PËRGJIGJA : FAKE NEWS
Fotoja e shpërndarë nga disa përdorues të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter (përfshirë dy politikanë, Nebojša Medojević dhe Marko Milaćić), është përdorur për të denoncuar brutalitetin e regjimit politik në Malin e Zi.
Në fakt, duke bërë një kërkim në kah të kundërt me Google Images, dallohet shpejt se fotografia është marrë në një faqe kushtuar lehonisë. (https://cafemom.com/parenting/172172-25_healing_uses_for_breast/115650-wound_cleaning). Lajmet e rreme që kanë të bëjnë me temat si fëmijëria, seksualiteti, shëndeti, etj. përhapen shumë shpejt, sepse këto tema shpesh janë shumë të ndjeshme për një numër të madh njerëzish.