MODULI 3 - FUQIA E MEDIAVE

SEANCA 6 – REALIZIMI I NJË MEDIUMI QYTETAR (RADIO, REVISTË, VIDEO)

Fletë edukative 18

KAPITULLI 18 – REALIZIMI I NJË PROJEKTI VIDEO

Niveli : I vështirë

Qëllimet arsimore

Qëllimi 1: Trajneri mund t’i shoqërojë të rinjtë gjatë përgatitjes, produksionit, montazhit dhe emetimit të një edicioni televiziv lajmesh

Qëllimi 2: Trajneri mund të shpërndajë material shtesë që u përshtatet nxënësve për t’i ndihmuar që të kuptojnë një problem

Qëllimi 3: Trajneri mund t’i shoqërojë të rinjtë gjatë përgatitjes, produksionit, montazhit dhe shfaqjes së një filmi me metrazh të shkurtër

REALIZIMI I NJË EDICIONI TELEVIZ LAJMESH

 

Pajisjet: Për të realizuar një edicion televiziv lajmesh, paraprakisht duhet të zgjidhet kamera (me përdorim të lehtë) ose të vendoset që të përdoren telefonat celularë të anëtarëve të grupit. Do të ju duhet edhe një softuer për montazh (shih linqet më poshtë) si dhe tu mësoni nxënësve bazat e montazhit video. Zgjidhni pastaj një ose më shumë kanale të shpërndarjes (youtube, rrjete sociale…).

 

Koha e nevojshme: Realizimi i një edicioni televiziv lajmesh mund të zgjasë disa gjysmë-ditë punë individuale dhe në grup.

 

1. Përzgjedhja e temave:

Gjëja e parë që duhet bërë është të organizohet një mbledhje e redaksisë për të përcaktuar emrin e edicionit të lajmeve, temat që do të trajtohen, por edhe formatet (reportazh, intervistë, debat, blic info) dhe këndvështrimi i zgjedhur.

2. Ndarja e roleve:

Eshtë rasti për të ndarë edhe rolet e “gazetarëve”, të “ekspertëve” të prezantuesit ose të prezantuesve, të “teknikëve” (kameraman, montazher) dhe për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve: kush po e bën këtë punë? si duhet ta përgatisë secili punën e tij (hulumtime, pyetësor, reportazh, ndërhyrje).

3. Plani drejtues dhe skripti :

Më pas nevojitet të përgatitet një plan drejtues (plani i emisionit minutë për minutë) dhe të përcillet prezentuesi apo prezentuesja gjatë përpilimit të tekstit të tij apo të saj, apo të skriptit (çdo gjë duhet të hartohet: hyrja, paralajmërimi i temave, prezantimi i gazetarëve, përfundimi i secilit format, tranzicionet, përfundimi, falënderimet…) dhe të shtyhet ai ose ajo që të ushtrohet të flasë pa i mbajtur sytë te fleta.

4. Xhirimi:

Xhirimi bëhet në para-regjistrim (e jo live) dhe me sekuenca për t’iu shmangur zhurmave të karrigeve, të lëvizjeve dhe të ruhet ritmi, për shembull:

hyrje-prezantim/ tema 1/përfundimi-prezantimi/ tema 2/përfundime ITW/ ITW/ përfundim-prezantim/ tema 3/përfundim i edicionit/ falënderime/

me një sfond neutral, ose të zgjedhur, me dritë të mjaftueshme dhe një kuadrim fiks dhe të përshtatur.

5. Montazhi:

Pastaj duhet të bëhet montazhi i të gjitha elementeve me rend që të duket se edicioni është ‘live’ (apo se është një emetim i rrjedhshëm) duke e respektuar planin e përgatitur paraprakisht në një softuer

6. Emetimi

Në fund edicioni duhet të hidhet online, në youtube, për shembull, por edhe në rrjetet sociale, ose në intranet, duke i saktësuar fjalët kryesore, duke i vërë linqet drejt përmbajtjeve të tjera, pasi të jetëpunuar paraprakisht mbi identitetin vizual (logo, titull) dhe duke shtuar një përshkrim të shkurtër, me qëllim që përdoruesi i internetit të ketë dëshirë të shohë edicionin e lajmeve.

 

REALIZIMI I NJË FILMI ME METRAZH TË SHKURTËR, I NJË DOKUMENTARI OSE I NJË REPORTAZHI

 

Realizimi i një videoje mund të bëhet në formate të ndryshme:

  • metrazh i shkurtër ( fiksion i shkurtër i skenarizuar)
  • dokumentar (video të llojit “hulumtim” mbi një problem të trajtuar në aspekte të ndryshme)
  • reportazh (video që trajton një temë në veçanti dhe me një këndvështrim të vetëm)

 

Pajisje: Realizimi i një videoje nuk kërkon domosdoshmërisht pajisje profesionale: mjaftojnë një aparat digjital, një smartphone, një tablet.

 

Koha e nevojshme: Realizimi i një filmi me metrazh të shkurtër, në grup, mund të kërkojë disa gjysmë-dite pune individuale dhe në grupe. Koha e realizimit mund të shkurtohet nëse përgatitet një plan sekuence, do të thotë, duke e xhiruar një video për një here, gjë që nuk do të kërkojë montim.

 

1. Përzgjedhja e temës:

Para se të fillohet me etapat e nevojshme për realizimin e filmit, është mirë të sensibilizohen nxënësit me temën duke vënë në dispozicion dokumente, materiale për të krijuar një ambient të mirë për bisedë mbi temën duke përcaktuar disa drejtime të mundshme  me të rinjtë; duke eksploruar dhe përdorur burime ekzistuese; duke e përpunuar një mesazh.

Duke u nisur nga ky mesazh, është mirë të shkruhet bashkërisht një tekst i shkurt (një faqe) i cili përmbledh se çka duam të tregojmë në film. Ky është sinopsisi, ai i përmbahet skemës narrative dhe e shpjegon fundin.

 

2. Forma:

  • Formati: Një film maksimumi dy minutësh, duhet të jetë i shkurtër dhe efikas. Duhet të zgjidhet formati: video informuese, reklamë, skeç, trailer, fiksion, reportazh.
  • Skenari: Duhet të jetë sa më i detajuar për një realizim të shpejtë. Pastaj, ngjarja duhet të ndahet në disa sekuenca narrative, më pasdisa sekuenca në disa plane dhe në fund të përgatitet një story-board apo një skenar-imazh.

 

3. Para xhirimit:

  • Duhet të gjenden vendet e xhirimit dhe dekoret, tekstet, dialogët, kostumet dhe aksesorët.
  • Duhet gjithashtu të ndahen rolet brenda ekipit: kameramani, montazheri, skripti, regjisori, tonisti (regjistrimi i zërit, muzika), aktorët.

Po ashtu duhet të bihet dakord mbi teknikat e përdorura:

  • për imazhet: film standard (aktorë që i interpretojnë skenat), animacion sendesh (plastelinë, lego, playmobil, forma më fotografi të prera...), pixele (fotografi imazh/imazh), diaporama të sonorizuara dhe të animuara.
  • për zërin: regjistrim i zërit drejtpërdrejtë gjatë xhirimit, zërimi pas xhirimeve (riregjistrim i zërave), kolona zanore (zëri off, komentet, muzika).

 

Lejet për të përdorur incizimet e zërave dhe videove duhet të merren paraprakisht dhe në fund të realizohet xhirimi.

 

Për ta lehtësuar montazhin, mund të fillohet çdo xhirim me një plan të bërë në një ‘klap’ duke e treguar numrin ose emrin e sekuencës, numrin e xhirimit.

 

4. Gjatë xhirimit, duhen zgjedhur imazhet më interesante dhe duhen ruajtur të gjitha xhirimet në memory card ose në një kompjuter.

 

5. Montazhi përbëhet nga disa etapa :

  • Bartja e materialeve video dhe audio, montazhi audio dhe video, shtimi i efekteve, nëse është e nevojshme, shtimi i muzikës (pa të drejta autoriale), i titrave (nëse është e nevojshme), i një hapje në fillim dhe në fund.
  • Materiali i montazhit i finalizuar pastaj duhet të bartet për emetim. Prej materialit filmik të përfunduar janë të mundshme të gjitha emetimet (web, videoprojeksion, televizor, etj).

Për më tej

Të shkarkohet Shotcut (Softuer për montazh)

Të shkarkohet Magix Video Easy (Softuer për montazh)

http://windows.microsoft.com/fr-FR/windows/get-moviemaker-download (Softuer për montazh)

https://www.apple.com/fr/ilife/imovie/ (Softuer për montazh)

http://www.gypsevideo.fr/index.php?option=com_content&view=article&id=163:live-m (Tutorial)

 

CCFI, Agjencia franceze dhe zhvillimit media dhe ESJ (Shkolla e gazetarisë e Lille-it) kanë krijuar një uebsajt të quajtur « 24 orë brenda një redaksie » https://www.24hdansuneredaction.com/en/tv-en/.
Ky uebsajt propozon shumë burime mbi punën gazetareske por edhe mbi prodhimin e informacioneve në formë video,:
• “Conducting a good interview” : https://www.24hdansuneredaction.com/en/tv/08-conducing-a-good-interview/
• “Talking with pictures” : https://www.24hdansuneredaction.com/en/tv/10-talking-with-pictures/
• “ Writing for the screen” : https://www.24hdansuneredaction.com/en/tv/12-writing-for-the-screen-graphs-headers-and-captions/