MODULI 2 - DESHIFRIMI I LAJMIT
SEANCA 4 – TË DESHIFROHEN MEDIAT E NDRYSHME
Aktivitetet praktikeAKTIVITETI 3 – “Heronjtë kombëtar” nëpër imazhe
Tabelë, ngjitës, post-it, lapsa, fletë (opcionale: kompjuter dhe lidhje në internet)
PREZANTIMI I AKTIVITETIT
Qëllimet:
- Të vetëdijesohemi për shumëllojshmërinë e këndvështrimeve në lidhje me ngjarjet e përbashkëta historike, si dhe perceptimet e ndryshme që kemi për figurat e mëdha politike të lidhura me to.
- Të kemi një vështrim më kritik të historisë sonë kombëtare.
Pas këtij ushtrimi mund të bëhet një debat dhe një shkëmbim mbi mitet kombëtare dhe personalitetet që i përbëjnë ato.
SI ZHVILLOHET AKTIVITETI
1. Përgatitja e sallës: pjesëmarrësit në trajnim do të ndahen në grupe (sipas numrit të pjesëmarrëseve).
2. Pasi të jenë ndarë në grupe, pjesëmarrësit duhet të zgjedhin në mënyrë grupore se cilat figura ose politikanë kombëtarë historikë i konsiderojnë "heronj" ose të rëndësishëm dhe të shpjegojnë pse i vlerësojnë lart dhe krenohen me ta. Kjo pjesë e parë mund të zgjasë 10 deri në 20 minuta dhe pjesëmarrësit mund të zgjedhin një numër të pakufizuar personalitetesh.
3. Në rast nevoje, dhe nëse salla është e pajisur si duhet, pjesëmarrësit mund të përdorin kompjutera ose telefona celularë për të mbledhur të dhëna ose për t’i vendosur personalitetet e zgjedhura në kontekstin e duhur historik.
4. Pasi t’i kenë zgjedhur "heronjtë", grupet ua prezantojnë të tjerëve listat e tyre dhe trajneri shënon emrat në tabelë, duke nënvizuar emrat që përmenden më shpesh.
5. Pjesa tjetër e ushtrimit përbëhet nga një fazë pyetjesh që duhet t'u drejtohet pjesëmarrësve. Në vijim janë dhënë disa shembuj të pyetjeve:
• A është befasuar dikush nga heronjtë e përmendur? Pse?
• A i njeh ndonjë nga ju të gjithë heronjtë e përmendur?
• Për cilat arsye njihen më së shpeshti heronjtë kombëtarë? Cilat vlera njerëzore i përfaqësojnë ata?
• Çfarë na shtyn t’i pëlqejmë disa heronj e jo të tjerë? Ku kemi mësuar t'i respektojmë ata dhe pse? A mendoni se, nëse ata do të jetonin ende sot, veprimet dhe vlerat e tyre do t'i shndërronin në heronj?
• A mendoni se heronjtë e përmendur janë universalë? A mendoni se të gjithë i konsideruan si heronj?
Këto pyetje duhet të hapin debatin me pjesëmarrësit.
PËRSHTATJA E AKTIVITETIT ONLINE
- Trajneri krijon një link në platformën e videokonferencave ZOOM dhe ua dërgon të rinjve (trajneri mund të përdorë një tjetër platformë të cilën e njeh).
- Pasi të jenë mbledhur në të njëjtën "sallë virtuale", të rinjtë ndahen në grupe nga trajneri (varësisht nga numri i pjesëmarrësve).
- Pjesëmarrësit duhet të zgjedhin në mënyrë grupore se cilat figura ose politikanë kombëtarë historikë i konsiderojnë "heronj" ose të rëndësishëm dhe të shpjegojnë pse i vlerësojnë dhe krenohen me ta. Kjo pjesë e parë mund të zgjasë 10 deri në 20 minuta dhe pjesëmarrësit mund të zgjedhin një numër të pakufizuar personalitetesh.
- Pasi të jenë zgjedhur "heronjtë", grupet u paraqesin të tjerëve listën e tyre dhe trajneri shënon emrat në tabelë virtuale (ex. https://awwapp.com/# ), duke nënvizuar emrat që përmenden më shpesh.
- Grupet largohen nga videokonferenca kryesore dhe hyjnë në "sallat private" në ZOOM.
- Pjesa tjetër e ushtrimit përbëhet nga një fazë pyetjesh që duhet t'u drejtohen pjesëmarrësve. Në vijim janë dhënë disa shembuj:
• A është befasuar dikush nga heronjtë e përmendur? Pse?
• A i njeh ndonjë nga ju të gjithë heronjtë e përmendur?
• Për cilat arsye njihen më shpesh heronjtë kombëtarë? Cilat vlera njerëzore përfaqësojnë ata?
• Çfarë na shtyn të pëlqejmë disa heronj e jo të tjerë? Ku kemi mësuar t'i respektojmë ata dhe pse? A mendoni se nëse ata do të jetonin ende sot, veprimet dhe vlerat e tyre do t'i shndërronin në heronj?
• A mendoni se heronjtë e përmendur janë universalë? A mendoni se të gjithë i konsideruan si heronj?
Këto pyetje mund t’u dërgohen përmes një linku Framapad dy grupeve që takohen në «sallat private» në ZOOM.
- Prej këtij momenti, pjesëmarrësit duhet të bëjnë kërkime në internet për të mbledhur të dhëna ose për t'i vendosur personalitetet e zgjedhura në kontekstin e duhur historik.
- Pasi grupet t’i kenë përfunduar kërkimet e tyre dhe t'u jenë përgjigjur pyetjeve, ata shkojnë në "sallën kryesore" për ta filluar fazën e analizës. Trajneri mund të përdorë një faqe " post it online " për të rikrijuar një efekt tabele (ex. https://note.ly/) dhe për ta shfaqur atë drejtpërdrejt për të gjithë pjesëmarrësit përmes sistemit të ndarjes së ekranit.