MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK

SEANCA 1 - FUNKSIONET DHE MJETET E INFORMACIONIT

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 2 – KUIZI

Kohëzgjatja : 0.5 orë
Pajisjet :

Powerpoint, projektor, tabelë ose ekran të bardhë

PREZANTIMI I AKTIVITETIT

 

Përshkrim:

 

Kuizi është një mjet mësimi përmes lojës - nuk ka qëllim vlerësimi. Ushtrimi duhet të ketë – së paku pjesërisht- pyetje të thjeshta dhe të qasshme në mënyrë që pjesëmarrësit të inkurajohen në aftësinë e tyre për ta kuptuar temën dhe që të favorizohet më shumë përfshirja e tyre.

 

Ky ushtrim mundëson, për shembull, që koncepti i lajmeve të rreme të trajtohet përmes praktikës, para se të kërkohet që koncepti të përkufizohet në mënyrë teorike. Kështu angazhohet drejtpërdrejtë mendimi kritik i pjesëmarrësëve.

 

Kuizi shërben edhe për t’i dalluar pjesëmarrësit që mbërrijnë në përfundime të nxituara nga një informacion ose nga një imazh.

 

Konkretisht, ky ushtrim mund të nxisë çfarëdo pyetjeje lidhur me edukimin kritik në media.

 

Qëllimet:

 

- Favorizohet pjesëmarrja gojore, dialogu, argumentimi dhe forcohet pjesa teorike e workshop-it falë një aktiviteti praktik dhe kognitiv.

 

- Krijohet një dinamikë e grupit përmes shpirtit ekipor.

 

- Mundësohet sjellja e shkathët e informatave teorike mbi universin mediatik (liria e shtypit, datat historike, etj.).

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

1/ Trajneri përgatit rreth pesëmbëdhjetë pyetje (një slajd me pyetje e pastaj një slajd me përgjigje)

2/ Trajneri i ndan pjesëmarrësit në grupe me nga 4 deri në 5 persona

3/ Kërkohet nga secili grup që të përgjigjet në mënyrë kolektive duke zgjedhur vetëm një pyetje në mesin e shumë pyetjeve të propozuara me zgjedhje të shumëfishta

4/ Për secilën përgjigje, trajneri kërkon nga çdo skuadër që ta arsyetojë gojarisht zgjedhjen e vet me një përgjigje të shkurtër.

5/ Trajneri jep përgjigjen e saktë. Pastaj i shënon pikët e fituara për secilen skuadër (për çdo pyetje llogaritet 1 pikë për çdo përgjigje të saktë)

Mënyra më e mirë është të krijohet një kuiz mbi temat e shqyrtuara. Për t’u frymëzuar dhe/ose për t’i sensibilizuar pjesëmarrësit në funksionimin e kuizit, ekzistojnë faqe web, për shembull «quipoquiz.com» i cili propozon kategori të ndryshme (këtu kategoria «shkencë ose fiksion» është e rëndësishme ) dhe kuize në formë loje

Shembull pyetjeje:

Në cilin vend gjendet Serbia në renditjen e vendeve sipas lirisë së mediave në vitin 2020?

  1. 2
  2. 20
  3. 71
  4. 93

Përgjigjja: D (Serbia është në vendin e 93 të renditjes botërore të lirisë së mediave 2020. Serbia vazhdon të jetë një vend shpesh i rrezikshëm për gazetarët ku lajmet e rreme shpërndahen shumë shpejt. Shumica e procedurave hetimore lidhur me sulmet kundër gazetarëve nuk janë kryer ose janë mbyllur pa gjykim.)

Konteksti Ballkanik

Për këtë aktivitet referojuni dokumenteve tematike «Infox» në rubrikën “Të informohesh” të faqes sonë pedagogjike. Kështu trajneri do të ketë akses në shumë lajme të rreme për ta përgatitur ushtrimin e vet.