MODULI 1 - UNIVERSI MEDIATIK

SEANCA 2 – MEDIA E RE

Aktivitetet praktike

AKTIVITETI 1 – “Klasa hulumtuese”: Hulumtim gazetaresk në mënyrë grupore

Kohëzgjatja : 4-5 orë
Pajisjet :

Një smartphone ose disa smartphona, një sallë, rrëfime të përgatitura paraprakisht (tekst, audio), internet.

PREZANTIM I AKTIVITETIT

 

“Klasa hulumtuese” është një lojë që u mundëson pjesëmarrësve të rinj që të kuptojnë ndërtimin e lajmit.

 

Konkretisht, është një hulumtim gazetaresk imersiv ku pjesëmarrësit hynë në lëkurën e gazetarëve.

 

Qëllimet:

  • Të kuptohen bazat e profesionit të gazetarit si dhe rigoroziteti që gazetarët profesionalë duhet te tregojnë për të siguruar vlefshmërinë e lajmit që transmetojnë.
  • Të kuptohet rëndësia e të pasurit mendim kritik kur përballemi me një lajm.
  • Të zbatojmë më lehtë punën e verifikimit të burimeve, pasi të jetë realizuar një pjesë e punës së gazetarit në këtë fushë.

 

Me kohë, të rinjtë mësohen që të veprojnë në këtë mënyrë dhe metoda shndërrohet shumë shpejt në refleks. Kjo i ndihmon që të mos bien në kurthin e dezinformatës.

 

Ky ushtrim e favorizon shpirtin ekipor, mbajtjen e shënimeve, mendjen analitike dhe prezantimin gojor, por, gjithsesi, ky ushtrim këmbëngul në punën e filtrimit që bëjnë gazetarët profesionistë para se ta shpërndajnë një lajm.

 

SI ZHVILLOHET AKTIVITETI

 

Ky hulumtim gazetaresk imersiv zhvillohet në disa etapa :

  1. Për gjatë dy orëve, të rinjtë mbledhin rrëfime dhe dokumente.
  2. Këto rrëfime dhe këto dokumente janë përpiluar ose janë regjistruar paraprakisht nga trajneri dhe «bashkëpunëtorët» e tij (anëtarë të ekipit pedagogjik, profesorë, anëtarë të shoqatës…).
  3. Rrëfimet dhe dokumentet flasin të gjithë për të njëjtën ngjarje (për shembull: zhdukjen e mistershme të dy luanëve të vegjël në një kopsht zoologjik), por vijnë nga burime të ndryshme (për shembull: personi përgjegjës i kopshtit zoologjik, pronarja e kafes përballë kopshtit zoologjik…).
  4. Të rinjtë i kryqëzojnë këto dokumente për të kuptuar se si janë zhvilluar ngjarjet, pastaj i intervistojnë dëshmitarët (me prani fizike ose përmes emailit).
  5. Pastaj realizojnë një reportazh aty për aty, ku njëri luan rolin e gazetarit ndërsa një tjetër e regjistron, me smartphone ose me kamera.
  6. Në fund, videot mund të shfaqen në platformë sipas dëshirës tuaj për t’i sensibilizuar të rinjtë e tjerë në këto çështje (dhe t’u mundësohet të rinjve të vlerësojnë cilësinë e performancës së tyre!).

Konteksti Ballkanik

Për këtë aktivitet, referojuni dokumentit tematik «Mediat e pavarura» ku shpjegohet konteksti botëror i rritjes së shpërndarjës së lajmeve të rreme në vendet e Ballkanit.