MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK
SEANCA 2 – MEDIA E RE
Aktivitetet praktikeAKTIVITETI 1 – MINI KUIZ “Rrjetet sociale, si i keni marrëdhëniet me to?”
Një videoprojektor ose një tabelë
PREZANTIMI I AKTIVITETIT
Përshkrimi :
Mini Kuizi është një mjet mësimi i bazuar në lojë - nuk është vlerësim. Ushtrimi duhet të përmbajë, së paku pjesërisht, pyetje të thjeshta dhe të rrokshme në mënyrë që të inkurajohen të rinjtë në aftësinë e tyre për të trajtuar temën dhe kështu të favorizohet më tej përfshirja e tyre.
Mini Kuizi "Rrjetet sociale, si i keni marrëdhëniet me to?" është ushtrim argëtues dhe bashkëpunues ku të rinjtë ftohen të përgjigjen në pyetjet rreth rreziqeve që lidhen me përdorimin e përditshëm të rrjeteve sociale.
Ky ushtrim iu mundëson pjesëmarrësve të:
- Vetëdijësohen për cenueshmërinë e përdoruesve të internetit (sidomos më të rinjtë) dhe për reflekset që duhen fituar për t’i përdorur rrjetet sociale në kushtet më të mira.
- Analizohen njohuritë e të rinjve në lidhje me këtë temë, kështu workshop-i mund të organizohet sipas praktikave dhe opinioneve të tyre. Kërkohet nga pjesëmarrësit që të specifikojnë ose argumentojnë përgjigjet e tyre dhe ata inkurajohen që të japin mendimet e tyre në mënyrë që të thellohen temat e caktuara.
Qëllimet:
- Të rinjve u mundësohet të ushtrojnë qytetarinë e tyre në një shoqëri të informacionit dhe të komunikimit.
- Përgatiten "qytetarë kibernetikë" aktivë, të ditur dhe të përgjegjshëm.
- Fuqizohen të rinjtë në punën e tyre digjitale.
SI ZHVILLOHET AKTIVITETI
- Duke u nisur nga lista e pyetjeve të dhëna më poshtë dhe nga përgjigjet, trajneri përgatit një mini-kuiz. (Trajneri mund të përgatisë edhe pyetje/përgjigje shtesë me ndihmën e dokumentit pedagogjik 6).
- Trajneri i ndan pjesëmarrësit në grupe me nga 4 deri në 5 persona.
- Secilit grup i kërkohet të përgjigjet në mënyrë kolektive në kuizin, i cili jepet në formën e pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta.
- Për secilën përgjigje të dhënë, trajneri kërkon që secili ekip të arsyetojë zgjedhjen e tij me një përgjigje të shkurtër dhe gojarisht.
- Trajneri e jep përgjigjen e saktë. Pastaj ai shënon pikët e fituara nga secili ekip (duhet përsëritur këtë procedurë për secilën pyetje, duke llogaritur nga 1 pikë për secilën përgjigje të saktë).
Disa pyetje (dhe përgjigjet e tyre):
1 - Cilat janë tri rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë me moshë 13-17 vjeçare në të gjithë botën? (zgjidhni 3 përgjigje të sakta)
- Snapchat
- Tik Tok
Përgjigjet :
I pari është Snapchat (84 %) - 2: Instagram (72%) - 3: Facebook (38%) - 4: Twitter (30%) - 5: Tik Tok (13%) . Snapchat është rrjeti më i përdorur nga të rinjtë ... megjithatë të tjerët nuk janë lënë anash!
2 – Profili im në internet është…
- Fotoja ime
- Emri, mbiemri dhe pseudonimi im
- Të gjitha informacionet rreth meje
Përgjigja :
Profili im në internet janë të gjitha informacionet rreth meje – Tani secili duhet të menaxhojë identitetin digjital me informacione, kontributet që jep në internet - Për shembull, duhet të zgjedhim mirë të dhënat në profilin tonë për të përshkruar veten, për të ndërtuar një imazh të mirë te të tjerët - Identiteti digjital është: kush jemi, kë njohim, çfarë bëjmë, ku jemi, ... dhe shumë informacione tjera!
3. Fshirja e llogarisë tuaj në Facebook bëhet menjëherë:
- E saktë
- E pasaktë
Përgjigjja:
E pasaktë. Çaktivizohet, por nuk fshihet! Facebook nuk ju braktis kaq lehtë. Llogaria mbetet aktive edhe për një farë kohe. Shihni kushtet e përdorimit të Facebook-ut për më shumë informacione.
4. Reputacioni në internet (e-reputacioni) është ... (Ju lutemi zgjidhni 2 përgjigje të sakta)
- Çfarë do të doja të thoshin njerëzit për mua.
- Çfarë shfaqin motorët e kërkimit për mua.
- Çfarë postoj, çfarë “Pëlqej", komentoj, etj..
- Komente të pakëndshme në lidhje me mua.
Përgjigjet:
- Çfarë shfaqin motorët e kërkimit për mua.
- Çfarë postoj, çfarë "Pëlqej", komentoj, etj..
Reputacioni në internet (e-reputacioni) është një pjesë e madhe e identitetit digjital. Njohja e e-reputacionit tuaj është njohja e imazhit që po reflektoni, kuptimi i gjërave që thonë të tjerët për ju. Veprimi që duhet bërë është të kërkoni emrin tuaj në motorët e kërkimit dhe të shikoni rezultatet. Disa nga informacionet e gjetura janë të rëndësishme sepse është e vështirë të kontrollohen. Shpesh, rezultatet e para për emrin tuaj nuk do të jenë rrjetet tuaja sociale, por artikuj që flasin për ju.
5. Sa vjeç duhet të jeni për t'u regjistruar në Facebook?
- Nuk ka asnjë kufizim moshe
- Ju duhet të jeni 13 vjeç
- Ju duhet të jeni 16 vjeç
Përgjigjja:
Për t'u regjistruar në Facebook, duhet të jeni 13 vjeç. Facebook zbaton të drejtën e SH.B.A.-së me Ligjin COPPA (Children’s Online Privacy Protection Act ), i cili ua ndalon faqeve web të mbledhin të dhëna të fëmijëve nën moshën 13 vjeçare pa pëlqimin e prindërve. Dhe është pikërisht mbledhja e të dhënave ajo që i intereson Facebook-ut!