MODULI 3 - FUQIA E MEDIAVE

SEANCA 6 – REALIZIMI I NJË MEDIUMI QYTETAR (RADIO, REVISTË, VIDEO)

Fletë edukative 16

KAPITULLI 16 – KRIJIMI I NJË PODCAST-i

Niveli : Mënyrë

Qëllimet arsimore

Qëllimi 1: Trajneri i njeh fazat e ndryshme të prodhimit të një podcast-i

Qëllimi 2: Trajneri mund të mbështesë të rinjtë në përgatitjen, prodhimin, montazhin dhe transmetimin e podcast-it

Qëllimi 3: Trajneri mund ta organizojë me të rinjtë një emision sipas modelit Fake News Factory (shih më poshtë)

RRUGA E REALIZIMIT TË NJË PODCAST-i

 

Podcast-i dhe emisionet radio

 

Podcast-i dallon nga emisionet radio në atë që është krijuar vetëm për t'u transmetuar online (në internet) dhe jo në radio.

 

Kujdes: mos i ngatërroni replay radio-t, shpesh të quajtura "podcast" të cilat ju mundësojnë t’i dëgjoni përsëri programet e radios të transmetuara më parë dhe ‘native podcast’-in, i cili nuk transmetohet nëpër valët radiofonike.

 

Specifikat e podcast-it

 

Ndryshe nga emisioni i radio-s, podcast-i nuk ka asnjë afat kohor dhe mund të trajtojë një larmi temash (tema për publik të gjerë si dhe tema për audiencë të caktuar). Prandaj, producentët kanë një liri më të madhe editoriale dhe mund ta zgjedhin grup targetin e tyre duke e përshtatur përmbajtjen. Një podcast mund të përmbajë një numër të pakufizuar sekuencash dhe të ndahet në sezone (tematike ose kronologjike).

 

Nëse producenti dëshiron që dëgjuesit të jenë besnik podcast-eve, ai duhet të marrë parasysh rëndësinë e rregullsisë së transmetimit, identitetin vizual dhe zanor me një theks të veçantë në cilësinë e zërit. Për më tepër, meqenëse synohet që podcast-i të qarkullojë në internet, është thelbësore që të shpërndahet në sa më shumë platforma dhe të promovohet në internet, veçanërisht në rrjetet sociale.

 

1. Përzgjedhja e temës

  • Mbledhja e redaksisë është hapi i parë në përcaktimin e temës së podcast-it tuaj me ekipin e plotë.
  • Mund të zgjidhni një temë:
  • Shumë të thjeshtë, për shembull: “Jeta në mediatekën e qytetit tuaj ”
  • Një temë e gjerë, por jo domosdoshmërish e lehtë për t’u trajtuar, për shembull: "Çfarë do të thotë të jesh i ri sot?"
  • Ose një temë më specifike, për shembull: «Kupa botërore e futbollit», «Seksizmi», etj.
  • Pjesëmarrësit duhet të vendosin edhe për emrin e emisionit.

2. Duhet të dakordoheni edhe për:

  • Kohëzgjatjen e emisionit (20 minuta, për shembull)
  • Ndarjen e roleve për secilin (prezantuesi, gazetari, eksperti…)
  • Përcaktimi i përmbajtjes së secilës pjesë të emisionit (reportazh, debat, intervista)
  • Përcaktimin e kronometrit, ose “dirigjenti” i sekuencës minutë për minutë

3. Formati i animimit të podcast-it: Për të animuar një podcast, mund të përdorni intervista, debate, reportazhe ose këto tre formate njëkohësisht.

  • Teknikat e intervistës:
  • Në bazë të tematikës së zgjedhur, pjesëmarrësi/pjesëmarrësja duhet të gjejë personin për ta kontaktuar.
  • Personi që zhvillon intervistën mban kontrollin e shkëmbimit. Ai duhet të ndjekë rendin e pyetjeve të përgatitura paraprakisht. Këto pyetje ndjekin një rrugë logjike.
  • Kjo kërkon një punë të madhe hulumtuese paraprake. Pyetjet duhet të jenë precize.
  • Personi që interviston di si të reagojë në përgjigjet e dhëna dhe të shkëputet nga pyetjet e tij, kur është e nevojshme.
  • Përgatitja e debatit:
  • Qëllimi i debatit është diskutimi rreth një teme specifike ku është e nevojshme shumëllojshmëria e pikëpamjeve, për shkak të kompleksitetit të temës ose për shkak se kjo temë ka hapur debat.

Prezantuesi ka një rol të veçantë:

  • Ai do ta udhëheqë tryezën e rrumbullakët duke bërë pyetje specifike rreth temës dhe duke ua dhënë fjalën pjesëmarrësëve. Ai duhet të sigurojë që do të respektohet koha e shprehjes për secilin.

Disa pjesëmarrës do ta luajnë rolin e ekspertëve:

  • Secili duhet të ketë një rol specifi. (sociologu, prindi i një studenti ...).
  • Ekspertët punojnë në argumentet e tyre.
  • E studiojnë temën së bashku, shkëmbejnë ide dhe e ndihmojnë prezantuesin(en) që t’i përgatisë pyetjet.
  • Në fund të këtij hapi, pjesëmarrësit duhet ta kenë të përgatitur rrjedhën e debatit të tyre dhe duhet të jenë të gatshëm për të regjistruar!
  • Reportazhi: Reporteri kërkon lajmet aty ku janë: në terren. Prandaj, reporteri është një gazetar që i përcjell ngjarjet e aktualitetit për t'i transmetuar ato te dëgjuesit.

Për ta përgatitur transmetimin, ai duhet:

  • të mbledhë të dhëna rreth temës
  • t’i përgatisë pajisjet
  • të përzgjedhë bashkëbiseduesit
  • t’i regjistrojë informatat që dëshiron të mbledhë.

Në terren, ai duhet :

  • të gjejë bashkëbiseduesit e duhur
  • të dijë të prezantohet
  • të bëjë pyetjet e duhura, të vëzhgojë, të marrë shënime.
  • të regjistrojë një intervistë, të përzgjedhë çaste të atmosferës, të ruaj elemente të zërit

  1. Regjistrim jashtë-transmetimit

Intervistë ose regjistrim i zërit jashtë:

  • Reporteri duhet të ketë një telefon celular të tipit smartphone (ose një mikrofon, nëse është e mundur).
  • Përdoret funksioni "regjistrim" (butonet "rec", "stop" dhe "save") për t’i regjistruar pyetjet dhe më pas përgjigjet e bashkëbiseduesit, duke u siguruar që mjedisi të mos jetë shumë i zhurmshëm.
  • Nëse bëhet fjalë për regjistrimin e tingujve të ambientit (për shembull: zhurma e një turme që demonstron), do të mjaftojë që telefoni celular ose mikrofoni të kthehet drejt turmës.

 

4. Montazhi në fazën e parë

  • Pasi të jenë regjistruar sekuencat e ndryshme, mund të fillojë faza e montazhit, që konsiston në nxjerrjen e tingujve nga telefoni (duke ia dërguar vetes me email ose me anë të një çelësi USB).

Vërejtje: sekuencat, për siguri, i dërgohen edhe trajnerit para se të fshihen nga telefoni ose mikrofoni.

  • Pastaj duhet të shkarkohen në një kompjuter të pajisur me një program të montazhit Audacity ( www.audacity.sourceforge.net), Netia ose me një tjetër program për montazhin e zërit.
  • Për të treguar si instalohet një sesion montazhi në një kompjuter dhe si bëni montazhin e tingujve janë në dispozicion tutoriale të ndryshme (https://manual.audacityteam.org/index.html).
  • Ju mbetet tani t’i trajnoni të rinjtë e grupit tuaj në disa përdorime (mjaft të thjeshta në realitet!) të cilat do t'u mundësojnë atyre të shkarkojnë dhe të bëjnë montazhin e tingujve për të krijuar një reportazh audio.

5. Incizimi i emisionit

Pjesëmarrësit ulen me radhë rreth një tavoline të vogël.

Në qendër të kësaj tavoline regjistron një smartphone me mikrofon.

Për të shmangur zhurmën e karrigeve, të vajtje-ardhjeve dhe për të mbajtur ritmin e emisionit, duhet të regjistrohet në disa pjesë sipas rrjedhës së emisionit.

Për shembull:

  • Moderatori bën hapjen e programit
  • Editoriali
  • Prezantimi i temave
  • Intervistat
  • Falënderimet, fundi i emisionit

Vërejtje: Nëse dëshironi të transmetoni një reportazh, duhet ta shtoni në fazën përfundimtare të montazhit.

6. Montazhi i regjistrimeve dhe transmetimi i podcast-it

  • Trajneri ka për detyrë të vendosë regjistrimet njëri pas tjetrit për t’i shndërruar në një sekuencë dhe të shtojë "presje zanore" (pjesë muzikore më të shkurtra se 5 sekonda) për ta bërë atë më të rrjedhshme si dhe për t’i lidhur pauzat.

 

  • Pastaj duhet të transmetohet në një platformë falas (soundcloud, për shembull https://soundcloud.com/discover) duke shkruar përmbledhjen e podcast-it (tema, formati, prodhuesi, origjinaliteti).
  • Në fund, mund të organizoni një seancë ku grupi do ta dëgjojë podcast-in.

 

NB : Mund të thjeshtohet ushtrimi duke përdorur vetëm një nga formatet (intervistë, debat, reportazh)

 

PROGRAMI FAKE NEWS FACTORY

 

Programi Fake News Factory u krijua për t’i tërhequr vëmendjen studentëve mbi rreziqet që lidhen me qarkullimin e lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit në media, veçanërisht online.

 

Ky program u krijua për t’u mundësuar të rinjve të marrin pjesë në një lojë rolesh, në të cilën disa do të luajnë rolin e komplotistëve dhe të tjerët, të gazetarëve Kështu ata do të fitojnë disa nocione teorike qendrore mbi këto tema problematike.

 

Programi zhvillohet në disa faza :

 

1. Ndarja e roleve:

  • Gazetarët dhe komplotistët (në numër të njëjtë)
  • Prezantuesi (ja)
  • Eksperti (ja)
  • Inxhinieri (ja) e zërit, i/e cili(a) monitoron regjistrimin dhe kalon mikrofonin
  • Montazheri (ja)

2. Komplotistët

  • Duke përdorur mekanizmat dhe strukturën e një teorie konspiracioni (të shtjelluara në dokumentet pedagogjike të seancës 3 "Informacioni dhe Dezinformata"), komplotistët kanë për detyrë ta shkruajnë teorinë e tyre të konspiracionit në lidhje me temën e zgjedhur (ose të zgjedhin një teori ekzistuese).
  • Sapo të jetë krijuar teoria, komplotistët ua zbulojnë atë gazetarëve.

3. Gazetarët

  • Gazetarët duhet të kryejnë një hulumtim rigoroz duke respektuar rregullat kryesore të trajtimit gazetaresk (të detajuara në dokumentet pedagogjike të seancës 3): verifikimin, krahasimin, kontrollin e kryqëzuar të informacionit.
  • Më pas, gazetarët do të përgjigjen dhe do të zbërthejnë teorinë e konspiracionit, argument pas argumenti.

4. Eksperti

  • Të caktohet një i ri i cili do të luajë rolin e ekspertit, specialist i teorive të konspiracionit dhe fake news-eve, i cili tregon mënyrat sesi mund të zbulohen lajmet e rreme.

5. Regjistrimi

  • Zëri mund të regjistrohet me një mikrofon në një kartelë zanore ose me një laptop, pastaj bëhet montazhi me një softuer (Audacity ose Netia).
  • Sekuenca duhet të ndjekë një rrjedhë të përcaktuar paraprakisht dhe të gjitha ndërhyrjet duhet të shkruhen më parë.

6. Rrjedha e sekuencës

PJESA 1

  • Sekuenca fillon me një hyrje nga prezantuesi: emri i radiostacionit, emri i strukturës, emri i emisionit, fillimi i emisionit.
  • Udhëheqësi i programit më pas prezanton të ftuarin e parë (komplotistin) dhe i kërkon atij të shpjegojë teorinë e tij, të japë provat e tij.
  • Udhëheqësi i programit pastaj prezanton gazetarin e parë, kundër-argumentet e tij, provat e tij.
  • Udhëheqësi i programit falënderon bashkëbiseduesit dhe vazhdon në pjesën e dytë.

PJESA 2

Udhëheqësi i programit ia jep fjalën një eksperti, specialist i teorive të konspiracionit dhe lajmeve të rreme, i cili tregon mënyrat sesi mund të zbulohen lajmet e rreme, përkatësisht:

  • Kontrolloni llojin e faqes web ku është gjetur lajmi.
  • Kontrolloni identitetin e autorit të lajmit: A është gazetar, specialist i temës që diskuton? Cili është qëllimi i tij?
  • Shikoni datën e publikimit të lajmit (lajmi vjetërohet shpejt).
  • Burimet: Lajmi duhet të vërtetohet gjithmonë nga 3 burime të ndryshme para se të shpërndahet.
  • Përkujtojeni audiencën që gjithmonë duhet bërë kërkime, të kihet kurreshtje dhe të dyshohet.
  • Përkujtojeni audiencën që mendimi kritik është arma më efektive që kemi të gjithë kundër lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit.

Udhëheqësi i programit falenderon ekspertin, të ftuarit, ekipin dhe bën mbylljen e programit.

Për më tej

Për të mësuar se si t’i zotëroni bazat e montazhit të audios, zgjidhni Audacity, Netia (ekziston një version falas) ose Garageband (vetëm për pajisjet Apple).

Audacity :
www.audacity.sourceforge.net (shkarkoni Audacity)
https://manual.audacityteam.org/index.html (për të mësuar montazhin në Audacity)

Aplikacione të thjeshta të montazhit audio edhe për Android : https://www.info24android.com/10-meilleures-applications-dedition-audio-pour-android/

Transmetimi i podcastit përmes Soundcloud : https://soundcloud.com/discover

Këshilla shtesë për punën gazetareske :

Uebsajt i ‘24 orë brenda një redaksi’ : https://www.24hdansuneredaction.com/en

Me fokus në reportazh :
https://www.24hdansuneredaction.com/en/radio/18-news-reporting/ (anglais)
https://www.24hdansuneredaction.com/radio/18-le-reportage/ (français)