant ndaj akteve të dhunës të kryera kundër komuniteteve minoritare.

 

 

ILUSTRIM : NJË FAKE NEWS MBI MIGRANTËT NË BOSNJE-HERZEGOVINË

 

“Migrantët kanë sulmuar një të mitur afër stacionit të trenave të Sarajevës”. Ky thashethem është shpërndarë nga gati të gjitha mediat e Bosnje-Hercegovinës në vitin 2019.

 

Por hetimet e policisë së Sarajevës kanë treguar se ky lajm ishte rezultat i një manipulim lajmi që kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes në mes komuniteteve të vendit.

 

Këto fjalë urrejtjeje të rreme janë paraqitur së pari kur njëra nga faqet web më të vizituara në vend, Klix.ba, e ka dhënë lajmin e sulmit të prezumuar nga migrantët ndaj një 17 vjeçari në Sarajevë, si legjendë e një fotografie ku shihej një person i rrahur në një ngushticë të errët. Por, pas hetimeve, policia ka treguar jo vetëm se sulmi nuk ishte vepër e «migrantëve», por edhe që nuk kishte ndodhur aty ku thoshte faqja web, afër stacionit të trenave.

 

Ky stigmatizim i migrantëve përmes lajmeve të rreme është i shpeshtë në Ballkan, si në mediat e shkruara ashtu edhe në rrjetet sociale.