DOKUMENTE SHTOJCË
Aktivitetet praktikeDOKUMENTI N°17 (SHTOJCË) – UDHËZUES I APLIKACIONIT MADMAGZ
Qëllimet arsimore
Qëllimi 1: Trajneri është në gjendje t’i shoqërojë të rinjtë në realizimin e një edicioni lajmesh online
Qëllimi 2: Trajneri e ka kuptuar funksionimin dhe specifikat e aplikacionit Madmagz
Qëllimi 3: Trajneri mund t’i shoqërojë nxënësit e tij në realizimin e edicionit të lajmeve duke favorizuar bashkëpunimin falë shpërndarjes së linqeve dhe ndarjes së detyrave për secilin dhe të secilën sipas sistemit hierarkik të faqes web (super kryeredaktorë, kryeredaktorë, redaktorë).
KRIJIMI I NJË REVISTE ONLINE ME MADMAGZ
1 - Identifikohuni (në Facebook, Google ose identifikues të llogarisë suaj Madmagz).
2 – Zgjidhni modelin që i përshtatet më së miri projektit tuaj editorial. Për të zgjedhur modelin më të mirë, shihni paraprakisht modelet e propozuara.
3 - Vendosini revistës suaj një titull, një numër dhe një temë.
4 - Nëse dëshironi të realizoni revistën tuaj në ekipe, ndani detyrat e secilit anëtar të projektit. Janë të mundshme disa role, me më pak ose më shumë të drejta: «super kryeredaktori», «kryeredaktori», «redaktori».
5 - Shtoni faqet e revistës suaj (4 faqe minimum). Gjatë kësaj etape, përzgjidhni rubrikat e faqes sipas planit editorial të projektit tuaj (kopertina, tabela e përmbajtjes, editoriali, artikujt).
6 - Vendosni llojet e ndryshme të përmbajtjes në faqet përkatëse (tekstet, linqet, imazhet, videot, podcast-et).
7 - Publikoni revistën tuaj (veprim i pakthyeshëm). Mund të bëhet një shikim paraprak (preview) online ose të shkarkohet një pdf para se të miratohet versioni përfundimtar i revistës.
8. Shpërndajeni revistën e juaj përmes një linku, përmes emailit ose në rrjetet sociale!
FAQOSJA DHE INTEGRIMI I PËRMBJATJES SUAJ
Për ta faqosur revistën, shkoni te rubrikat që gjenden në anën e majtë të ekranit të cilat përmbajnë kategori të ndryshme të faqeve: kopertinë, përmbajtje, editorial, artikull…). Secila nga këto kategori ju ofron zgjedhje të shumta të faqosjes.
Ju mbetet të zgjidhni atë që doni ta përdorni dhe që i përshtatet më mirë përmbajtjes suaj!
Për të vendosur një dizajn, mjafton të bëhet zgjedhja e tij dhe të aprovohet. Gjatë krijimit të revistës suaj, do të mund të shtoni ose të hiqni faqe falë dritares «preview» e formuar nga një katror me viza, i cili ju mundëson t’i shihni të gjitha faqet e revistës. Pastaj, mjafton të zgjidhni butonin + ose – për të shtuar ose hequr një faqe.
Për të modifikuar një faqe, klikoni në tab-in që paraqet një faqe dhe një laps. Tab-i në formë shigjete ju mundësojnë të lëvizni faqet tuaja.
Për të edituar një faqe, klikoni tab-in i cili paraqet një faqe dhe një laps. Do të mundeni, kështu, të rregulloni elementet e ndryshëm të faqes tuaj: titullin, tekstin ose fotot, për shembull.
Klikoni në zonën që dëshironi të modifikoni (titulli ose teksti) që përmbi faqe të shfaqen mjetet për modifikim (bold, italic, nënvizim, renditje…). Mund të bëni edhe zoom për të përshtatur madhësinë e faqes suaj.
Kujdes, zonat e teksteve nuk mund të zgjerohen, prandaj nuk duhet të vihet tepër tekst sepse ai rrezikon të pritet.
Për ta modifikuar/shtuar një foto, klikoni mbi të. Keni dy mundësi zgjedhjeje: ju mund të zgjidhni një imazh nga kompjuteri i juaj ose ta shkarkoni një nga interneti (duke e kopjuar e pastaj duke e ngjitur linkun e fotografisë në anën e majtë), pastaj do ta aprovoni.
Pasi ta keni shtuar fotografinë, mund t’i rregulloni kuadrin. Piktogramet nën fotografi ju tregojnë nëse cilësia e imazhit e lejon një publikim në internet dhe/ose në letër. Për një rezultat më të mirë, duhen zgjedhur imazhe cilësore dhe me madhësi të mjaftueshme. Nëse dëshironi, mund të shtoni një imazh tjetër me cilësi më të mirë duke klikuar te «të ndërrohet imazhi», pastaj të aprovohet.
BASHKËPUNIMI: TEORI
Të shohim bashkë funksionimin e një opsioni shumë të pëlqyer nga përdoruesit tanë: bashkëpunimi. Të realizosh një revistë shkollore me Madmagz u jep mundësinë që të punoni vërtetë bashkë. Dhe për këtë, secili ka një rol me përgjegjësi të ndryshme.
Super kryeredaktori :
- Krijon revistën prej llogarisë së tij.
- Është i vetmi që mund ta publikojë revistën.
- Ai mund të ftojë kryeredaktorë dhe redaktorë, por edhe të heqë bashkëpunëtorë. Por kujdes, nëse e largon një kryeredaktor, atëherë edhe ndihmës redaktorët do të largohen automatikisht nga bashkëpunimi, po ashtuedhe faqet e tyre!
- Ai mund të shtojë faqe, t’i modifikojë, por edhe të modifikojë ose të heqë faqet e bashkëpunëtorëve.
Ai edhe mund të ftojë persona të tjerë që të bashkëpunojnë në revistën e vet, dy kategori personash në dy nivele të ndryshme: kryeredaktorët dhe redaktorët e thjeshtë - duke u dërguar linqe specifike bashkëpunimi.
Kryeredaktori:
- Mund të krijojë faqe.
- Mund të ftojë bashkëpunëtorë (redaktorë).
- Mund t’i modifikojë dhe t’i heqë faqet e bashkëpunëtorëve të tij.
- Mund t’ia dërgojë faqet e tij dhe ato të bashkëpunëtorëve superkryeredaktorit që ai t’i shtojë apo jo në revistë.
Redaktori :
- Mund të ftohet nga kryeredaktori ose nga vetë superkryeredaktori.
- Mund të shtojë ose të modifikojë faqe që mund t’ia dërgojë kryeredaktorit ose super kryeredaktorit, nëse ai e ka shtuar atë.
Pra kemi një strukturë hierarkike.
Në të njëjtën mënyrë, redaktorët ia dërgojnë faqet e tyre kryeredaktorëve të cilët ia dërgojnë super kryeredaktorit për miratim. Nëse kryeredaktori nuk është i kënaqur, ai mund t’ia kthejë redaktorit. Nëse superkryeredaktori ia ka dërguar drejtpërdrejtë një link bashkëpunimi një redaktori, ai mund t’ia dërgojë drejtpërdrejt faqet e tij.
Kur superkryeredaktori është i kënaqur, kur i ka verifikuar dhe aprovuar të gjitha faqet, ai mund t’i shtojë në revistë.
BASHKËPUNIMI NË PRAKTIKË
Gjatë këtyre minutave shpjegimi dhe demonstrimi ju do të mund t’u ndani bashkëpunëtorëve të ndryshëm të revistës rolet e redaktorëve dhe të kryeredaktorëve. Siç e pamë më herët, bashkëpunëtorët mund të kenë disa detyra dhe funksione: super kryeredaktorë, kryeredaktorë ose redaktorë.
Super kryeredaktori mund të ftojë një numër të pafund bashkëpunëtorësh në revistë. Këta do të mund të krijojnë faqet e tyre dhe t’ia dërgojnë bashkëpunëtorëve të tjerë.
Për të ftuar bashkëpunëtorë, ju mund të ndani njërin nga linqet e bashkëpunimit që ju është dhënë në fillim të realizimit të revistës suaj. Për këtë qëllim, duhet të klikoni në ikonën “Ftoj bashkëpunëtorë”.
(Bashkëpunëtorët ju mund t’i ftoni edhe gjatë editimit, falë një piktogrami të pranishëm në pamjen e përgjithshme të revistës, do t’i kthehemi më poshtë kësaj pike).
Rregullat e bashkëpunimit:
- Bashkëpunëtorët që do të ftoni do të kenë akses në hapësirën e tyre për të krijuar faqe që mund t’jua dërgojnë për verifikim dhe që ju mund t’ua ktheni për modifikim.
- Kur të mblidhen të gjitha faqet, super kryeredaktori mund ta publikojë revistën.
- Mund të krijohet edhe një rol ndërmjetës, kryeredaktor, për të formuar nën-ekipe.
Në këtë rast ju jeni pronari. Duhet të klikoni tab-in «Kuptova», ju propozojmë që pastaj t’i menaxhoni bashkëpunëtorët tuaj.
Në këtë faqe, ju mundeni:
- T’i dërgoni një link bashkëpunimi kryeredaktorit ose redaktorit dhe duke i kopjuar linqet që paraqiten dhe duke ua dërguar pastaj atyre.
- Kur keni bashkëpunëtorë, ju mund t’u dërgoni faqe ose të hiqni bashkëpunëtorin me ndihmën e ikonës shigjetë dhe të shportës.
Tani të vihemi në vend të kryeredaktorit i cili pranon linkun. Ai duhet ta shënojë emrin e tij dhe të klikojë te «bashkëpunim».
Në hapësirën e tij, kryeredaktori :
- nuk ka akses te revistën në tërësi.
- Ai mund të krijojë faqe me modelin e krijuar nga superkryeredaktori dhe t’ia dërgojë.
- Sapo faqja t’i jetë dërguar superkryeredaktorit, do të zhduket nga ndërfaqja e kryeredaktorit.
Si superkryeredaktor, ju i pranoni faqet dhe mund t’i konsultoni, t’i modifikoni, t’i hiqni ose t’i ktheni në rast nevoje për modifikim.
Për ta kthyer, duhet vetëm të zgjidhet faqja dhe të klikohet në tab-in e kthimit të faqes. Kur ajo të kthehet, faqja nuk del më në ndërfaqen e superkryeredaktorit, por te ajo e kryeredaktorit që do të mund ta modifikojë e pastaj ta dërgojë.
Për ta menaxhuar listën e bashkëpunëtorëve tuaj, duhet të klikoni te ikona që simbolizon tri persona.
Kryeredaktori mund të ftojë bashkëpunëtorë dhe t’i menaxhojë duke klikuar në ikonën poshtë majtas të ndërfaqes (përmbi butonin pauzë). I vetmi dallim është që kryeredaktori mund t’u dërgojë redaktorëve linqe të bashkëpunimit.
Redaktori do të mbërrijë në një kryefaqe ku do t’i kërkohet emri, ai pastaj do të ketë akses në hapësirën e tij dhe mund të krijojë faqe në të njëjtën mënyrë si u shpjegua më herët. Do t’i duhet t’ia dërgojë faqet e tij personit që e ka ftuar drejtpërdrejtë për miratim ose korrigjim.
Kur t’i ketë marrë, korrigjuar dhe miratuar të gjitha faqet, superkryeredaktori mund ta publikojë revistën.
PUBLIKIMI I REVISTËS
Më në fund erdhi koha e publikimit të revistës suaj!
Kur të finalizohet revista, mund ta publikoni. Por para kësaj, është e rëndësishme të bëhen disa verifikime:
- mund të bëni një rishikim online të revistës suaj (ikona ‘sy’).
- ose mund të shkarkoni në pdf HD me dukjen e revistës suaj (ikona ‘faqe’).
- atëherë mund të verifikoni që teksti, imazhet, janë të pozicionuar mirë dhe të verifikoni cilësinë e imazheve.
Kujdes:
- Numri i përgjithshëm i faqeve duhet të jetë një shumëfish i numrit 4 dhe numri minimal i faqeve duhet të jetë baraz me 4. Nëse nuk e respektoni njërën nga këto dy rregulla, nuk mund ta publikoni revistën tuaj.
- Publikimi i revistës është i pakthyeshëm.
Për ta publikuar revistën, duhet të shtypet «Publiko».
Para se ta publikoni revistën tuaj, mund të ndryshoni:
- titullin
- numrin
Mbetet vetëm të shtypet «publiko».
Urime, sapo krijuat revistën tuaj të parë Madmagz!
Mënyrat e publikimit:
Magazine Premium:
- Kjo mënyrë e publikimit ju mundëson të shpërndani revistën tuaj me email me linkun e revistës online, por edhe në Facebook, Twitter ose ta fusni në faqen tuaj web ose në bllog falë kodit të integrimit i cili ndryshon varësisht nga faqosja që zgjidhni dhe nga madhësia në pixel e revistës suaj.
- Pasi revista juaj të jetë publikuar, ju mund t’i shtoni interaksione: linqe, video, audio, gif-e, por edhe ta menaxhoni konfidencialitetin dhe të dini sa herë është konsultuar ajo!
PDF :
- Kjo PDF është e përsosur për një lexim në ekran, por është i një cilësie të dobët në printim. PDF-ja është e disponueshme menjëherë pas blerjes duke klikuar në «shkarko».
PDF për printim
- Është mënyra e rekomanduar e publikimit nëse dëshironi ta publikoni revistën me mjetet tuaja. Do të mund të zgjidhni në mes dy lloj printimesh: në shtëpi (në printerin tuaj) ose profesionale, te një shtypshkronjë (për një rezultat më të mirë).
FRYMËZIM DHE SHEMBULL
Gati e mbaruat punën! Ju ftojmë të vizitoni Bllogun e Madmagz Edu ku ka disa shembuj ku do të mund të frymëzoheni për të krijuar revistën e shkollës suaj.
Aty do të gjeni revista që janë krijuar nga nxënës të shkollës fillore, të shkollës së mesme, në kuadër të disa projekteve në shkollat e tyre, në klasë ose në grupe. Mund ta integroni projektin e juaj dhe të gjeni aksionet edukative që kryhen nga Madmagz.
Shembull : Nxënësit e klasës së katërt kanë treguar historinë e të Mjerëve në një revistë interaktive dhe bashkëpunuese, duke u fokusuar në këtë temë dhe në jetën e autorit, Victor Hugo. Nxënësit kanë shtuar zërin, video (kur shtoni video në revistën tuaj, mund t’i lexoni në formatin “tablet”). Ata kanë vënë edhe një link drejt faqes web të shkollës së tyre.
PËR MË SHUMË
https://madmagz.com/ faqja web Madmagz
https://madmagz.com/faq Frequently asked questions